Shëndet
Në periudhën më stresuese të COVID-19; Si ta përballoni ankthin, armikun që po ju mundon pa e kuptuar
Published
5 years agoon
By
Esad DujakaMendja e njeriut është shumë më komplekse dhe e mistershme, nga ajo që guxojmë të imagjinojmë
Mjafton një këngë, aroma e një parfumi apo fytyra e një të panjohuri, dhe automatikisht ajo aktivizon një seri qëndrimesh mbrojtëse, përballë një rreziku që nuk ekziston.
Sipas hulumtimeve të fundit, e shkuara, më konkretisht periudha nga fëmijëria deri në adoleshencë, është e tejmbushur me ngjarje të “pazgjidhura” që më pas reflektohen në të tashmen në formën e krizave të pashpjegueshme të ankthit ose panikut.
Po ç’është ankthi? Përse OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) e konsideron si një nga vrasësit e heshtur, krahas depresionit?
Koncepti i ankthit është i vështirë për t’u përkufizuar, por sipas studimeve, ankthi është një ndjenjë mërzie, tensioni, frike, dhe shqetësimi për të ardhmen. Ai ka një lidhje të ngushtë me frikën nga e panjohura. Ankthi dhe frika janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin.
Psikologu Sigmund Frojd ishte ai që, për herë të parë, u përpoq të gjente dallimin midis tyre. Sipas tij, ankthi lidhet me një gjendje psikologjike që nuk shoqërohet me vëmendje të veçantë ndaj objektit frikësues, ndërsa tek frika, vëmendja është tërësisht e përqendruar tek ky objekt.

Askush nuk është imun ndaj ankthit, megjithatë 7 këshillat e mëposhtme nga Living mund t’ju ndihmojnë ta mbani nën kontroll.
1. Mos ki frikë nga e ardhmja, jo çdo gjë që ndodh në mendjen tënde do të ndodhë vërtetë.
2. Ndrysho ritmin e frymëmarrjes dhe dil më shpesh shëtitje.
3. Përpiqu të shoqërohesh me njerëz dhe të shmangësh vetminë.
4. Mos ki turp nga ajo që ndjen.
5. Mos harro: Ti je më i rëndësishëm se ankthi, mos lejo të të mbërthejë.
6. Nuk mund ta luftosh i vetëm/e vetme, kërko ndihmë.
7. Mbushe ditën tënde me gjëra të ndryshme, tako njerëz dhe zbulo pasione të reja.
/Telegrafi/
Shëndet
Si të flini mjaftueshëm gjatë shtatzënisë?
Published
1 day agoon
November 14, 2025By
UBT News
Nevoja për gjumë në shtatzëni fillon të bëhet e dukshme pas rezultatit pozitiv të testit. Nëse ndiheni e lodhur gjatë ditës duhet të dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe të shkoni të pushoni.
Gjatë shtatzënisë ka edhe shumë gra që vuajnë nga pagjumësia si një faktor natyral, ndërsa të tjera nuk munden të flenë si pasojë e angazhimeve të tyre në familje apo punë.
Për sa orë gjumë ka nevojë një grua shtatzënë?
Në shtatzëni trupi nuk ka nevojë për 2-fish kalori apo 2-fish gjumë. Në realitet kush mund të flinte 16 orë pa ndërprerje?
Gjëja më korrekte është t’i jepni mundësinë trupit të rikuperojë energjitë e humbura, për një mirëqënie të përgjithshme. Që ta bëni këtë do të ishin të mjaftueshme rreth 10 orë gjumë.
Po nëse gruaja ka disa shqetësime?
Zakonisht gruaja nuk mund të flejë si pasojë e krampeve, që luftohen duke konsumuar ushqime të pasura me magnez dhe kalium si: kikirikët, bananet, kajsitë e thata dhe peshku.
Mund të vuani edhe nga mpirja e duarve (ndjesia sikur janë bërë duart e “miza”). Në këtë rast duhet të hapni dhe mbyllni grushtat ose vendosni duart në ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, pra duke i alternuar. Këto veprime bëhen para gjumit.
Gërhitja dhe mpirja e këmbëve
Këto janë dy shqetësime tjera që shfaqen tek gruaja dhe që largohen disa ditë pas lindjes, mund të lehtësoni simptomat duke ndryshuar pozicionin e gjumit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ushqimet që duhen shmangur pas të 30-ave!
Published
1 day agoon
November 14, 2025By
UBT News
Ushqimi i tepërt shkakton sëmundje në çdo moshë, por pasi të kalojmë të 30-tat trupat tanë bëhen në mënyrë progresive më pak të aftë për të toleruar ushqimin jo të shëndetshëm.
Do të ishte mirë të kujdeseshim që tani për këtë. Këto janë ushqimet që duhet të ndaloni së ngrëni pas të 30-tave.
– Kosi me fruta: Ne blejmë kos me fruta në supermarket si zgjidhje të lehtë dhe të shëndetshme por kanë sasi sheqeri të tepruar.
Më shumë sheqer se sa duhet të hamë në një ditë të tërë
Soja: Këtu është një tjetër përbërës që është menduar të jetë i shëndetshëm, por nuk është më mirë se mishi që po përpiqeni të zëvendësoni.
Ne thjesht nuk e dimë efektet afatgjata të kësaj. Në afat të shkurtër, soja mund të ndërhyjë në funksionin e tiroides. Një tjetër problem i sojës është që imiton estrogjenin në trup. Për këtë arsye soja sidomos nuk duhet t’u jepet fëmijëve që janë ende në rritje.
Peshqit e kultivuar: Për fat të keq, deri në 70% të peshkut që do të gjeni në treg është peshk i kultivuar. Ata ushqehen me një dietë plot me antibiotikë, si dhe me ushqime të ngjyrosur që i bën të duken më të shëndetshme.
– Bukë e bardhë: Kur ishit fëmijë, buka e bardhë ishte i vetmi lloj që ju pëlqente. Por, jeni një i rritur, e buka është në thelb pa veti ushqyese. Substancat që i japin asaj bardhësinë nuk mban asnjë nga vitaminat dhe mineralet e pranishme që janë në grurë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse keni mungesë të vitaminës D?
Published
1 day agoon
November 14, 2025By
UBT News
Trupi ka nevojë për vitaminën D për të mbajtur kockat të forta dhe të shëndetshme.
Vitamina ndihmon në përthithjen e kalciumit, luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, redukton rreziqet e inflamacionit.
Kur vitamina D mungon, trupi jep disa sinjale të dukshme:
Djersit më shumë seç duhet
Edhe gjatë dimrit, djersitja e tepërt lidhet me mungesën e vitaminës D. Kjo ndodh sepse trupi përpiqet të rregullojë temperaturën, edhe pse ambienti nuk është i nxehtë.
Ndihesh i/e lodhur pa arsye
Mungesa e vitaminës shkakton lodhje, edhe kur ke fjetur mjaftueshëm. Studimet tregojnë se kjo mungesë shkakton edhe marrje mendsh.
Ndihesh i/e trishtuar
Vitamina D luan rol në disa funksione të trurit dhe ndikon në hormonet e lumturisë, si dopamina dhe serotonina. Mungesa e saj lidhet shpesh me depresionin dhe ndjenjat e trishtimit.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Personat me artrit ose dhimbje të kyçeve kanë nivel të ulët të vitaminës D. Nëse ke përjetuar dhimbje të vazhdueshme në muskuj ose kocka, mund të jetë momenti të kontrollosh nivelin e kësaj vitamine.
Si të furnizosh trupin me vitaminë D?
Ekspozimi në diell: Kërkohet për prodhimin natyral të vitaminës, por përdor kremin me SPF për mbrojtje nga rrezet e dëmshme.
Ushqimet e pasura me vitaminë D: Salmon, sardele, ton, vezë, djathë, kërpudha, qumësht, kos, drithëra dhe lëng portokalli.
Suplemente: Vitamina D mund të merret edhe përmes medikamenteve specifike, gjithmonë pas konsultimit me mjekun.
Furnizimi i rregullt me vitaminë D ndihmon trupin të funksionojë në mënyrë optimale, duke mbështetur shëndetin e kockave, energjinë, humorin dhe imunitetin. /A.Z.UBT News/
Shëndet
Marramendja e papritur mund të jetë shenjë e goditjes në tru!
Published
2 days agoon
November 13, 2025By
UBT News
Truri reagon ndaj mungesës së oksigjenit me shenja të imta, shpesh të ngatërruara me lodhje ose stres. Njohja e tyre në kohë mund të parandalojë dëmtimin e përhershëm të qelizave nervore.
Marramendja, e shoqëruar me ndjenja si humbje ekuilibri, përzierje ose ndjesi se gjithçka rrotullohet, mund të jetë pasojë e dëmtimit të trungut të trurit ose të trurit të vogël, pjesë përgjegjëse për koordinimin e lëvizjeve dhe stabilitetin trupor.
Kur marramendja është shenjë alarmi
Marramendja qendrore që shoqëron goditjen në tru zgjat më shumë se 20 minuta deri 24 orë e shoqërohet me simptoma tjera, si:
Shikim të dyfishtë ose humbje të shikimit
Dobësi ose mpirje në njërën anë të trupit
Vështirësi në të folur
Paqëndrueshmëri gjatë ecjes
Dhimbje koke e fortë dhe konfuzion
Ky lloj marramendjeje ndryshon nga ai i shkaktuar nga çrregullime të veshit ose nga sulmet ishemike kalimtare (TIA), që zgjatin më pak dhe nuk lënë dëmtime të përhershme.
Faktorët e rrezikut
Presioni i lartë i gjakut, diabeti, nivelet e larta të yndyrave e duhanpirja rrisin rrezikun. Marramendja e papritur që pengon ecjen kërkon vlerësim urgjent mjekësor, pasi diagnostikimi i shpejtë mund të shpëtojë jetën dhe të parandalojë dëmtimet e përhershme.
Në çdo rast, çdo minut është e çmuar. Njohja e shenjave të goditjes në tru dhe reagimi i shpejtë rrit shanset për shërim. /A.Z/UBT News/
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, nderohet me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Sonte në UBT TV: Podcast me Profesorin Ibush Luzha
Si të flini mjaftueshëm gjatë shtatzënisë?
Mikrorobotët që mund të parandalojnë goditjen në tru
UEFA cakton gjyqtarët e ndeshjes Slloveni – Kosovë
Ushqimet që duhen shmangur pas të 30-ave!
Sa ka fituar Maluma nga muzika, marka dhe bizneset e tij?
OSHP konfirmon shkeljet për kontratën “Shërbime me ushqim për nevojat e Policisë së Kosovës”
Hetimet për atentatin në Rinas, zbulohet arsenal armësh në Fushë-Krujë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet3 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
