Shëndet

Mjaltë me vaj ulliri herët në mëngjes, trajtimi një javor i shëndetit

Si të kombinoni vajin e ullirit me mjaltin.

Published

on

Mjalti dhe vaji i ullirit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Vlerat shëndetësore të tyre janë të mrekullueshme. Kombinimi i vajit të ullirit me mjaltin dhe konsumi i tyre i vazhdueshëm dyfishon vlerat dhe ndikimin pozitiv në shëndetin e organizmit, shkruan AgroWeb. Të dyja mund të konsumohen në sasi të vogla ditore (nga një lugë çaji ose gjelle) sepse përfitimet janë të dyfishta.

Si të kombinoni vajin e ullirit me mjaltin

Dendësia dhe përmbajtja e vajit dhe mjaltit e bën të vështirë formimin e një mase të njëtrajtshme, megjithatë me mënyrën e duhur mund të arrini një lëng uniform. Zieni një gotë ujë në një tenxhere të vogël. Hidhni një lugë gjelle mjaltë në një enë të vogël metalike ose xhezve dhe vendoseni mbi ujin e nxehtë. Shtoni një lugë gjelle vaj ulliri.

Nxehtësia do të ndihmojë në përzierjen uniforme të dy produkteve ndërkohë ngrohja e ngadaltë nuk do ia humbë vlerat. Konsumoni një lugë çaji nga kjo përzierje çdo ditë për një javë, mundësisht në mëngjes. Përsëriteni nëse ju nevojitet.

Shëndeti i zemrës

Mjalti dhe vaji i ullirit luftojnë inflamacionin dhe rrjedhimisht shërbejnë si mburojë për të gjithë sistemin kardiovaskular. Sipas të dhënave, vaji i ullirit përmban yndyra mono-të-pangopura dhe ul kolesterolin e keq. Së bashku me mjaltin, vaji i ullirit ofron edhe shumë antioksidantë që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Diabeti

Mjalti ndihmon në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak. Ndërsa acidet yndyrore tek vaji i ullirit ndihmojnë organizmin e një diabetiku por edhe parandalojnë shfaqjen e sëmundjes. Yndyrat e vajit të ullirit kanë rol mirëbërës për ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe gjithashtu ulin rrezikun e diabetit të tipit 2.

Rënia në peshë

Yndyrat tek vaji i ullirit ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të insulinës së çliruar në organizëm. Ky hormon kontrollon sheqerin në gjak dhe shpesh nxit oreksin dhe nepsin e tepërt. Këto yndyra kanë efekt ngopës dhe rrjedhimisht pas konsumit të vajit të ullirit me mjaltin nuk do të keni nevojë për ta tepruar me ushqimin. Mjalti është gjithashtu ideal për rënien në peshë për shkak të antioksidantëve dhe shijes së ëmbël që nuk rrit nivelet e insulinës si sheqernat e tjera.

Më shumë energji

Konsumi i mjaltit dhe vajit të ullirit në mëngjes do të rrisë nivelet e energjisë pa nevojën e stimuluesve të tjerë. Sipas të dhënave, mjalti është burim natyral i sheqernave, vitaminave, minerale dhe proteinës. Ai përthithet lehtë dhe është idel për një fillim të mbarë të ditës. Nga ana tjetër, ushqyesit që ofron vaji i ullirit, ruajnë ekuilibrat e hormoneve dhe gjallërojnë organizmin.

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Keni ngrënë aksidentalisht disa fara molle? Ja çfarë duhet të dini

Published

on

Nëse keni ngrënë disa fara molle pa dashje, zakonisht nuk ka arsye për shqetësim.

Lëvozhga e fortë e jashtme i mbron substancat e tyre të dëmshme, prandaj shumica e njerëzve nuk përjetojnë efekte anësore.

Por, nëse farat përtypen, shtypen ose konsumohen në sasi të mëdha, ato mund të bëhen toksike.

Rreziqet kryesore:

Mbytja: Farat e vogla mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht tek fëmijët ose personat me vështirësi në gëlltitje. Për këtë arsye, është më e sigurt të hiqni bërthamën para se të hani.

Helmimi: Farat përmbajnë amigdalinë, që në trup mund të shndërrohet në cianur hidrogjeni, një substancë toksike. Gëlltitja e farave të plota zakonisht nuk është e rrezikshme, por përtypja rrit rrezikun. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje koke, të përziera, marramendje, rrahje të shpejta të zemrës dhe në raste të rënda humbje të vetëdijes.

Probleme tretjeje: Përtypja e një numri të madh farash shkakton fryrje ose dhimbje barku, sidomos tek personat me probleme të tretjes.

Alergjitë: Rrallë, disa persona mund të kenë reaksione alergjike ndaj farave, duke përfshirë skuqje, ënjtje ose vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Sa është e rrezikshme?

Ekspertët vlerësojnë se një dozë toksike për një të rritur është rreth 150–200 fara të përtypura, varësisht nga pesha dhe lloji i mollës. Pra, ngrënia aksidentale e disa farave nuk paraqet rrezik.

Hiqni gjithmonë bërthamën dhe farat para konsumimit, veçanërisht për fëmijët.

Mos përtypni farat e mëdha ose të shumta rregullisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara