Lajmet

Nga Sadami tek Putini: A i dëgjojnë tiranët këshilltarët e tyre?

Ata mund ta shprehin hapur mendimin e tyre dhe të ndikojnë në vendimmarrjen e udhëheqësit.

Published

on

Nga Daniel Pipes

Tre ditë para se të jepte urdhrin për pushtimin e Ukrainës , presidenti rus Vladimir Putin mblodhi anëtarët e Këshillit të Sigurimit për një mbledhje që do të transmetohej nga televizionet ruse. Në këtë kontekst, Putin pyeti secilin prej tyre nëse ishte dakord me planin e tij për të njohur si shtete të pavarura 2 rajonet separatist të Ukrainës Lindore.

Duke shfaqur haptazi sikletin e tyre, duke u ngatërruar shpesh gjatë fjalës së tyre, të gjithë u përkulën me respekt ndaj vullnetit të udhëheqësit të tyre suprem. Por ky nuk duhet të jetë gjithmonë rasti, kur një diktator absolut dhe brutal takohet me këshilltarët e tij, për të diskutuar një çështje të rëndësishme, sidomos nëse takimi zhvillohet jashtë vëmendjes sëpublikut.

Nëse ndodh kjo e fundit, ata mund ta shprehin hapur mendimin e tyre dhe të ndikojnë në vendimmarrjen e udhëheqësit. Ne e dimë këtë gjë, pasi ekziston një histori e veçantë e një takimi të tillë, që u zhvillua në korrikun e vitit 1986 në kryeqytetin irakian Bagdad, me nismën e diktatorit Sadam Husein.

Amatzia Baram dhe Ban Al–Maliki e tregojnë këtë në një artikull të kohëve të fundit që u botua në “Journal of the Middle East and Africa” me titull “Të thuash të vërtetën në njëdiktaturë: Ideologjia laike kundër real–politikës islamike, një mosmarrëveshje e fortë në Irakun e Sadamit”.

Asnjë regjim i Lindjes së Mesme, theksojnë autorët, “nuk na ka lënë një dokument kaq të detajuar mbi një debat me peshë, në zemër të një regjimi në detyrë, dhe për një temë kaq vendimtare”. 

Në atë moment në qeverinë e Sadamit, sipas Baram dhe Al Malikit, “diskutimet midis liderëve mund të ishin nganjëherë pothuajse të lira”.

Për pasojë, “zyrtarët e lartë të partisë mund t’i thoshin ende të vërtetën atyre që ishin në pushtet”. 
Siç shkruajnë autorët, ai debat tregon “tensionin midis ideologjisë dhe praktikës, në një regjim diktatorial të orientuar nga ideologjia, dhe shkallën befasuese të lirisë së fjalës”. Çështja në fjalë ishte themelore. Partia Ba’th, në emër të së cilës sundonte Sadami, këmbëngulte për respektimin e shekullarizmit në jetën publike. Por në vitin 1986, Islami kishte fituar një mbështetje kaq të gjerë, saqë Sadami ndjeu nevojën urgjente për ta adresuar këtë sfidë, duke u angazhuar në një dialog me Vëllazërinë Myslimane në Egjipt dhe Sudan. Udhëheqësi irakian zhvilloi një takim gjysmë–orësh me ndihmësit e tij, para ta miratonte atë ndryshim të qasjes. Prania e një figure me peshë si Mishel Aflak, i lindur nga një familje e krishterë dhe bashkëthemelues i partisë Ba’th, e bëri shumë më delikat diskutimin.

Aflak, që kishte një pushtet nominal dhe gëzonte shumë prestigj, donte padyshim që shekullarizmi të mbetej dominues. Pikën kulmore debati e arriti pasi Sadami shpjegoi nismën e tij të propozuar me Vëllazërinë Myslimane. Në atë moment, diskutimit iu bashkua Ministri i Jashtëm i besimit të krishterë, Tarik Aziz.

Aziz i dëgjoi argumentet që dha Sadami, por nuk ishte në dijeni se vetë ishte vetë ky i fundit ai që e kishte propozuar idenë për atë dialog. Prandaj, Aziz ndërhyri dhe përmes një fjalimi 14-minutësh, u shpreh kundër një ndryshimi të tillë. Ai madje përdori armën më të fundit retorike, duke cituar vetë fjalët e Sadamit, për të kundërshtuar nismën: ”Shoku Sadam e bëri shumë të qartë qëndrimin e tij mbi këtë gjë!”.

Autorët shkruajnë:“Me përjashtim të një pauze të shkurtër prej 4 sekondash, askush nuk tha asnjë fjalë, ndërsa ai vazhdoi me ndërhyrjen e tij. Pjesëmarrësit ngrinë në vend nga mosbesimi por edhe frika, pasi duhet ta kenë kuptuar se Aziz nuk e dinte se po sulmonte liderin.

Po ashtu, ata ishin të vetëdijshëm edhe për sedrën e sëmurë që kishte Sadami: kundërshtimi i tij në një forum të tillë ishte më së paku i rrezikshëm. (…) Ndoshta Aziz ishte duke bërë një gabim të rrezikshëm. Sa larg do të shkonte ai me kritikat që po bënte?”.

Çuditërisht, Sadami nuk reagoi ndaj atij kundërshtimi, duke mos urdhëruar ekzekutimin e Aziz, por duke iu bindur atij dhe dy aleatëve të tij (njëri prej të cilëve ishte Aflak). Siç shpjegojnë Baram dhe Al–Maliki: “Në fund, 3 kundërshtarët e detyruan Sadamin të arrinte njëkompromis. (…).

Me sulmin e Aziz ndaj propozimit të tij, Sadami kuptoi se debati kishte hyrë në një fazë potencialisht të rrezikshme. Ai e kuptoi se nëse nuk do të vepronte shpejt, miqtë e tij mund të nisnin të dyshonin se ai ishte gati të braktiste parimet bazë të Ba’th”.

I befasuar, presidenti irakian e modifikoi propozimin e tij të mëhershëm, i pranoi kritikat e bëra ndaj tij, dhe hoqi dorë nga dialogu me Vëllazërinë Myslimane. Por 3 vite më vonë, kur Vëllazëria Myslimane mori pushtetin në Sudan, Sadami i mbështeti ata, duke e bërë shumëjetëshkurtër lëshimin e tij të vitit 1986.

Por fakti që vartësit e tij patën kaq shumë ndikim mbi të, tregon se ndonjëherë një despot i kushton vëmendje edhe asaj që i thonë këshilltarët e tij. Duke u rikthyer në të tashmen, mbledhja televizive e Vladimir Putinit, mund të jetë paraprirë nga një debat privat po aq autentik mbi politikën ukrainase. Ne nuk e dimë nëse presidenti rus është aq i izoluar sa duket. Vladimir Putin mund të jetë vetëm udhëheqësi i grupit. / ”Opinione.it” – Bota.al

Vendi

Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës

Published

on

By

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.

Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.

Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.

Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.

Continue Reading

Lajmet

Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan

Published

on

By

Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.

Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.

Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.

Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Të kërkuara