Kronika e zezë

Vidhet ari dhe para të gatshme në Romajë të Prizrenit

Publikuar

Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë në fshatin Romajë të Prizrenit. Policia e Kosovës njofton se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi, dhe kanë vjedhur ari në vlerë rreth 4 mijë euro si dhe 4 mijë e 500 euro para të gatshme.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raportin e Policisë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Burgim i përjetshëm për burrin nga Kamenica që vrau gruan

Publikuar

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar me burgim të përjetshëm Nuhi Mavroqanin, që në korrik të këtij viti kishte vrarë bashkëshorten e tij duke e goditur me shufër të hekurit në shtëpinë e tyre në Kamenicë.

Sipas njoftimit të Themelores, i akuzuari dyshohet se me datë 25.07.2020, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, më dashje e ka privuar nga jeta anëtaren e familjes, bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M., në atë mënyrë që fillimisht janë fjalosur e më pas i pandehuri ka marrë një shufër metalike – mjet të përshtatëm me gjatësi 73 cm, e godet fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe më pas njëherë në anën e majtë të kokës e cila rrëzohet në dysheme, më pas i pandehuri vazhdon të godas me shufër metalike disa herë në kohë dhe në anën e djathtë të kokës, në fytyrë afër syrit, duke i shkaktuar plagë të hapura në kokë, thyerje në anën e majtë të kafkës, të cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse.

“Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Themelores./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara