Teknologji

“Nuk ka dëshmi të sulmit kibernetik” pas ndërprerjes së sistemit, thotë Shtëpia e Bardhë

Sistemi në aeroportet e gjithë vendit përjetoi qindra vonesa menjëherë gjatë ditës së djeshme.

Published

on

Të mërkurën, sistemi kompjuterik i Administratës Federale të Aviacionit dështoi, duke bllokuar fluturimet në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Sistemi në aeroportet e gjithë vendit përjetoi qindra vonesa menjëherë. Nuk dyshohet për asnjë provë të ndonjë sulmi kibernetik, tha Shtëpia e Bardhë, sipas CNBC.

Më shumë se 1200 fluturime në SHBA, brenda ose jashtë SHBA-ve ishin vonuar sipas FlightAware. Poashtu u bënë mbi 100 anulime.

Në përgjigje të ndërprerjes, linjat ajrore kanë filluar të shtyjnë fluturimet. Sistemi i Njoftimit për Misionet Ajrore, sipas FAA, ishte duke u riparuar.

Sipas FAA, aktualisht është duke kryer testet përfundimtare të vlefshmërisë dhe duke rifreskuar sistemin. Operacionet e Sistemit Kombëtar të Hapësirës Ajrore janë ndikuar.

Organizata pohoi se ndërsa disa operacione kanë filluar të rifillojnë, aktivitetet e Sistemit Kombëtar të Hapësirës Ajrore janë ende vetëm pjesërisht funksionale./UBTNews/

Teknologji

Amazon investon 1 miliard euro në Belgjikë për të përmirësuar dërgesat brenda ditës

Published

on

Gjigandi amerikan i teknologjisë, Amazon, ka njoftuar planet për të investuar një miliard euro në Belgjikë gjatë periudhës 2025–2027, raportoi të mërkurën gazeta L’Echo.

Kompania synon të zhvillojë infrastrukturën lokale dhe të forcojë partneritetet me operatorin belg të postës Bpost dhe me kompanitë e vogla dhe të mesme në vend.

Qëllimi kryesor është të përmirësojë zinxhirët e furnizimit në Belgjikë, duke mundësuar dërgesa brenda ditës për klientët.

Aktualisht, Amazon punëson rreth 400 persona në Belgjikë dhe ka investuar afërsisht 800 milionë euro gjatë 10 viteve të fundit në vend. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Teknologji

OpenAI ndërmerr masa kundër keqpërdorimit të ChatGPT

Published

on

OpenAI njoftoi të martën se ka mbyllur disa llogari të ChatGPT-së që dyshohet se kishin lidhje me entitete qeveritare kineze.

Në raportin e fundit mbi kërcënimet publike, kompania tha se disa përdorues kishin kërkuar nga chatbot-i që të përshkruante mënyra për “dëgjimin” e mediave sociale dhe metoda të tjera monitorimi veprime që shkelin politikat e saj të sigurisë kombëtare.

Raporti i firmës me seli në San Francisko thekson shqetësime në lidhje me rreziqet e mundshme të keqpërdorimit të inteligjencës artificiale gjeneruese, në një kohë kur rivaliteti mes SHBA-së dhe Kinës për kontrollin e zhvillimit dhe rregullimit të teknologjisë po rritet.

OpenAI bëri të ditur gjithashtu se ka pezulluar disa llogari në gjuhën kineze që përdornin ChatGPT për të ndihmuar fushata “phishing” dhe krijim të “malware”-eve, si dhe për të hulumtuar mënyra automatizimi përmes modelit DeepSeek të Kinës.

Kompania tha po ashtu se ka ndërprerë llogaritë e lidhura me grupe të dyshuara kriminale rusishtfolëse, të cilat po përpiqeshin të përdornin chatbot-in për zhvillimin e softuerëve të dëmshëm.

OpenAI, e cila aktualisht ka mbi 800 milionë përdorues aktivë çdo javë, është bërë startup-i më i vlefshëm në botë me një vlerësim prej 500 miliardë dollarësh, pas një shitjeje të fundit dytësore të aksioneve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google prezanton mjetet e reja për Jules, e bën programimin edhe më të lehtë

Published

on

Google ka lansuar një seri mjetesh të reja për Jules, asistentin e saj me inteligjencë artificiale për programim, i krijuar për të ndihmuar programuesit në gjenerimin e kodit, korrigjimin e gabimeve dhe kryerjen e testimeve, duke e bërë përdorimin e tij sa më të thjeshtë dhe efektiv.

Keti Korevec nga Google Labs njoftoi risitë në një postim në blog, duke përfshirë Jules Tools, një ndërfaqe të re në vijë komande (CLI), si dhe një API të ri.

Sipas Korevec, këto ndryshime reflektojnë përkushtimin e kompanisë për të përmirësuar jo vetëm asistentin Jules, por edhe produktivitetin e programuesve, përveç një sërë përmirësimesh të vogla tashmë të disponueshme për zhvilluesit.

Google përshkroi Jules Tools si një CLI të lehtë, që sjell Jules direkt në terminal. “Ky është mënyra më e thjeshtë për të kaluar nga biseda në punë ‘krah për krah’ në një mjedis real pune”, shkroi Korevec.

Përmirësimet e reja janë të fokusuar në zgjerimin e disponueshmërisë së Jules në më shumë vende, ndërsa përditësimet e mëparshme ishin të orientuara drejt përmirësimit të besueshmërisë së tij. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

OpenAI prezanton gjeneratën e re të ChatGPT

Published

on

OpenAI dhe drejtori ekzekutiv Sam Altman po synojnë ta shndërrojnë ChatGPT nga një mjet bisedor në një asistent digjital të avancuar, që mund të përdorë aplikacione të tjera në emër të përdoruesit, shkruan Mashable.

Kompania ka njoftuar një iniciativë të re për krijimin e “gjeneratës së re të aplikacioneve në ChatGPT”, që u mundëson përdoruesve të lidhen dhe të bashkëveprojnë drejtpërdrejt me shërbimet e palëve të treta brenda vetë chatbot-it.

Kjo u prezantua gjatë Ditës së Zhvilluesve të OpenAI, ku u shfaqën disa demo praktike që treguan si funksionon integrimi në aplikacione.

Në një shembull, ChatGPT u lidh me Spotify për të krijuar automatikisht një listë dëgjimi bazuar në këngët e preferuara të përdoruesit.

Një tjetër demonstrim tregoi integrimin me Canva, ku një inxhinier i OpenAI kërkoi të hartonte një poster për një biznes që shëtiste qentë.

Pas përshkrimit të stilit “të çuditshëm dhe të ndritshëm me font sans-serif”, ChatGPT gjeneroi disa versione të posterit përmes Canva.

Sistemi kërkon leje herën e parë që lidhet me aplikacion, më pas mund ta përdorë lirisht në bisedat e ardhshme. OpenAI prezantoi integrime arsimore dhe të pasurive të paluajtshme, si krijimi i një plani mësimor përmes Coursera apo kërkimi i shtëpive në Zillow.

Nga sot, përdoruesit mund të lidhen me aplikacione si Spotify, Canva, Booking.com, Expedia, Coursera, Zillow dhe Figma. Altman ka paralajmëruar se së shpejti do të shtohen edhe integrime të tjera, përfshirë DoorDash dhe Uber.

Në të ardhmen e afërt, zhvilluesit kanë mundësinë të paraqesin dhe publikojnë aplikacionet e tyre brenda ChatGPT, ndërsa kompania po përgatit edhe një drejtori të dedikuar të aplikacioneve për instalim dhe zbulim më të lehtë.

Sa i përket monetizimit, detajet ndahen më vonë, nisma shënon hap të madh drejt vizionit të OpenAI për inteligjencën artificiale agjentike, sidomos pas prezantimit të Instant Checkout, që u mundëson përdoruesve të kryejnë blerje direkte brenda chat-it. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara