Kulturë

Një kopje e rrallë origjinale e Kushtetutës së SHBA-së do të dalë në ankand në dhjetor

Oferta vlerësohet të shkojë deri në 30 milionë dollarë, por oferta mund të rritet edhe më shumë.

Published

on

Një kopje origjinale e Kushtetutës së SHBA – një nga vetëm dy që dihet se është në duar private – do të dalë në ankand në dhjetor me ofertë që vlerësohet të shkojë deri në 30 milionë dollarë.

Pesëqind shtypjet e para u bënë dhe iu dhanë pjesëmarrësve në Konventën Kushtetuese të vitit 1787, përfshirë George Washingtonit, Alexander Hamiltonit dhe Ben Franklin, por pothuajse të gjitha i kanë humbur historisë.

Nga 13 që dihet se kanë mbetur, 11 janë në pronësi të qeverive dhe institucioneve.

Vitin e kaluar, një nga dy kopjet e mbajtura private u ble për 43.2 milionë dollarë nga menaxheri amerikan i fondeve mbrojtëse, Ken Griffin.

Blerja e Griffin vendosi një rekord për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një dokument historik në ankand, sipas Sotheby’s.

Kopja e dytë do të dalë në ankand më 13 dhjetor për deri në 30 milionë dollarë, por oferta mund të rritet edhe më shumë, sipas Richard Austin, një ekspert në dorëshkrime dhe libra të vjetër në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Nju Jork./UBTNews/

Magazinë

Dje u lansua, sot po promovohet! Dua Lipa, ndër të parat me iPhone 17 Pro

Published

on

Dua Lipa ka ndezur rrjetin me një fotografi të re ku shfaqet duke mbajtur në dorë modelin më të ri të Apple – iPhone 17 Pro në ngjyrën unike “cosmic orange”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte ndër të parat që u pa me Iphone, duke lënë fansat të habitur: “Si e mori kaq shpejt?”.

Në një kohë kur prezantimi i serisë së re iPhone 17 sapo është bërë dhe para-porositë nisin vetëm këtë të premte, më 12 shtator, videoja e artistes shqiptare me edicionin e ri ka pushtuar rrjetet sociale.

Komentet nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës shprehën habinë se si këngëtarja arriti të siguronte një nga modelet më të kërkuara para publikimit zyrtar. Ajo në videon në Instagram xhiroi gjithçka me Iphone të ri, që nga koha kur zgjohet, angazhimet tjera e deri te koncertet.

Apple prezantoi katër modele të reja – iPhone 17, 17 Pro, Pro Max dhe versionin ultra të hollë 17 Air.

Continue Reading

Magazinë

Paditësi i Tyler Perry tregon versionin e tij të ngjarjes

Published

on

Derek Dixon, aktori që ka ngritur një padi kundër producentit dhe regjisorit të njohur Tyler Perry për 260 milionë dollarë, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë në një intervistë për ABC News.

Ai e akuzon Perry-n për dhunë seksuale, ngacmim dhe hakmarrje, ndërsa shpreson që kjo çështje të sjellë drejtësi për të dhe për të tjerët që mund të kenë përjetuar situata të ngjashme.

“Pjesa tjetër e kësaj është një pengesë: si mund ta ndalosh një miliarder që nuk e ndal veten?” tha Dixon. Ai pretendon se Perry ka krijuar një “mjedis shfrytëzues dhe jo profesional” gjatë xhirimeve të serialeve The Oval dhe Ruthless, ku vetë Dixon mori pjesë në role të vogla.

Sipas padisë, ngjarjet kanë filluar më 2019 e përfshijnë një sërë incidentesh që ai i përshkruan si sulme seksuale dhe presion psikologjik për të ruajtur heshtjen. Dixon pretendon se si pasojë e përjetimeve të tij është diagnostikuar me stres akut, pagjumësi e probleme shëndetësore.

Nga ana tjetër, avokati i Perry-t, Matthew Boyd, i ka mohuar me forcë akuzat dhe e ka quajtur një “skenar mashtrimi të qëllimshëm”. Ai theksoi se Tyler Perry nuk do të tërhiqet dhe është i bindur se pretendimet janë të sajuara.

Dixon thotë se drejtësia për të do të jetë kur raste të tilla të mos ndodhin më, as në industrinë e filmit, as diku tjetër.

Continue Reading

Magazinë

“Gabimet e mia, përgjegjësia ime”! Charlie Sheen nuk kërkon falje

Published

on

Aktori i njohur, Charlie Sheen, po dëshiron që t’i riparaqitet adhuruesve përmes projekteve të reja.

60-vjeçari ka thënë se është lodhur duke kërkuar falje për gabimet që ka bërë në të kaluarën dhe tani po fokusohet tek e ardhmja.

Ai po shpreson se libri i tij me kujtime, si dhe dokumentari në platformën Netflix, t’i inkurajojë njerëzit që ta shijojnë përsëri punën që ka bërë në aktrim.

“Kur njerëzit duan të flasin për të kaluarën, do të jetë me vend të ju them: ‘A dini çka? Mund ta shikoni, mund të lexoni e mund ta dëgjoni, ka shumë zgjedhje që mund të bëni’. Por, kjo nuk është kërkim falje, është si riprezantim i imi”, ka thënë ai për revistën Interview.

Ai ka shtuar se arsyeja që po do të riprezantohet me publikun është se ka njerëz që ende nuk i dinë filmat e tij.

Ka shumë njerëz që nuk i dinë filmat e mi, nuk e dinë punën time, nuk e dinë evoluimin tim dhe ka të tillë që thonë: “Ah ky është ai që pati thënë se ka ‘gjak tigri’’. Mendoj se ka ardhur momenti që vetëm të riprezantohem për këtë pjesë të njerëzve”, ka thënë Sheen.

Ai ka shtuar se dokumentari tregon vetëm një pjesë së asaj nëpër çfarë ka kaluar në jetë. Aktori kontrovers, i cili ka kaluar edhe nëpër probleme me abuzimin e drogës e beteja ligjore, për librin e tij ka thënë se është shumë ‘cool’.

Sheen, i cili ka qenë aktori më i paguar që shfaqet në ekran, para problemeve personale, ka thënë se dokumentari është i jashtëzakonshëm.

“Dokumentari është i dhe nuk mundem të jem më i lumtur me të, por ka momente kur preket vetëm sipërfaqja e disa ngjarjeve të jetës time, të cilat ndoshta libri i shpjegon më mirë, i cili është shumë, shumë ‘cool’”, ka thënë ai.

Artisti tutje ka thënë se ka persona që pasi ta shohin dokumentarin do të duan ta lexojnë librin.

“Në fakt, është një pjesë në libër ku kam shkruar se: ‘vetëm pse ke arritur fundin e faqes nuk do të thotë se është fundi i historisë”, tha ajo.

Continue Reading

Magazinë

Selena Gomez për përballjen me kritikat për peshën: Një dhimbje e papritur

Published

on

Këngëtarja amerikane, Selena Gomez, ka folur për mënyrën se si ka qenë shënjestër e fyerjeve për vite me radhë për shkak të peshës së saj, gjë që e ka bërë të ndihet e pasigurt.

“Kam pasur shumë probleme me peshën në jetën time dhe është diçka për të cilën jam shumë e ndjeshme”, tha ajo në një intervistë për revistën Allure.

Ajo shtoi se i lufton këto pasiguri me terapinë dialektike të sjelljes , një terapi e krijuar për njerëzit që përjetojnë emocione intensive.

“Më lëndoi shumë personi që më tha se isha e shëndoshë. Pse më lind ky emocion?”, tha ajo.

Ajo tha se terapistët u ofrojnë pacientëve karta me emocione të ndryshme të shkruara e pyetje për t’i ndihmuar t’i kuptojnë ato.

“Patjetër që duhet të jesh i gatshëm të punosh për këtë, dhe kjo mund të jetë e ndërlikuar”, theksoi tutje.

Gomez u diagnostikua me lupus më 2014, pas së cilës i’u nënshtrua një transplanti veshke dhe kimioterapie.

Pesë vjet më parë, njoftoi se vuante nga çrregullimi bipolar, lufton me depresionin dhe ankthin, për të cilat flet hapur dhe në këtë mënyrë ngre ndërgjegjësimin e publikut se këto gjendje nuk duhet të jenë kurrë një temë tabu.

Continue Reading

Të kërkuara