

Lajmet nga UBT
Në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit në UBT u mbajt punëtoria nga brendi i njohur kosovar “PEZULL”
Published
1 year agoon
By
Betim GashiNë kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit u mbajt punëtoria nga brendi i njohur kosovar “PEZULL”, i themeluar nga Nertila Memaj, Medina Hoxha dhe Hira Doramar, të cilat njëkohësisht janë edhe studente të diplomuara në Fakultetin e Dizajnit të Integruar në UBT. Brendi PEZULL fokusohet në kriimin e produkteve të frymëzuara nga idetë e transparencës dhe iluzionit.
Gjatë punëtorisë, dizajneret dhe themelueset e brendit demonstruan dhe realizuan së bashku me pjesëmarrësit dy çanta të stilit Tote Bags me konceptin Zero Mbetje.
Përveç krijimit të produkteve inovative, punëtoria gjithashtu ofroi një platformë për diskutim dhe ndarje të ideve lidhur me rëndësinë e dizajnit të qëndrueshëm dhe impaktin e tij në mjedis.
Pjesëmarrësit u inkurajuan të reflektonin mbi praktikat e tyre të konsumit dhe të shikonin mundësitë për të reduktuar ndikimin e tyre në ambientin nëpërmjet zgjidhjeve të qëndrueshme.
Lajmet nga UBT
Nderohet në Tunizi veprimtaria artistike e profesoreshës së UBT-së, Dr. Marigona Bekteshi Ferati
Published
15 hours agoon
May 8, 2025By
UBTnews


Lajmet nga UBT
Publikohet punimi shkencor i profesorit të UBT-së, Alfred Marleku dhe studentes Elona Belaj në revistën prestigjoze “Sage Journals”
Published
1 day agoon
May 7, 2025By
UBTnews
Alfred Marleku, profesor i Shkencave Politike në UBT dhe studentja Elona Belaj kanë publikuar së fundmi një punim shkencor të titulluar “The influence of the Ukraine war on threat perceptions and security dynamics in the Western Balkans”, i cili është publikuar në revistën prestigjoze Sage Journals.
Ky punim ka për qëllim të shqyrtojë se si lufta Rusi-Ukrainë ka ndikuar në perceptimet e kërcënimit dhe strategjitë e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa studimi është fokusuar në analiza të thelluara për gjashtë shtete (Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë).
Sipas studimit, vendet pro-perëndimore si Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë gjithnjë e më shumë me NATO-n dhe BE-në për të kundërshtuar agresionin e perceptuar rus, ndërsa në anën tjetër Serbia vijonë të ruaj një lidhje të fortë me Moskën.
Ky studimi nga profesori Alfred dhe studentja Elona Belaj trajton teorinë shumëdimensionale të sigurisë të Barry Buzan dhe teorinë e balancimit të kërcënimit të Stephen Walt, duke analizuar ndërveprimin midis trashëgimive historike, dobësive ekonomike dhe dinamikës së jashtme gjeopolitike.
Prof. Alfred Marleku shprehet se ky punim paraqet një rezultat të mësimdhënies së orientuar drejt hulumtimit, një qasje që prej vitesh aplikohet në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT.
“Artikulli është rezultat i mësimdhënies së orientuar kah hulumtimi – një qasje që prej vitesh aplikohet në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT, ku studentët përfshihen drejtpërdrejt në kërkime, duke fituar dije teorike dhe shkathtësi praktike të rëndësishme për profesionin”.
Publikimi i punimeve shkencore nga profesorët dhe studentët e UBT-së, në revista prestigjoze ndërkombëtare, krijon një imazh të mirë si brenda ashtu dhe jashtë Kosovës, duke dëshmuar angazhimin e stafit akademik për hulumtime në fusha të ndryshme.
Lajmet nga UBT
UBT organizon Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Mufail Salihaj
Published
2 days agoon
May 6, 2025By
UBTnews
UBT organizoi një Akademi Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Prof. Dr. Mufail Salihaj – profesor i shquar, studiues i palodhur dhe intelektual i devotshëm, i cili për dekada me radhë dha një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë në Kosovë dhe në formimin e shumë brezave të studentëve.
Kjo ngjarje përkujtimore u zhvillua në nderim të një figure të botës akademike shqiptare, i cili me urtësinë, dijen dhe përkushtimin e tij, la gjurmë të pashlyeshme në mendjet dhe zemrat e të gjithëve që patën fatin ta njihnin dhe të punonin me të.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të profesorit Salihaj, duke theksuar rolin e tij thelbësor në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe promovimin e vlerave akademike:
“Me dhimbje të thellë jemi mbledhur sot për të nderuar kujtimin dhe jetën e një njeriu të rrallë, një profesori, studiuesi dhe intelektuali të shquar – Prof. Dr. Mufail Salihaj. Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në zemrat tona dhe një mungesë të pashlyeshme në botën akademike të vendit tonë. Ai ishte një njeri i ditur, i urtë, i përkushtuar dhe mbi të gjitha – një njeri i madh në shpirt dhe zemër. Humbja e tij është një humbje për të gjithë ne, por gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi vlerat që ai përfaqësonte dhe për të vazhduar rrugën e dijes që ai na la trashëgim”.
Në këtë akademi morën pjesë anëtarë të stafit akademik, studentë, miq, familjarë dhe bashkëpunëtorë të profesorit, të cilët ndanë kujtime dhe vlerësime për figurën e tij si njeri, pedagog dhe studiues.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, i cili ndau me të pranishmit vlerësimin dhe mirënjohjen e tij për figurën dhe veprën e Prof. Dr. Mufail Salihaj:
“Profesori Mufaili jetoi me modestinë e njeriut të ditur dhe veproi me bindjen e palëkundur se shoqëria përparon kur ne, të gjithë bashkë, japim më të mirën prej vetes. Ai mbolli dijen me dashuri dhe nga dora e tij kanë dalë breza të tërë studentësh, të cilët sot mbajnë përgjegjësi të rëndësishme në fusha të ndryshme të jetës sonë intelektuale dhe kombëtare. Edhe përtej figurës publike, Prof. Mufaili ishte njeri i jashtëzakonshëm, para së gjithash në rrafshin njerëzor: i dashur, i dhembshur, gjithmonë i gatshëm të dëgjonte, të kuptonte, të ndihmonte secilin, i papërtuar dhe i vendosur”.
Prof. Dr. Mufail Salihaj do të kujtohet si një njeri i dijes, urtësisë dhe përkushtimit të pashembullt, që i dha shumë Kosovës në rrugëtimin e saj arsimor dhe intelektual.
Lajmet nga UBT
Inteligjenca Artificiale në fokus: UBT sjell ekspertizën në Qendrën DIG-4K
Published
2 days agoon
May 6, 2025By
UBTnews
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me Prof. Vehbi Sofiun, Drejtor i Kampusit të UBT-së në Prizren, dhe Prof. Besnik Skenderin, Drejtor i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të lansimit të Qendrës për Ekselencë në Inovacion Digjital “Digital Innovation Gateway for Kosovo – DIG-4K”.
Kjo qendër, e para e këtij lloji në Kosovë, u lansua në kuadër të programit Evropa Digjitale, të cilin Kosova e nënshkroi me Bashkimin Evropian në vitin 2023. DIG-4K tashmë është bërë pjesë e Rrjetit të Qendrave Evropiane të Inovacionit Digjital (EDIH) dhe synon të nxisë zhvillimin digjital në sektorë kyç të ekonomisë dhe shoqërisë.
DIG-4K do të ofrojë mbështetje të specializuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të), si dhe për organizatat publike, përmes qasjes në teknologji të avancuara si cloud computing, siguri kibernetike, inteligjencë artificiale, dhe mjete të tjera digjitale të nivelit të lartë. Ajo gjithashtu do të mbulojë fusha strategjike si e-commerce, fintech, shëndetësia, arsimi, dhe bujqësia.
UBT, si partner në këtë qendër të rëndësishme, do të japë kontribut të drejtpërdrejtë përmes ekspertizës së saj në inteligjencën artificiale, duke ofruar trajnime të avancuara, mentorim profesional dhe ndihmë në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për bizneset dhe institucionet publike që aplikojnë për mbështetje në kuadër të DIG-4K.
Kjo pjesëmarrje e UBT-së konfirmon edhe njëherë rolin e saj udhëheqës në avancimin teknologjik dhe edukimin e gjeneratave të reja me njohuritë më të fundit në fushat më kërkuese të kohës.

Ish-partnerja e Liam Payne, Cheryl, trashëgon pasurinë e tij me vlerë 32.3 milionë dollarë

Ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Kosova me Donjeta Sadikun dhe vëllezërit Bajoku në Kupën Botërore

LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë

Qëndrimi ulur për periudha të gjata rrit rrezikun për sëmundje kronike

Trump habit me veprimin: Punësoi yllin e reality show-t në muzeun e Holokaustit

UEFA vendos për lojtarin më të mirë të ndeshjes

Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve

Policia jep detaje për aksionin në disa lokacione në veri ku u zbulua punishtja e armëve, u arrestuan tre të dyshuar
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet4 weeks ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT1 week ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim