Sport

Muriqi pritet të debutojë sot me Mallorcan

“Nëse kompleton dokumentacionin, Muriqi do të luajë që nga minuta e parë”, tha trajneri Luis Garcia.

Publikuar

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi këtë afat kalimtar të transferimeve të janarit kaloi nga Lazio në formë huazimi te skuadra spanjolle Mallorca.

Ndërkaq, kjo e fundit sot me fillim nga ora 20:00 do të përballet kundër skuadrës së Rayo Vallecanos, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së Kupës së Mbretit.

Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri i Mallorcas Luis Garcia përmes një konference për media e konfirmoi që sulmuesi kosovar Muriqi mund të debutojë në fanellën e skuadrës spanjolle.

“Nëse kompleton dokumentacionin, Muriqi do të luajë që nga minuta e parë”, tha trajneri i Mallorcas Luis Garcia.

Por, si do dukej formacioni i mundshëm i Mallorcas me Muriqin në krye, e gjeni më poshtë:

Mallorca (4-2-3-1): Roman; Maffeo, Russo, Sedlar, Costa; Battaglia, Ruiz de Galarreta; D. Rodriguez, Kubo, Sanchez; Muriqi

Sport

Konfirmohen negociatat, Mourinho me klub të ri

Publikuar

nga

José Mourinho së shpejti do të rikthehet në stolin e trajnerit. 61-vjeçari është gati të nënshkruajë me klubin më të mirë turk, Besiktas. Hüseyin Yücel, nënkryetar i klubit, konfirmoi se ata kanë zhvilluar një takim tashmë me portugezin.

“Ne u takuam me José Mourinhon në Stamboll një muaj më parë dhe ai ishte i lumtur për ofertën tonë”, ka thënë Yucel.

“Ne kemi sqaruar tashmë kushtet ekonomike dhe do të udhëtojmë në Itali javën e ardhshme për t’u takuar personalisht”, ka shtuar ai.

Mourinho u shkarkua nga Roma në muajin janar. Që atëherë, portugezi ka mbetur pa klub. Megjithatë duket se kjo do të ndryshojë së shpejti. Do të ishte pozicioni i tij i parë si trajner në Turqi.

Vazhdo të lexosh

Sport

Tifozat Kuq e Zi protestojnë ndaj kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë për EURO 2027

Publikuar

nga

Tifogrupi i kombëtares së Shqipërisë të njohur me emrin si ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë reaguar ndaj vendimit të Federatës së Futbolit të Shqipërisë për të shpallur kandidaturën e përbashkët me Serbinë për organizimin e Euro 2027 për grupmoshat U21.

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, javë më parë kishte konfirmuar kandidaturën e përbashkët të Shqipërisë me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshat U21.

Arsyetimi i të parit të Federatës Shqipëtare të Futbollit ishte se Shqipëria nuk i plotëson kushtet elementare për organizimin e kësaj ngjarje.

Ndër të tjerash, ai kishte thënë se duhet angazhim i madh i dy qeverive të dy vendeve respektive, madje e kishte cilësuar si “lajm të mirë” për të dy popujt fqinj.

Ky njoftim nuk ishte pritur aspak mirë nga tifozët shqiptarë anembanë botës dhe tani “Tifozat Kuq e Zi” kanë ndërmarrë një nismë për të shprehur mllefin e tyre ndaj këtij.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë ngjyrosur me të kuqe rrugët pranë zyrave të FSHF-së, si dhe kanë ngjitur disa fotografi të luftës dhe gjenocidit që ushtria serbe ka ushtruar në popullin e Kosovës.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, thuhet në postimin e tyre në Instagram./UBTNews/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tifozat Kuq e Zi (@tifozatkuqezi)

Vazhdo të lexosh

Sport

Moment historik, skuadra franceze siguron pjesëmarrjen në Champions për here të parë në histori

Publikuar

nga

Këtë të diel kampionati francez ka mbyllur sezonin 2023/24 duke dhënë edhe verdiktet e fundit të këtij sezoni. Me Monaco-n dhe Brest që i bashkohen PSG-së për një vend në Champions League, ndërsa Lille përmes eliminatoreve do të provojë të futet në garën më të madhe për klube.

Padyshim që surpriza e këtij sezoni ishte Brest, të cilët u pozicionuan në vendin e tretë dhe me këtë ata do të jenë pjesëmarrës në Champions sezonin e ardhshëm.

Një ngjarje historike kjo për skuadrën franceze që feston gjithashtu edhe fitoren e 200-të të të gjitha kohërave në elitën e futbollit francez. Kjo shifër u sigurua pas triumfit të fundit, 0-3 ndaj Toulouse në transfertë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Mësohet vendi se ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll

Publikuar

nga

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll po afron, ku kanë mbetur më pak se një javë deri te zhvillimi i saj.

Të mërkurën e 22 majit Ballkani do të përballet me Prishtinën për trofeun e Kupës së Kosovës, teksa tanimë është mësuar edhe vendi se ku do të luhet ndeshja.

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” do të jetë nikoqir i kësaj finaleje mes dy finalistëve, Ballkanit dhe Prishtinës.

Ndeshja pritet të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Fituesi i Kupës së Kosovës kualifikohet për kompeticionin UEFA Europa League në sezonin e ardhshëm, 2024/2025./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara