Lajmet

Novak thotë se Rusia mund të rrisë prodhimin e naftës në muajin korrik

Prodhimi po rikthehet pasi kompanitë ridrejtojnë flukset, tha Novak të enjten.

Published

on

Rusia planifikon të rrisë prodhimin e naftës muajin e ardhshëm pasi flukset e eksportit po ridrejtohen për të shmangur sanksionet perëndimore, thanë të enjten zyrtarët e energjisë, duke parashikuar se prodhimi vendas i naftës do të jetë ose i sheshtë ose do të bjerë pak këtë vit.

“Në fakt, ne jemi afër niveleve të shkurtit kur e kishim atë (prodhimin e naftës) në 10.2 milionë fuçi në ditë (bpd), ne planifikojmë ta rrisim atë më tej në korrik në varësi të planeve të kompanive”, tha zëvendëskryeministri Alexander Novak për gazetarët.

Prodhimi nga prodhuesi i tretë më i madh në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite ra me rreth 10% në 10.05 milionë fuçi në ditë në prill nga shkurti, pasi disa blerës shtynë ose refuzuan fuçitë ruse për shkak të sanksioneve.

Prodhimi po rikthehet pasi kompanitë ridrejtojnë flukset, tha Novak të enjten./UBTNews/

Aktualitet

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Published

on

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Sipas Policisë, në aksidentin  në afërsi të rrethit me flamur, u përfshinë tri vetura dhe të lënduarit morën trajtim mjekësor.

Rasti po hetohet nga Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e policisë./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Aktualitet

Ambasadori Rohde përshëndetet me Kosovën: Do ta mbaj gjithmonë pranë zemrës

Published

on

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, javën e ardhshme e mbyll zyrtarisht mandatin e tij diplomatik në Prishtinë.

Në pritjen e organizuar me rastin e lamtumirës së tij, ku ndër të pranishmit ishte edhe Presidentja Vjosa Osmani, tha se përvoja e tij këtu  ka qenë e paharrueshme dhe se lidhjet e krijuara do t’i ruajë gjithmonë.

Ndërkohë Osmani, nënvizoi raportet e afërta që Kosova dhe Gjermania kanë ndërtuar gjatë viteve të fundit.

Rohde sipas postimit të Ambasadës gjermane në Kosovë,  tha se përvoja e tij këtu  ka qenë e paharrueshme dhe se lidhjet e krijuara do t’i ruajë gjithmonë.

Duke reflektuar mbi pesë vitet e kaluar në vend, ambasadori foli për mikpritjen që ka përjetuar, për bukuritë e natyrës që ka eksploruar në ecjet malore dhe për emocionet në fushën e futbollit, ku veçoi fitoren e fundit të Kosovës kundër Suedisë.

Ai përmendi me krenari edhe lojtarët e lindur në Gjermani që zgjodhën të përfaqësojnë rrënjët e tyre kosovare.

Në fjalën e tij, Rohde vlerësoi liberalizimin e vizave në vitin 2024, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu theksoi rolin e fuqishëm të diasporës kosovare, që nga sipërmarrësit, politikanët deri te artistët, në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Zbulohet shtatorja e Afrim Zhitisë, Haradinaj: Kujdes që të ruhet kujtesa historike

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë përurimit të shtatores së heroit Afrim Zhitia në Llugë të Podujevës, ka thënë se duhet të bëhet kujdes që të ruhet kujtesa historike.

“Ne duhet të qëndrojmë të kujdesshëm që kujtesa jonë historike të ruhet, që e kaluara të jetë udhërrëfyes për të ardhmen dhe sa herë që kemi mundësi, ta paraqesim ashtu siç është. Ky akt i tillë i rezistencës në kohën e lirisë e ka përshpejtuar atë që ndodhi në Prekaz me komandantin legjendar e deri te liria e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Edhe Ish eprori i UÇK-së, njëherit kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së heroit Afrim Zhitisë në Llug të Podujevës dhe nga aty vlerësoi lartë rolin e kontributin e Afrim Zhitisë.

Ai tha se Afrim Zhitia ishte kryeredaktori i lajmëtarit të lirisë që punonte nën hundën e Beogradit.

“Vllezër e motra këtu , me ndihmë e institucioneve dhe angazhimin e kryetari të Podujevës po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, sekretarit organizativ të Lëvizjes Kombëtare. Sot po ngritët shtatorja e kryeredaktorit të parë të gazetës ilegale ‘Minatori’, mu në ngjarjen më të mëdha që ndodheshin në Kosovë. Sot po ngritët shtarorja e Afrim Zhitisë së kryeredaktorit të lajmëtarit të lirisë, gazetë që vepronte nën hundën e Beogradit. Ky ishte kryeredaktori që kërkonim në qiell dhe ai vepronte në tokën mëm të Kosovës. Sot po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, organizatorit dhe ideatorit të parë që rezistencën nga ajo në rrugë të shndërrojmë në rezistence reciprociteti në forcë i përgjigjemi pushtues janë ngrit celulat e para nga Afrim Zhitia”, u shpreh Ahmeti. /S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

​Rashford: “Dua të qëndroj te Barcelona për shumë vite”

Published

on

Marcus Rashford shkëlqeu me një dopietë në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Newcastle në Ligën e Kampionëve, duke dhënë një mesazh të qartë drejtuesve blaugrana dhe tifozëve që dëshiron të qëndrojë gjatë në “Camp Nou”.

Sulmuesi anglez, i huazuar nga Manchester United, u shpall edhe MVP i ndeshjes dhe pas sfidës deklaroi:

“Dua të qëndroj këtu për sa më shumë vite. Ndihem shumë mirë dhe dua të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë.”

Rashford, 27-vjeçar falënderoi trajnerin Hansi Flick për besimin dhe vlerësoi shokët e skuadrës, duke theksuar atmosferën pozitive në ekip.

“Është freskuese të luash me këta djem të rinj që luajnë me vetëbesim. Të luash për Barcelonën është një përvojë e jashtëzakonshme”, tha ai.

Fitorja ndaj Newcastle ishte e para jashtë fushe për Barcelonën në hapje të fazës së grupeve të Champions-it pas 19 vitesh.

Rashford la të kuptohet qartë se dëshiron ta shndërrojë huazimin në një qëndrim afatgjatë në Kataluni./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara