Një rrugë e rëndësishme e kontrabandës shqiptare të kanabisit nga kalon në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Banorët e rajonit jetojnë me frikë prej mafies së drogës.
Një nga rrugët më të mëdha të kontrabandës së kanabisit dhe të drogave në Evropë kalon nga Shqipëria përmes fshatrave kufitare grekë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.
Konstantinos Karalambakis, shef i sektorit kundër drogës në qytetin kufitar të Janinës, është shpesh në zonën kufitare shqiptaro-greke. Ky rajon i vështirë për t’u kaluar është prej kohësh një nga rrugët më të rëndësishme të kontrabandës së drogës në Evropë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.
Bandat po bëhen gjithnjë e më brutale
Njësia kundër drogës zhvillon shumë kontrolle, por shpesh gjen vetëm drogat që kanë lënë kontrabandistët. Në vitin 2020 ajo sekuestroi mbi 1.5 tonë kanabis.
Bandat ndërkohë po bëhen gjithnjë e më brutale dhe shumë janë të armatosur me kallashnikov kur sjellin “mallin” në Greqi, tregon Konstantinos Karalambakis duke shtuar se “pa dyshim situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme”.
Kontrabandistët e kalojnë shpesh kufirin gjatë natës me çanta shpine të mbushura plot me drogë dhe më pas fshihen poshtë trungjeve të pemëve.
Kufi i vështirë për t’u mbikëqyrur
Policia e ka të qartë se mund të kapë vetëm një pjesë të sasisë së kanabisit që vjen nga Shqipëria, sepse sikurse tregon Karalambakis “Kufiri me Shqipërinë është shumë i gjatë, 300 kilometra, dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u mbikëqyrur. Po ashtu kontrabandistët e njohin shumë mirë zonën “.
Edhe forcat e sigurisë në Shqipëri demonstrojnë vigjilencë në rajonin kufitar. Qeveria në Tiranë ka premtuar vazhdimisht se do ta luftojë kontrabandën e kanabisit që shkon në Bashkimin Evropian nëpërmjet Greqisë. Por prodhimi i drogës me sa duket vazhdon pa u ndalur dhe disa muaj më parë një reporter investigativ paraqiti në televizionin shqiptar pamje plantacionesh të mëdha të kanabisit. Një pjesë e tyre shtrihen në zonën kufitare me Greqinë.
Jetë me frikë prej kontrabandistëve
Bletari Giorgos Tsiavos jeton pranë kufirin shqiptar. Ai thotë se: “ata kanë mbjellë mijëra bimë kanabis edhe këtu. Në mes të pyllit! Jo në anën shqiptare, por këtu në Greqi!”
Giorgos Tsiavos jeton me frikën prej kontrabandistëve, sepse në fshatin e tij ka pasur një numër vjedhjesh dhe madje edhe një vrasje nga një kontrabandist shqiptar droge.
Giorgos ka blerë dy qenë për t’u mbrojtur: “Ne i mbajmë qentë në shtëpi gjatë natës, se po i lamë jashtë dikush mund t’i helmojë dhe të hyjë në pronë. Qentë janë një sistem alarmi i sigurt. Sepse hajdutët mund t’i fikin edhe sistemet e alarmit elektronik.
Një arrestohet, dy u bashkohen bandave
Policia e qytetit kufitar të Janinës do të përforcojë sërish mbrojtjen e fshatrave kufitar nga bandat e drogës. Por hetuesi i drogës Charalambakis e di se megjithë arrestimet numri i kontrabandistëve shtohet, sepse varfëria në Shqipëri dhe fitimet e mëdha bëjnë që bandave të kontrabandistëve t’u shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të rinj.
Një çantë shpine me kanabis ka një vlerë tregu prej 50,000 eurosh. .
Për sa kohë që Shqipëria është prodhues i kanabisit dhe gjithashtu furnizuesi më i madh në Evropë, ne nuk do të shpëtojmë nga ky problem. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër tij, por ai nuk do të marrë fund shpejt”.
Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.
Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.
E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.
Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.
Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.
Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/
Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New York-ut ka arritur në tetë, ndërsa të paktën 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, i cili përmes një deklarate bëri të ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe tre zjarrfikës që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.
Autoritetet amerikane kanë nisur tashmë një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet që çuan në shembjen e papritur të këtij objekti banimi.
Fillimisht janë raportuar dy të vdekur, ndërkaq numri i tyre ka vazhduar të rritet teksa zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin nën rrënoja. /E.A/