Kronika e zezë

Në Prizren vetëm dje u shqiptuan 180 gjoba për mosbartje të maskës

Publikuar

Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorët komunal dhe inspektorët sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave antiCOVID në disa qendra tregtare dhe lokacione tjera në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, në komunën e Prizrenit nuk kanë gjetur parregullsi. Megjithatë janë shqiptuar 180 gjoba për mosbartje të maskave.

“Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Policisë./UBTNews

Kronika e zezë

Arrestohen tre shtetas të huaj në lagjen “Emshir”

Publikuar

Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në lagjen “Emshir” nga njësiti EUROFAST. UBTNews mëson se bëhet fjalë për tre shtetas të huaj.

UBTNews ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, dhe është në pritje të përgjigjes. Do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me rastin./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara