Lajmet
Nigeri: ShBA urdhëron familjet e diplomatëve të largohen nga Abuja
Urdhri për t’u larguar nga kryeqyteti u dha të enjten.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiShtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten urdhëruan stafin e tyre diplomatik jo esencial dhe familjet e punonjësve të qeverisë që të largohen nga kryeqyteti i Nigerisë, Abuja, për shkak të një “rreziku të shtuar të sulmeve terroriste”.
Njoftimi erdhi vetëm dy ditë pasi departamenti tha se do të lejojë stafin jo esencial në ambasadën e Abujas, të largohet vullnetarisht.
Urdhri për t’u larguar nga kryeqyteti u dha të enjten. Përmes këtij urdhri u paralajmëruan qytetarët amerikanë të rishqyrtojnë udhëtimin në kombin afrikan për shkak të terrorizmit, krimit dhe kërcënimeve të tjera.
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk dha detaje se kush mund të jenë objektivat e mundshme./UBTNews/
Bota
Franca lëshon një urdhër-arresti të ri kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad
Published
19 minutes agoon
January 22, 2025By
UBT NEWSDy magjistrat hetues francezë kanë lëshuar një urdhër-arresti të ri kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, për akuza për bashkëpunim në krime lufte. Ky është urdhri i dytë i tillë i lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Francës, sipas një burimi të martën.
Al-Assad, i cili u rrëzua në fund të vitit të kaluar pas një ofensive të shpejtë nga forcat opozitare, akuzohet për përgjegjësi në një bombardim të vitit 2017 në qytetin sirian Deraa, i cili i mori jetën një civil. Burimi, që kërkoi të mos identifikohej, tha se ky bombardim u zhvillua pas një sulmi nga helikopterët e ushtrisë siriane.
Ky urdhër-arresti është lëshuar në kuadër të një hetimi për vrasjen e Salah Abou Nabout, një shtetas franko-sirian 59-vjeçar dhe ish-mësues francez, i cili u vra më 7 qershor 2017 pas bombardimit të shtëpisë së tij. Gjyqësori francez dyshon se al-Assad ka urdhëruar dhe siguruar mjetet për këtë sulm.
Për këtë rast, gjashtë zyrtarë të lartë të ushtrisë siriane janë tashmë objekt i një urdhri-arresti francez, në kuadër të një hetimi që ka nisur që në vitin 2018.
Omar Abou Nabout, djali i Salah, tha për mediat: “Ky rast përfaqëson kulmin e një lufte të gjatë për drejtësi, në të cilën unë dhe familja ime besuam që në fillim.” Ai shtoi shpresën se “do të zhvillohet një gjyq dhe se autorët do të arrestohen dhe gjykohen kudo që janë.”
Ky urdhër vjen pas një tjetër lëshuar nga autoritetet franceze në nëntor 2023, i cili ishte lidhur me sulmet kimike të vitit 2013 në Siri, ku më shumë se një mijë persona humbën jetën nga përdorimi i gazit. Prokurorët francezë kishin konsideruar mundësinë e përfshirjes së al-Assad-it në këto sulme, megjithatë ata u tërhoqën në vitin 2024 pas një apelimi, duke pretenduar se si kryetar shteti ai gëzonte imunitet.
Megjithatë, pas rrëzimit të tij, statusi dhe imuniteti i al-Assad-it ka ndryshuar, dhe sipas autoriteteve ruse, ai dhe familja e tij janë larguar në Rusi pas humbjes së pushtetit./UBTNews/
Bota
Trump prezanton Stargate, investim 500 miliardë dollarë në IA
Published
27 minutes agoon
January 22, 2025By
UBT NEWSPresidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një megainvestim historik që do të arrijë deri në 500 miliardë dollarë për zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA). Ky investim monumental do të jetë pjesë e sipërmarrjes së përbashkët të quajtur “Stargate”, e krijuar nga tre nga emrat më të mëdhenj në industrinë e teknologjisë: SoftBank, Oracle dhe OpenAI.
Në një deklaratë të djeshme, Trump theksoi se kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm për forcimin e pozicionit të Shteteve të Bashkuara si lider global në fushën e inteligjencës artificiale. Sipas presidentit, këto investime do të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës që do të mbështesë përparimin e mëtejshëm të AI-së.
Në fillim, SoftBank, Oracle dhe OpenAI kanë angazhuar një investim fillestar prej 100 miliardë dollarësh, me synimin që brenda katër vjetëve ky shifër të rritet në 500 miliardë dollarë. Ky projekt ambicioz do të përfshijë ndihmën për krijimin e sistemeve më të avancuara të AI-së dhe përmirësimin e teknologjive që mund të ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe punës në mbarë botën.
Sipas burimeve të afërta me projektin, ky investim do të përfshijë edhe bashkëpunime të ngushta me institucionet kërkimore dhe akademike, duke hapur mundësi të reja për shkencëtarët dhe inxhinierët që të zhvillojnë aplikime të reja të inteligjencës artificiale, përfshirë ato që lidhen me automjetet autonome, mjekësinë e personalizuar dhe përmirësimin e sistemeve të sigurisë kibernetike.
Kjo nismë vjen në një kohë kur SHBA janë duke kërkuar të forcojnë pozitat e tyre në garën globale për dominim në fushën e teknologjive të avancuara, veçanërisht pasi konkurrentët kryesorë si Kina dhe Bashkimi Europian po investojnë gjithashtu masivisht në zhvillimin e inteligjencës artificiale./UBTNews/
Lajmet
Shqipëria dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurisë
Published
38 minutes agoon
January 22, 2025By
UBTnewsShqipëria dhe Ukraina e kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjate në fushën e sigurisë të martën në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Në Davos, me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, tha Rama në Facebook, duke mos dhënë më shumë hollësi.
Por, Zelensky tha se Ukraina dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje “afatgjate për bashkëpunim dhe mbështetje mes dy vendeve tona”.
“Shqipëria i ka dhënë ndihmë ushtarake dhe humanitare Ukrainës prej se nisi pushtimi i plotë dhe do të vazhdojë ta mbështetë atë gjatë periudhës 10-vjeçare të marrëveshjes. Po ashtu, Shqipëria do të kontribuojë edhe në koalicionin e avionëve luftarakë”, tha Zelensky në X.
Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, e ka dënuar agresionin rus dhe ka vendosur sanksione kundër Moskës për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës, që nisi në shkurt 2022.
Po ashtu, Tirana ka ofruar edhe ndihmë tjetër, përfshirë edhe strehimin e shtetasve ukrainas.
Në fillim të vitit të kaluar, Tirana ishte nikoqire e një samiti për Ukrainën, i bashkoi liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe atë të Moldavisë.
Në këtë samit, që u mbajt me ftesë të kryeministrit Rama, mori pjesë presidenti Zelensky.
Shqipëria dhe Ukraina kanë vendosur raporte diplomatike më 1993, dhe ato janë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria veçse ka hapur kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim.
Në fillim të këtij muaji, Shqipëria e inauguroi objektin e Ambasadës së saj në Kiev të Ukrainës.
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, tha se ky objekt nuk do të ishte vetëm një urë bashkëpunimi mes shteteve, por edhe dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët drejt një të ardhmeje në paqe dhe një Evrope “të bashkuar, të fortë dhe të begatë”.
Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale disa javë më parë si pasojë e sulmeve me raketa ruse./REL/
Lajmet
Lajçak e Vuçiq në Davos, diskutojnë për dialogu Kosovë-Serbi
Published
43 minutes agoon
January 22, 2025By
UBTNewsEmisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak tha se me Vuçiqin kanë folur rreth marrëveshjes së Ohrit, për të cilën vlerëson se ka hap rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën.
“Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual me presidentin Aleksandar Vuçiq fola për gjendjen në dialog. Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Serbisë, Kosovës, Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së tyre”, është shprehur ai në rrjetin social X.
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës me Lajçakun ka diskutuar për të ardhmen e dialogut.
“Falënderova Përfaqësuesin Special të BE-së për bashkëpunimin e mëparshëm dhe i urova fat në karrierën e tij të ardhshme. Në të njëjtën kohë, përsërita thirrjen time për BE-në dhe shtetet anëtare për të forcuar angazhimin dhe ndikimin e tyre në Kosovë, dhe për t’i siguruar popullit serb në Kosovë të drejtën për jetë të lirë, drejtësi dhe zë”, ka shkruar Vuçiq në rrjetin social Facebook.
Elena Gjika, shqiptarja e shquar e shekullit të 19-të
Franca lëshon një urdhër-arresti të ri kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad
Trump prezanton Stargate, investim 500 miliardë dollarë në IA
Ndeshjet e sotme në Champions League, spikat super dueli City-PSG
Përmbysje epike e Barcelonës në ‘Da Luz’, Liverpool perfekt, Atletico mposht Leverkusenin
Shqipëria dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurisë
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
Lajçak e Vuçiq në Davos, diskutojnë për dialogu Kosovë-Serbi
Shpallet ditë zie në Turqi, shkon në 76 numri i viktimave nga zjarri në lokacionin turistik
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!