Lajmet

Osmani: Vizionet e binomit Rugova-Jashari kanë ndërtuar shtetin e Kosovës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në adresimin e saj vjetor. Gjatë fjalës së saj ka theksuar se rruga deri te shteti që e gëzojmë sot nuk ka qenë fare e lehtë.

“Përfaqësimi i vendit tim përveç që është nderi më i madh i jetës time, është gjithashtu mishërim i besimit të qytetarëve duke na rikujtuar ditë pas dite përgjegjësinë qe kemi jo për të lartësuar vetën, por për të lartësuar shtetin. Jemi këtu ku jemi me mision për ta udhëhequr vendin tonë përpara, për të shtuar aleancat dhe për të qenë vesh e sy dhe mbështetje për secilin qytetar. Momenti kur mund të themi se ja kemi dal është kur qytetarët të thonë jemi krenar për vendin tonë, për vlerat që ai përfaqëson, e jo për shkak të një personi apo grupi politik”, ka deklaruar Osmani.

Sipas Osmanit, sot, sikurse gjithnjë nderojmë vizionin e atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Rugova si dhe përkulemi para sakrificës dhe guximit të pashoq të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të secilit pjesëtar të UÇK-së.

“Rruga deri të shteti që e gëzojmë sot nuk ka qenë fare e lehtë, populli ynë ka humbur shumë. Bashkë dyzimi i vizionit të binomit Ibrahim Rugova –Adem Jashari nëpërmjet luftës së UCK në njërën anë dhe ndërtimi i shtetit duke fuqizuar aleancat nga ana tjetër bëri që themelet e shtetit tonë të jenë të forta, aq të forta sa nuk ka forcë dhe sfidë që do të mund ndonjëherë ti rrënoj. Vlerat e së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor qëndrojnë në themelet e shtetit tonë”, ka thënë Osmani para deputetëve të Kuvendit.

Presidentja u shpreh se kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë vazhdimisht goditje ndaj shtyllave të shtetit tonë, por “ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për ti mbrojtur këto shtylla që kanë frymëzuar edhe Kushtetutën tonë, që mbetet më modernja dhe më e avancuara në Evropë”.

“Sot më shumë se kurrë na duhet patriotizmi kushtetues, që shkon përtej ndasive politike dhe kthehet tek bazamenti i shtetësisë tonë. Është ky patriotizëm që na bashkon jo sepse ndajmë mendimet e njëjta çdo herë, por sepse besojmë në të ardhmen e ndërtuar me aq shumë sakrificë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se sot siguria është parakusht qenësor për mirëqenie të shtuar, zhvillim ekonomik dhe dinjitet individual dhe kolektiv. /Telegrafi/

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja franceze Marina Vlady

Published

on

Aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze, Marina Vlady, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka bërë të ditur familja e saj.

Familjarët njoftuan se Vlady u nda nga jeta në shtëpinë e saj, e rrethuar nga njerëzit e afërt dhe kafshët e saj.

Marina Vlady ishte një prej figurave të njohura të kinemasë franceze dhe italiane. Ajo e nisi karrierën në moshë shumë të re, me filmin “Avant le déluge” në vitin 1954, ndërsa në moshën 16-vjeçare fitoi çmimin Suzanne Bianchetti si një prej aktoreve më premtuese.

Në vitin 1963, ajo fitoi çmimin për interpretim në Festivalin e Kanës për filmin “Le Lit conjugal”.

Gjatë karrierës së saj, Vlady luajti në më shumë se 80 filma dhe bashkëpunoi me regjisorë të njohur, përfshirë Jean-Luc Godard, Orson Welles, Bertrand Tavernier, Chris Marker dhe Ettore Scola.

Përveç aktrimit, ajo u mor edhe me letërsi dhe muzikë. Vlady botoi rreth 10 libra, ndër ta kujtimet “24 images/secondes”, të publikuara në vitin 2005.

Një pjesë e rëndësishme e jetës së saj ishte edhe lidhja me këngëtarin dhe poetin rus Vladimir Visocki. Ata u martuan në vitin 1969 dhe Vlady jetoi për një periudhë në Moskë. Marrëdhënien e tyre ajo e përshkroi në librin “Vladimir ou le vol arrêté”, botuar në vitin 1987.

Fëmijët e saj e kanë përshkruar jetën e artistes si “të gjatë, të bukur dhe të mbushur plot”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara