Lajmet

“Nuk kam shkruar kurrë gënjeshtra, për para” – Mesazhi i Oriana Fallacit për çdo gazetar

Në moshën 19 vjeçare Fallaci u diplomua në gazetari dhe u licensua me urgjencë.

Published

on

Në moshën 17 vjeçare, Oriana Fallaci u punësua si gazetare në një gazetë të përditshme në Firenze dhe në moshën 19 vjeçare u diplomua dhe licensua me urgjencë.

Tregu i punës në atë kohë kishte nevojë urgjente për gazetarë, ndaj dhe procedurat ishin shumë të shpejta për diplomimin dhe punësimin e tyre. Ja çfarë thotë ajo për një vend pune, ku ishte e punësuar në atë kohë.

“Më dhanë si detyrë të shkruaja një pjesë me gabime për tubimin e një lideri, për të cilin duhet të keni parasysh, se kisha një antipati të thellë, madje më tepër akoma, ndieja neveri. Ajo ishte një pjesë që, sigurisht, unë nuk do ta shkruaja. E skandalizuar, i thashë drejtorit se unë nuk kisha për të shkruar kurrë gënjeshtra. Ai më tha se gazetarët ishin të detyruar të shkruanin gjërat, për të cilat paguheshin. Më tha madje: “Nuk duhet pështyrë në pjatën ku ushqehesh”. Iu përgjigja se në atë pjatë mund të ushqehej ai, dhe se para se të shkruaja gënjeshtra, më mirë preferoja të vdisja urie. Sigurisht që ai më hoqi nga puna, por askush, asnjëherë, nuk më ka bërë të shkruajë ndonjë fjali për të fituar para. Gjithçka që kam shkruar në jetën time, nuk ka pasur kurrë të bëjë me paratë”.

Fjalët e të ndjerës Fallaci, gazetares dhe shkrimtares së njohur italiane, vazhdojnë të jenë një mënyrë reflektimi për gazetarët e sotëm./bota.al

Continue Reading

Lajmet

​Lëndohet ylli i Interit

Published

on

Futbollisti Henrikh Mkhitaryan është detyruar të lërë fushën në minutën e 32-të të ndeshjes kundër Napolit për shkak të një problemi fizik.

Sipas testeve mjekësore të kryera në Institutin “Humanitas” në Rozzano, mesfushori armen ka pësuar tendosje muskulore në muskulin semitendinosus të kofshës së majtë.

Interi njoftoi se gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është përcaktuar.

Skuadra e Cristian Chivu do të përballet të mërkurën (29 tetor) me Fiorentinën në “San Siro”, ndërsa më 2 nëntor udhëton në Verona për sfidën ndaj ekipit vendas./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Published

on

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit. 

Ai ka thënë se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, i cili sipas tij është nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, siç ka thënë duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara