Lajmet

Ngacmimi i “ariut” të plagosur: Ç’do të ndodhë kur Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO?

Suedia dhe Finlanda, që të dyja shumë të alarmuara nga sulmi rus në Ukrainë, janë gati të kërkojnë anëtarësimin në NATO.

Published

on

Nga Ivor Roberts

“The New European”

Në fillim të Luftës së Ftohtë, diplomati i shquar amerikan George Kennan analizoi shumë saktë motivet dhe perspektivën politike që kishin sovjetikët. Kennan tha se ato ishin një kombinim i ideologjisë komuniste, pasigurisë tradicionale ruse, dhe i ekspansionizmit carist.

Vladimir Putin e ka trashëguar plotësisht atë mendësi dhe qasje. Besimi i tij ideologjik se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të kaluar, paranoja e tij ndaj kërcënimit që përbën Perëndimi për Russkit Mir (koncepti i “Botës Ruse”, që është shndërruar në bazën e një kryqëzate kundër kulturës liberale të Perëndimit),dhe dëshira për ta shtrirë Rusinë afër shumicës së kufijve të dikurshëm të Evropës Perëndimore me Bashkimin Sovjetik, ilustrojnë se si Putin është një pasardhës i vërtetë i ideologëve sovjetikë si Stalini dhe Brezhnev.

Paranoja rritet nga besimi i tij se Perëndimi e shkeli premtimin e bërë dikur, për të mos e zgjeruar NATO-n në lindje. Sipas Rusisë, në vitin 1990 Sekretari amerikan i Shtetit, JamesBaker i dha garanci Mikhail Gorbachev se nuk do të kishte zgjerim të NATO-s përtej kufirit lindor të Gjermanisë, me kushtin që Rusia të pranonte ribashkimin e Gjermanisë.

Por sipas versionit amerikan të asaj bisede, Baker e pyeti Gorbachev se mos ndoshta donte tëlejonte një Gjermani të bashkuar, me kushtin që NATO-s të mos zgjerohej as edhe një centimetër. Po sipas versionit amerikan, lideri sovjetik u përgjigj se ai do të preferonte një Gjermani të pavarur të bashkuar jashtë NATO-s.

Nëse Baker do ta kishte dhënë një garanci të tillë, ai do të ishte përballur me parimin themeltar të NATO-s, që është mbajtja e derës hapur për anëtarët e rinj. Kur ajo që ata mendonin se dëgjuan rezultoi të ishte e gabuar, Putin dhe njerëzit e tij pretenduan se ishin gënjyer 2 herë nga SHBA-ja, pikërisht në kohën  kur ata prisnin të ishin partnerë të barabartë në një rend të ri të sigurisë evropiane.

Sipas narratives ruse, zgjerimi i NATO-s, i udhëhequr nga George Bush (I Vjetri) dhe BillClinton, e dobësoi demokracinë e brishtë e të sapolindur të Rusisë, pikërisht në momentin kur ajo kishte më shumë nevojë për mbështetje. Kjo e nxiti Kennan të paralajmëronte se zgjerimi i NATO-s, do të ishte gabimi më fatal i politikës amerikane gjatë gjithë periudhës së pasLuftës së Ftohtë.

Mjerisht, në vend se Yeltsin të pasohej në detyrë nga një “Volodymyr Zelensky” rus, nga hiri i Bashkimit Sovjetik doli aparatçiku më i lig që kishte trajnuar ndonjëherë KGB-ja. Pra udhëheqësi më i keq i mundshëm që mund të ngjitej në krye në Rusi në ato rrethana.

Putini e ka parë me zemërim zgjerimin e NATO-s nga 16 vende në vitin 1991, në 30 vende sot. Rusia ka sot me NATO-n ka një kufi të drejtpërdrejtë prej 1215 km. Por, nga këndvështrimi i një Putin paranojak, situata do të përkeqësohet më tej.

Suedia dhe Finlanda, që të dyja shumë të alarmuara nga sulmi rus në Ukrainë, janë gati të kërkojnë anëtarësimin në NATO, teksa që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore preferuan një qasje neutrale. Nëse do të ndodhë kjo, NATO do të kishte në gjirin e saj 32 vende, dhe kufiri i Rusisë me NATO-n do të dyfishohej në 2.555 km.

Si Finlanda ashtu edhe Suedia, kanë ndjekur prej kohësh dhe për arsye të forta historike,politikën e mos-angazhimit në ndonjë aleancë ushtarake. Finlanda luftoi kundër një pushtimisovjetik në Luftën e Dimrit të viteve 1939-1940, dhe humbi rreth 10 për qind të territorit të saj.

Suedia e ruajti neutralitetin e vetme midis vendeve nordike gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëdallim nga Danimarka dhe Norvegjia, pasi Hitleri e konsideronte territorin suedez si jo tënevojshëm për synimet e tij ushtarake. Pas luftës, Suedia iu bashkua qasjes së Finlandës,duke refuzuar t’i bashkohej NATO-s sikurse bënë Norvegjia dhe Danimarka.

Por me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Suedia dhe Finlanda e ndjenë se duhej të braktisnin neutraliteti politik, ndaj aplikuan dhe u anëtarësuan në BE në vitin 1995. Ndonëse që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Suedia dhe Finlanda kishin zhvilluar një bashkëpunim ushtarak tëngushtë me NATO-n, nuk e panë të nevojshme të ndryshonin statusin e tyre ushtarak, në atë të anëtarit të NATO-s.

Por sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, e ka ndryshuar me vendosmëri opinionit publik në Suedi dhe Finlandë. Muajin e kaluar, mbështetja ndaj anëtarësimit arriti në 57 për qind në Suedi dhe 70 për qind në Finlandë. Partitë në të gjithë spektrin politik e mbrojnë tani anëtarësimin në NATO, dhe partitë qeverisëse socialdemokrate në të dyja vendet, janë gati ta parashtrojnë kërkesën në një referendum popullor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se do të ketë një përgjigje pozitive dhe të shpejtë ndaj çdo kërkese të tillë, e cila mund të paraqitet në kohë për t’u shqyrtuar që në samitin e NATO-s, i cili do bahet në qershor në Madrid. Gjithsesi vendimi duhet të ratifikohet nga parlamentet e 30 anëtarëve aktualë të NATO-s.

Ndaj duket e pamundur që të dyja vendet të pranohen zyrtarisht dhe të gëzojnë mbrojtjen ngaNeni V (sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve) përpara vitit 2023. Ndërkohë, anëtarët e NATO-s do të duhet të përgatiten për të ofruar një parandalim të përkohshëm të besueshëm kundër një agresioni të mundshëm rus.

Rusia ka kërcënuar tashmë se do të vendosë armë bërthamore në enklavën e saj të Kaliningradit midis Lituanisë dhe Polonisë (edhe pse sipas Lituanisë, rusët kanë tashmë atje armë bërthamore). Por për të shmangur çdo justifikim për provokimet ose ndërhyrjet ruse, të dyja vendet ndoshta do të refuzojnë të vendosin sisteme raketore apo armë bërthamore në territorin e tyre.

Ndërsa rruga e Suedisë dhe Finlandës drejt anëtarësimit në NATO, duket të jetë relativisht e lehtë, edhe pse jo aq e shpejtë sa do të dëshironin disa, dy ish-republikat sovjetike, Moldavia dhe Gjeorgjia, që i prishur marrëdhëniet me Moskën, kanë pak shanse për të hyrë në aleancë.

Moldavia, ashtu si Ukraina, ka një rajon të shkëputur, Transnistrian, i banuar në shumicë ngarusisht-folësit, dhe që ndodhet që nga viti 1992 nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga rreth 1500 trupa ruse. Nga ana tjetër, neutraliteti i Moldavisë është i përfshirë në kushtetutën e saj.

Për më tepër niveli i lartë i korrupsionit dhe i çorganizimit të saj shtetëror, do të ngrinte pengesa të mëdha. Në vend të kësaj, ekziston rreziku që ajo të tërhiqet në luftën e Ukrainës. Për shpërthimet e fundit në rajon, Moska ka akuzuar Kievin, duke krijuar potencialisht një pretekst për ndërhyrje nga Rusia për të mbrojtur rusisht–folësit në Transnistria.

E njëjta skemë e Putinit që e kemi parë në Donbas. Në vitin 2008, NATO tha se Gjeorgjia mund të bëhej anëtare në të ardhmen, me kushtin që të vazhdonte përpjekjet për reforma.Edhe anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO, do të mbetet pezull në pritje të rezultatit të luftës aktuale.

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka pasur një qasje me pragmatike. Ai është tërhequr nga hyrja në NATO, por ka paraqitur një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e vendit në BE. Shumë vende të BE-së e kanë kërkuar që Ukrainës t’i jepet statusi i vendit kandidatit, por të tjerët kanë përdorur një ton më të kujdesshëm.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur se nisja e procedurave të anëtarësimit me një vend në luftë janë të pamundura. Edhe kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se nuk mund të ketë një “procedurë të përshpejtuar”. Shtetet e tjera anëtare janë të shqetësuara për korrupsionin dhe gjendjen e ekonomisë ukrainase.

Pra, duke pasur parasysh nevojën për unanimitet, përgjigja edhe një “po”, por jo tani. Sigurisht, ndërsa anëtarësimi i Ukrainës në klubet perëndimore mbetet pezull, Zelensky ka probleme më urgjente me të cilat duhet të merret.

Marrë me shkurtime

Shënim: Ivor Roberts, diplomat britanik në pension.

lajme

BE: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet e Kosovës

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se këto ndryshime bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Në një deklaratë me shkrim, BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë e Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

BE-ja ka theksuar gjithashtu se duhet të garantohen mbrojtja dhe siguria e dëshmitarëve.

Ky reagim vjen një ditë pasi Bashkimi Evropian shprehu shqetësim të thellë lidhur me votimin në Kuvend.

Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, ka shpjeguar se reagimi erdhi pas miratimit përfundimtar të ligjit, pasi BE-ja, sipas tij, nuk komenton projektligjet gjatë fazave të leximit, por vetëm vendimet dhe ligjet e miratuara përfundimisht.

Bashkimi Evropian ka përsëritur mbështetjen për punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion i pavarur gjyqësor dhe ka kërkuar që mandati dhe pavarësia e tyre të respektohen plotësisht.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës po vendosin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale penale”, thuhet në deklaratën e BE-së.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthime të reja në Arabinë Saudite, mbyllet edhe aeroporti në Riad

Published

on

By

Disa shpërthime janë dëgjuar të enjten në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, përfshirë një detonim të fuqishëm në aeroportin ndërkombëtar.

Shkaku i shpërthimeve nuk është bërë menjëherë i ditur dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për to.

Huthët nga Jemeni fqinj kanë pretenduar ditët e fundit disa herë se kanë kryer sulme ndaj aeroporteve, objekteve ushtarake dhe atyre të naftës në Arabinë Saudite.

Shpërthimet ndikuan menjëherë në tregje dhe në çmimet e naftës, duke shkaktuar rritjen e çmimit të naftës bruto. Arabia Saudite është eksportuesi më i madh i naftës në botë, ndaj sulmet ndaj mbretërisë kanë shtuar shqetësimet, raporton ap.

Shërbimi Flightradar24 njoftoi të enjten në rrjetin social X se Aeroporti Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad është mbyllur sërish. Sipas tij, ulja e fundit ishte regjistruar më shumë se 80 minuta më parë, ndërsa ngritja e fundit më shumë se 90 minuta më parë.

Një dëshmitar i tha AP-së se në vendngjarje janë dërguar ekipe zjarrfikëse dhe ambulanca, ndërsa është parë edhe tym. Sipas tij, fluturimet në nisje janë ndaluar dhe udhëtarëve u është kërkuar të lënë bagazhet e dorëzuara dhe të evakuohen nga aeroporti. Nuk dihet ende se sa fluturime janë prekur, ndërsa autoritetet saudite nuk kanë dhënë menjëherë koment.

Një ditë më parë, zyrtarët sauditë njoftuan se tre persona u vranë në dy sulme ndaj aeroporteve, për të cilat përgjegjësinë e morën Huthët. Në sulmin ndaj Aeroportit “King Khalid” u vra një shtetas sudanez dhe u plagosën tetë persona, ndërsa në sulmin ndaj aeroportit në Abha u vranë shtetas të Marokut dhe Algjerisë dhe u plagosën 28 persona.

Gjatë fundjavës, Arabia Saudite dhe forcat aleate jemenase nisën një ofensivë të madhe tokësore dhe ajrore, me synimin për të rimarrë territoret e pushtuara nga Huthët një muaj më parë përgjatë bregdetit perëndimor të Jemenit në Detin e Kuq dhe pranë ngushticës Bab el-Mandeb.

Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, gjeneralmajori Turki al-Malki, tha të mërkurën se forcat kishin shkatërruar një platformë në Sana, kryeqytetin e Jemenit të kontrolluar nga Huthët, e cila ishte përdorur për sulme ndaj kryeqytetit saudit.

 

Continue Reading

Rajoni

Rreth 50 të arrestuar në një aksion kundër rrjetit të narkotikëve me anëtarë nga Ballkani Perëndimor

Published

on

By

Rreth 50 të dyshuar janë arrestuar në një aksion policor ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës, anëtarët e të cilit janë të lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi të enjten Agjencia Evropiane e Policisë, Europol.

Europol-i tha se të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasje, rrëmbime, të shtëna me armë zjarri dhe sulme me granata dore në gjithë Evropën.

Aksioni kulmoi më 6 tetor me kontrolle në 42 lokacione në Slloveni dhe Spanjë, ndërsa arrestimet u kryen në bashkërendim me një qendër operative në Lubjanë dhe me mbështetjen e Europol-it.

Mes të dyshuarve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe të Sllovenisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Holandës.

Në hetim morën pjesë shërbimet policore dhe gjyqësore nga 22 shtete.

Numri më i madh i të dyshuarve u arrestua në Slloveni, gjithsej 34, bëri të ditur Europol-i, ndërsa nga një person u arrestua në Spanjë dhe Kroaci.

Edhe 11 të dyshuar të tjerë ishin arrestuar më herët, gjatë një hetimi disavjeçar.

Gjatë ditës së fundit të aksionit, policia sekuestroi 66 kilogramë drogë, përfshirë 51 kilogramë kanabis dhe 15 kilogramë amfetaminë, si dhe armë zjarri, stoli dhe para të gatshme, thuhet në njoftim.

Hetimi zbuloi se grupi kriminal fshihte sasi të mëdha narkotikësh në ngarkesa komerciale të mallrave, duke përdorur rrugët e ligjshme të transportit si mbulesë për kontrabandën.

Sipas Europol-it, anëtarët e rrjetit angazhonin kryesisht shoferë nga Sllovenia, Bosnje e Hercegovina dhe Bullgaria, të cilët me kamionë, furgonë dhe automjete bartnin drogën së bashku me mallra të ligjshme.

Për komunikim dhe koordinim, ata përdornin platformat e enkriptuara SKY ECC dhe CryptCom.

Kokaina, kanabisi, amfetamina, MDMA-ja dhe metamfetamina transportoheshin nga Belgjika, Holanda dhe Spanja drejt vendeve të tjera evropiane. Transporti i ligjshëm i mallrave njëkohësisht sillte fitime shtesë dhe ulte kostot e kontrabandës.

Humbja e drogës çonin në dhunë

Sipas rezultateve të hetimit, EUROPOL-i thekson se dërgesat e drogës të sekuestruara ose mosmarrëveshjet mes anëtarëve të rrjetit shpesh përfundonin me përleshje të dhunshme.

Hetuesit e lidhin grupin me disa të shtëna me armë zjarri, vrasje dhe tentativa vrasjeje, si dhe me rrëmbimin e një anëtari të organizatës.

Në sulme u përdorën mjete shpërthyese, përfshirë granata dore, ndërsa objektiva ishin anëtarët e rrjetit kriminal dhe familjarët e tyre.

Autoritetet thonë se dhuna përdorej për të rikuperuar humbjet, për të ndëshkuar përgjegjësit për dërgesat e dështuara dhe për të ruajtur kontrollin brenda organizatës. Gjatë hetimit u zbulua edhe një tentativë vrasjeje në Spanjë.

Nga shkurti i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2026, autoritetet sekuestruan 253 kilogramë kokainë, 404 kilogramë kanabis, 18.8 kilogramë metamfetaminë dhe 825 gramë MDMA.

U sekuestruan gjithashtu 550 litra anhidrid acetik, një kimikat që përdoret në prodhimin e drogës, armë automatike me silenciator, municion dhe disa pistoleta.

Megjithatë, Europol-i thotë se sasitë e sekuestruara përbëjnë vetëm një pjesë të aktiviteteve të përgjithshme kriminale.

Përmes analizimit të komunikimeve në SKY ECC dhe provave të tjera, hetuesit kanë rindërtuar transporte dhe transaksione të tjera të lidhura me të dyshuarit.

Për këtë arsye, pritet që të dyshuarit të ndiqen penalisht për trafikimin e 2.5 tonëve të tjerë kanabis, 474 kilogramëve kokainë, 104 kilogramëve heroinë, 30 kilogramëve amfetaminë, 11.6 kilogramëve MDMA, nga një kilogram ketaminë dhe hashash, 18.000 tabletave ekstazi dhe 1.000 njësive kërpudhash psikoaktive.

Hetuesit kanë identifikuar gjithashtu 45 litra vaj të destinuar për prodhimin e amfetaminës.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Europol-i gjatë hetimit u ofroi policive kombëtare mbështetje analitike dhe operacionale, ndërsa në ditën e aksionit një ekspert i kësaj agjencie dhe një hetues kroat punuan nga qendra e koordinimit në Lubjanë.

Nga kjo qendër u koordinuan në kohë reale arrestimet dhe aktivitetet e hetuesve në territorin e disa shteteve. /REL/

Continue Reading

Lajmet

Më 23 dhe 24 tetor mbahet “UBT Business & Career Fair 2026” në UBT Smart City

Published

on

By

Me synimin për të lidhur arsimin e lartë me kërkesat e tregut të punës, UBT organizon ngjarjen kryesore të vitit për zhvillimin profesional — UBT Business & Career Fair 2026. Panairi do të zhvillohet më 23 dhe 24 tetor 2026, në hapësirat e UBT Smart City.

Kjo ngjarje dyditore përben një platformë strategjike për studentët, të diplomuarit dhe të gjithë të interesuarit që synojnë të hedhin hapa konkretë drejt ndërtimit të karrierës. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takojnë drejtpërdrejt përfaqësues nga më shumë se 100 biznese dhe kompani lider nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Çfarë ofron UBT Business & Career Fair 2026?

  • Mundësi punësimi dhe praktike: Qasje direkte te pozicionet e hapura të punës dhe programet e praktikës profesionale.
  • Prezantim i drejtpërdrejtë: Mundësi për të dorëzuar CV-në dhe për të zhvilluar intervista të shkurtra me rekrutuesit.
  • Zgjerim i rrjetit profesional: Krijim i kontakteve me udhëheqës biznesesh dhe profesionistë të fushës.
  • Orientim në karrierë: Informim rreth trendeve më të fundit të tregut dhe aftësive më të kërkuara nga punëdhënësit.

Gjatë panairit, të pranishmit do të mund të shpalosin potencialin e tyre para kompanive pjesëmarrëse, duke krijuar ura lidhëse që lehtësojnë kalimin nga bankat akademike në tregun e punës.

Regjistrimi për pjesëmarrje është hapur dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online përmes formularit zyrtar.

 

Continue Reading

Të kërkuara