Lajmet

A janë të rrezikshme suplementet për lëkurën?

Published

on

Kemi dëgjuar shpesh të flitet për kolagjenin.

Atë e hasim më së shumti në produktet kozmetike e po ashtu tek ato të kujdesit për lëkurën.

Por, sa është e rrezikshme që ta merrni si suplement?

UBT News ju rendit disa arsye:

Si proteinë e rëndësishme që gjendet në lëkurë, flokë, thonj, kocka dhe muskuj, kolagjeni ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe volumit të lëkurës.

Ajo zbeh procesin natyror të plakjes, dëmtimet nga dielli dhe faktorët e stilit të jetesës, si duhani dhe dieta, ndikojnë në nivelet e kolagjenit.

Ka dyshime të shumta nëse kokrrat nëse funksionojnë.

Laura Dowling, një farmaciste e specializuar, përmend një studim nga 2019 që “gjeti prova të mira për të mbështetur përdorimin e suplementeve orale të kolagjenit për përmirësimin e shëndetit të lëkurës”.

Dr. Yannis Alexandrides, themelues i klinikës “111 Harley St”, thotë: “Suplementet e kolagjenit nuk janë provuar ende se përmirësojnë cilësinë e lëkurës.”

Pra, cilat këshilla duhet të ndjekësh?

Dowling thotë: “Njerëzit vijnë në farmaci dhe blejnë produkte kolagjeni pasi raportojnë se lëkura e tyre është bërë më e butë dhe më pak e thatë.”

Dowling thotë: “Efekti anësor më i zakonshëm mund të jenë problemet me tretjen, por në përgjithësi tolerohen mirë nga stomaku.” Nëse çmimi i lartë ju shqetëson, mund të rrisni marrjen e kolagjenit përmes ushqimeve të pasura me të, si lëngu i kockave, peshku dhe të bardhat e vezëve.

Morali i historisë?

Si për çdo suplement, efektet ndryshon nga personi në person dhe nëse mendon se i’a vlen të provosh, duhet të konsultohesh me një profesionist para se ta blesh. /UBTNews/

Lajmet

Komiteti Ushtarak i NATO-s viziton Kosovën, Policia njofton për kufizime në trafik

Published

on

By

Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kosovës më 27 dhe 28 prill 2026.

Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ruajtjen e rendit publik dhe rregullimin e trafikut përgjatë itinerarit të lëvizjes së eskortës.

Gjatë kësaj kohe, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore në intervale të shkurtra kohore, si dhe riorientim të automjeteve në rrugë alternative.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për këto kufizime, të cilat do të aplikohen sipas agjendës zyrtare të delegacionit të lartë të aleancës.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Rritje financimesh për start-upet dhe bashkëpunim më i madh me shkollat

Published

on

Në finalen e Festivalit Kombëtar të Shkencës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi se qeveria po punon për rritjen e ndjeshme të financimeve për start-upet dhe për mbështetjen e të rinjve me potencial në fushën e inovacionit.

Ai u shpreh se synimi është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm mbështetës për projektet e reja, duke përfshirë edhe financime për ide që janë ende në fazat fillestare, por që mund të zhvillohen në të ardhmen. Rama gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me universitetet dhe shkollat e mesme, me qëllim rritjen e kapaciteteve për zhvillimin e projekteve dhe aksesimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Në përfundim të festivalit, vendin e parë e fitoi shkolla e mesme “Zhani Ciko” në Patos me një projekt inovativ që lidhet me rëndësinë e bletëve dhe ndërthurjen e teknologjisë me natyrën, i vlerësuar për qasjen kreative dhe mesazhin për mbrojtjen e mjedisit.

Continue Reading

Lajmet

Sulmohet një person zyrtar në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Prizren, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit të fundit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 prill 2026 rreth orës 10:10 në fshatin Nashec, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar teksa ai ishte duke ushtruar detyrën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë dhe armëmbajtje pa leje, dy raste të raportuara në Kaçanik dhe Mitrovicë

Published

on

Dy raste që lidhen me përdorimin dhe posedimin e armëve janë raportuar në Kaçanik dhe Mitrovicë, ku janë përfshirë persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Në fshatin Bajnic të Kaçanikut, më 26 prill, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi dyshohet se nga vetura kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e tipit AK-47 me 35 fishekë. Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një rast tjetër është shënuar në fshatin Vidimriq të Mitrovicës së Jugut, ,ku gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore me 15 diabolla. Edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Të kërkuara