Lajmet

Në Kosovë ka mungesë të kontrollit të ushqimit

“Kosova nuk kam problem me mungesën e ushqimit, por me kualitetin”

Published

on

Organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural janë mbajtur diskutimet në grupe të ndara në kuadër të tryezës “Dialogu për sistemet e qëndrueshme ushqimore”, ku edhe janë prezantuar rekomandimet, raporton Ekonomia Online.

Dardan Abazi, nga INDEP-i, para nisjes së prezantimit të rekomandimeve tha se gjatë diskutimit, grupet  ndanë tema të rëndësishme të cilat do të jenë pjesë e samitit të ushqimit në Kombet e Bashkuara.

“Të gjitha këto grupe kanë prezantuar nga një raportues, për shkak të kohës diskutimi ishte mjaft i pasur duke dëgjuar tema shumë të rëndësishme, si digjitalizimi i parcelave, bujqësisë dhe që do të jenë pjesë e sistemit të ushqimit të Kombeve të Bashkuara”.

Leutrim Gërmizaj, nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës, gjatë prezantimit të rekomandimeve nga grupi punues theksoi se në Kosovë ka mungesë të kontrollit të ushqimit, derisa shtoi se gratë nuk janë të përfshira në menaxhimin e fermave.

“Temë interesante ka qenë kontrolli i ushqimit, ku kontrolli i ushqimit mungon më Kosovë, po ashtu dhe mungesa e implementimit të Legjislacionit. Temë tjetër ka qenë edhe mungesa e kapaciteteve profesionale ku fermerët ata që punojnë në terren hezitojnë që të marrin mbështetje profesionale”.

“Gratë shume pak janë të përfshira në menaxhmin e fermave të ndryshme. Kosova nuk kam problem me mungesën e ushqimit, por me kualitetin”.

Shpat Ejupi nga Instituti i Pavarur i Ushqimit, tha se sistemi ushqimor në Kosovë ka nevojë të ridefinohet e të përmirësohet që t’i mundësohet vendit për të shitur produkte jashtë në gjithë BE-në.

“Diskutuam për ngritjen e vetëdijes së konsumatorëve si dhe më shumë inspektime para daljes në treg, por a ka nevojë ka nevojë si dhe folëm për digjitalizimin e parcelave, dhe kjo duhet të jetë cak i Ministrisë së Bujqësisë dhe të krijohen skema mbështetëse me nivelin e sistemeve të ushqimeve lokale”.

Xhevdet Gegollaj raportues i grupit të tretë, tha se përdorimi i plehrave inorganike është duke e dëmtuar mjedisin, raporton EO.

“Ne e diskutuam problematikën e ekonomisë qarkore. Ka disa vite që aktetët e ndryshëm janë duke e promovuar atë si një platformë e politikave adaptueses për të tranzituar një sistem ushqimor që është më miqësor ndaj njerëzimit dhe mjedisit”.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për vrasjet dhe plagosjet e sotme në Shkodër

Published

on

By

Policia shqiptare, ka arrestuar Ragip Gila, i dyshuar si autor të ngjarjes së rëndë në Shkodër, me dy të vrarë e tashmë dy të plagosur.

Nga të shtënat në një lokal në afërsi të Bashkisë Shkodër, mbeti i vrarë Armando Pali, 3 persona të plagosur, ndërsa njëri prej tyre s’u mbijetoi plagëve dhe vdiq në spital.

Vrasësi sipas abcnews.al, ishte në me maskë në kokë, në momentin që hyri në lokal dhe qëlloi me armë.

Pas ngjarjes, autori fillimisht ishte larguar me një automjet.

Ragip Gila sipas mediave shqiptare kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu.

Ai u kap më 6 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor, ku iu sekuestruan një armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke të gjitha elemente që ngrejnë dyshime mbi përgatitjen për ngjarje kriminale.

Pavarësisht se ishte arrestuar për posedim të armëve dhe mjeteve të rrezikshme, Gila kishte arritur të rifitojë lirinë pak kohë më parë. Mëngjesin e sotëm, Shkodra u trondit nga një atentat me armë zjarri që la pas dy viktima, Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Geridon Kraja, i njohur si truproja i Erogen Vaso (Brajoviç) dhe u plagos Erogen Vaso (Brajoviç), shtetasja M. K., 25 vjeçe, kamariere në lokal./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​GAP: Kryetarët e komunave dhanë 1815 premtime, realizuan vetëm 918

Published

on

By

Instituti GAP ka publikuar raportin për nivelin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore për mandatin 2021-2025 që kanë dhanë kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale. Në bazë të raportit të tyre, kryetarët kanë dhënë 1815 premtime zgjedhore në fushatën elektorale, ndërkaq kanë zbatuar vetëm 918 sosh.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sipas raportit të GAP, në vitin 2021 ka dhënë 206 premtime zgjedhore, por për katër vjet ka realizuar vetëm 73 premtime. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë 78 premtime, por ka realizuar 42 sosh. Ndërkaq kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë 109 premtime por i ka realizuar vetëm 55”, tha hulumtuesi i GAP, Bekim Salihu, në konferencë për media të hënën./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Raportohet për katër të vrarë në një sulm me armë zjarri në Jerusalem

Published

on

By

Të paktën katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Jerusalem, njoftuan shërbimet e emergjencës, raporton BBC.

Shërbimi i ambulancës, Magen David Adom identifikoi të vdekurit, një burrë rreth të 50-ave dhe tre burra rreth të 30-ave. Pesë persona me plagë nga armë zjarri u dërguan në spitalet lokale, dhe disa të tjerë u plagosën nga xhamat e thyer, shtoi ajo.

Policia izraelite tha se sulmi ndodhi në kryqëzimin Ramot – i cili ndodhet në periferi veriperëndimore të qytetit. U tha se “dy terroristë u neutralizuan”.

Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se personat e armatosur hipën në një autobus dhe hapën zjarr përpara se një ushtar t’i qëllonte. Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm nga ndonjë grup i armatosur./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Trump: Gati për fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë

Published

on

By

I pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë të dielën nëse ishte gati të kalonte në “fazën e dytë” të sanksioneve kundër Rusisë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u përgjigj: “Po, jam”.

Presidenti amerikan nuk tha qartë nëse ishte i angazhuar ndaj një vendimi të tillë apo çfarë do të përfshinte faza e dytë, raporton The Guardian.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një emaili të dërguar të dielën ku pyetej për hapat që Trump po mendonte të ndërmerrte.

Trump tha të dielën në mbrëmje se “disa liderë evropianë do të vijnë në vendin tonë të hënën ose të martën individualisht” dhe se ai do të fliste së shpejti edhe me Vladimir Putinin.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mund të vendosin “tarifa dytësore ndaj vendeve që blejnë naftë ruse”, duke e shtyrë ekonominë ruse në prag të kolapsit dhe duke e detyruar Vladimir Putinin të ulet në tryezën e negociatave. Kina është një blerës kryesor i eksporteve të energjisë ruse.

Trump ka vendosur një tarifë prej 50 për qind mbi mallrat indiane – zyrtarisht sepse India importon naftë ruse, megjithëse presidenti amerikan ka edhe pakënaqësi të tjera ndaj Indisë, të cilat raportohet se përfshijnë refuzimin e kryeministrit të saj për ta nominuar për çmimin Nobel të Paqes./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara