Botë

“NATO duhet të jetë një forcë vdekjeprurëse”, shefi i Pentagonit zbret në Evropë

Published

on

“NATO duhet të jetë një forcë edhe më vdekjeprurëse”. Kështu është shprehur Sekretari i ri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth në vizitën e tij të parë në Europë. I pranishëm në Samitin e Brukselit për luftën në Ukrainë, Shefi i Pentagonit i ka bërë thirrje NATO-s të ndryshojë kursin.

“NATO duhet të jetë një forcë më e fortë, më vdekjeprurëse – jo një klub diplomatik”, shkroi ai në X.

Shefi i ri i Pentagonit ndodhet në Bruksel për vizitën e tij inauguruese. Ai donte të merrte pjesë në një takim të ministrave të Mbrojtjes të më shumë se 50 vendeve që mbështesin Ukrainën në selinë e NATO-s pasdite.

I ashtuquajturi grupi i kontaktit takohet për herë të parë nën udhëheqjen e Britanisë së Madhe, pasi SHBA nën Presidentin Donald Trump hoqën dorë nga drejtimi i tij. Të martën, Hegseth vizitoi bazat ushtarake amerikane në Gjermani. Atje ai njoftoi se donte të fliste “qartë” me aleatët e NATO-s.

Presidenti Donald Trump ka “të drejtë” kur kërkon investime në mbrojtje prej pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB)nga evropianët, tha shefi i ri i Pentagonit në Shtutgart. Vetë Evropa duhet të kontribuojë më së shumti në mbrojtjen e fqinjësisë së saj, tha ai, duke iu referuar Ukrainës.

Hegseth hodhi poshtë frikën për një tërheqje të rreth 100,000 trupave amerikane nga Evropa. “Nuk ka aktualisht asnjë plan në përgatitje për të shkurtuar ndonjë gjë”, theksoi ai.

Megjithatë, SHBA-ja dëshironte të “rivlerësonte praninë e saj ushtarake në mbarë botën” në mënyrë që të ishte në gjendje të përqendrohej më shumë në ambiciet e Kinës në Indo-Paqësorin.

Hegsesh gjithashtu bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa ushtarake në Ukrainë. Sakaq, burime diplomatike për Agjencinë Ndërkombëtare të Lajmeve Reuters, bëjnë me dije se, administrata Trump planifikon të nxisë aleatët evropianë që të blejnë më shumë armë amerikane për Ukrainën përpara bisedimeve të mundshme të paqes me Moskën, një veprim që mund të përmirësojë pozicionin negociator të Kievit.

Plani, nëse zyrtarizohet, do të ofrojë njëfarë sigurie për liderët ukrainas, të cilët janë shqetësuar se presidenti Donald Trump mund të bllokojë ndihmën e mëtejshme për vendin, ushtria e të cilit ka humbur ngadalë territorin nën sulmin e ashpër rus në lindje. Vendet evropiane më parë kishin blerë armë amerikane për Ukrainën gjatë administratës së Bidenit.

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Botë

Tensionet në Gaza: Sulmet izraelite vrasin 20 palestinezë

Published

on

 

Të paktën 20 palestinezë, përfshirë disa fëmijë dhe një punonjës mjekësor, kanë humbur jetën, ndërsa rreth 40 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, sipas informacionit nga spitalet lokale.

Forcat izraelite deklaruan se tanket dhe avionët e tyre kryen sulme të sakta ndaj grupeve që i konsideruan si “terroristë”, pas një incidenti ku disa prej tyre hapën zjarr ndaj trupave izraelite në pjesën veriore të Gazës, duke plagosur rëndë një oficer, raporton BBC.

Sulmet ndodhën pranë Vijës së Verdhë, ku forcat izraelite janë të stacionuara, dhe ushtria izraelite theksoi se qëllimi ishte parandalimi i kërcënimeve ndaj trupave të saj.

Nga ana tjetër, Hamas tha se sulmet ishin përdorur si “justifikim i dobët” për të vazhduar agresionin kundër civilëve dhe për të shkaktuar viktima mes popullsisë së Gazës.

D.L.

Continue Reading

Botë

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

Published

on

Të paktën 14 emigrantë kanë vdekur pasi një motoskaf që i transportonte ata u përplas me një anije të Rojës Bregdetare Helenike në brigjet e ishullit të Kiosit të martën vonë.

Autoritetet greke thanë se motoskafi po bënte manovra të rrezikshme dhe se një ndjekje ishte duke u zhvilluar në kohën e përplasjes në Ngushticën e Kiosit, pranë fshatit Vrontades, raporton BBC.

24 persona u shpëtuan, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, dhe të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur. Roja bregdetare nuk ka sqaruar ende rrethanat e sakta të përplasjes.

Continue Reading

Të kërkuara