Kronika e zezë

Prishtinë, theret me thikë një i mitur

Publikuar

Një i mitur nga Prishtina është therur me thikë. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 09:20.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Viktima m/k i mitur ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari m/k i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Kronika e zezë

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për disa vjedhje të rënda. Rastet kanë ndodhur në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore kryesisht në qytetin e Prishtinës.

“Puna e hetuesve policor lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë tre persona: A. M. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, I.G. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, D. M. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.

Hetuesit policorë kanë kryer edhe bastisje në tri lokacione, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që mund të përdoren si prova pas procedimit të rastit në institucionet përkatëse.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton PK-ja./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara