

Aktualitet
Ministri rus i Mbrojtjes thotë se fushata e Donetskut do të planifikohet
Shoigu renditi gjashtë lokacione në Donetsk që trupat ruse kanë kapur gjatë ditëve të fundit.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsFushata ushtarake e Rusisë për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Donetskut në Ukrainën lindore po vazhdon sipas planit, tha ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu në komentet e raportuara nga agjencia e lajmeve, Interfax.
“Pas marrjes nën kontroll të territorit të Republikës Popullore të Luhanskut, Republika Popullore e Donetskut do të çlirohet sipas planit”, tha Shoigu, duke përdorur emrat që Rusia përdor për rajonet, të cilat nuk njihen ndërkombëtarisht si republika të pavarura.
Shoigu renditi gjashtë lokacione në Donetsk që trupat ruse kanë kapur gjatë ditëve të fundit. /UBTNews/

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot Turqinë qendrore, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 4:09 të mëngjesit, në një thellësi prej shtatë kilometrash.
Për momentin, nuk ka informacione për dëme të mundshme ose viktima.
Bota
Trump thotë se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është në fuqi tani
Published
33 minutes agoon
June 24, 2025By
UBTnews
Izraeli dhe Irani e kanë pranuar të martën armëpushimin e thirrur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës 12-ditore që e tronditi Lindjen e Mesme.
Pranimi i marrëveshjes nga të dyja palët erdhi pasi Teherani e kreu sulmin e fundit raketor ndaj Izraelit, si pasojë e të cilët humbën jetën katër njerëz në orët e hershme të mëngjesit të së martës, ndërkohë që Izraeli kreu bombardime në të gjithë Iranin para agimit.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është pajtuar armëpushimin dypalësh me Iranin, në bashkërendim me Trumpin.
Netanyahu tregoi se të hënën në mbrëmje e kishte njoftuar kabinetin e sigurisë së Izraelit se vendi ka arritur të gjitha synimet ushtarake në operacionin 12-ditor kundër Iranit, përfshirë eliminimin e kërcënimit nga programet bërthamore dhe raketore balistike të Iranit.
Izraeli gjithashtu ka dëmtuar udhëheqjen ushtarake iraniane dhe disa objekte qeveritare, si dhe mori kontrollin mbi hapësirën ajrore të Teheranit, tha Netanyahu.
“Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit”, tha Netanyahu.
Trump ka thënë mëngjesin e së martës se armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit është tani në fuqi dhe u kërkoi të dyja vendeve të mos e shkelin atë.
“ARMËPUSHIMI TANI ËSHTË NË FUQI. JU LUTEM MOS E SHKELNI!” shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se armëpushimi hyri në fuqi në orën 7:30 të mëngjesit, por zyrtarët iranianë nuk kanë folur ende pas njoftimit të Trumpit për hyrjen e armëpushimit në fuqi.
Disa orë më parë, diplomati më i lartë i Iranit deklaroi se vendi ishte i gatshëm të ndalte sulmet ajrore.
Abbas Araqchi tha herët të martën se nëse Izraeli e ndal “agresionin e tij të paligjshëm” kundër popullit iranian jo më vonë se në orën 4 të mëngjesit me orën e Teheranit të martën, Irani nuk e ka ndër mend të vazhdojë me përgjigje ushtarake më pas.
“Operacionet ushtarake të Forcave tona të Armatosura të fuqishme për të ndëshkuar Izraelin për agresionin e tij vazhduan deri në minutën e fundit, në orën 4 të mëngjesit. Së bashku me të gjithë iranianët, i falënderoj Forcat tona të Armatosura të guximshme, të cilat mbeten të gatshme të mbrojnë vendin tonë të dashur deri në pikën e fundit të gjakut të tyre dhe që iu përgjigjën çdo sulmi të armikut deri në minutën e fundit“, shkroi Araqchi në X.
Kur njoftoi pas mesnatës për një armëpushim të plotë për t’i dhënë fund një lufte, siç e quajti ai, 12-ditore, Trump la të kuptohej se Izraeli dhe Irani do të kishin kohë t’i përfundonin misionet që ishin në zhvillim e sipër, pas së cilave armëpushimi do të hynte në fuqi.
Dëshmitarët thanë se dëgjuan shpërthime pranë Tel Avivit dhe Beershebas në jug të Izraelit, para se armëpushimi të hynte në fuqi.
Ushtria izraelite tha se gjashtë valë raketash u lëshuan nga Irani dhe shërbimi kombëtar i ambulancës në Izrael tha se katër njerëz u vranë në Beersheba, viktimat e para të raportuara në Izrael që nga shpallja e armëpushimit nga Trump.
Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve në Iran, SNN, raportoi të martën në mëngjes se Teherani lëshoi valën e fundit të raketave para se të hynte në fuqi armëpushimi.
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, e siguroi marrëveshjen e Teheranit gjatë një telefonate me zyrtarë iranianë, tha për Reuters të martën një zyrtari të informuar për negociatat.
Në të njëjtën kohë, nënpresidenti amerikan JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff ishin në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me iranianët, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Disa orë më parë, tre zyrtarë izraelitë kishin sinjalizuar se Izraeli po kërkonte të përfundonte fushatën e tij në Iran së shpejti dhe ua kishin përcjellë këtë mesazh Shteteve të Bashkuara.
Armëpushimi vjen pasi SHBA-ja i goditi centralet bërthamore të Iranit dhe Teherani u përgjigj duke sulmuar bazën ajrore amerikane në Katar.
Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor.
Izraeli ngul këmbë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën.
Irani mohon se ka pasur ndonjëherë program për armë bërthamore, por udhëheqësi suprem, Ali Khamenei, ka thënë se, nëse do të donte ta kishte një të tillë, liderët botërorë “nuk do të mund të na ndalonin”.
Izraeli, i cili nuk është palë e Traktatit Ndërkombëtar për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, është vendi i vetëm në Lindjen e Mesme që besohet të ketë armë bërthamore.
Izraeli as nuk e pranon e as nuk e mohon këtë./REL/
Bota
Putini: Përfshirja e fuqive të huaja në Lindjen e Mesme e ka sjellë botën në një pikë të rrezikshme
Published
17 hours agoon
June 23, 2025By
UBTnews
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se situata në Lindjen e Mesme po ndikohet nga forca nga jashtë rajonit dhe se kjo po e çon botën në një pikë të rrezikshme, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga Pallati i Kremlinit thuhet se Putini është takuar me të diplomuarit e shkollave dhe universiteteve ushtarake ruse.
Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Putini tha: “Situata në Lindjen e Mesme është përkeqësuar në mënyrë të mprehtë. Në këtë situatë janë përfshirë edhe forcat nga jashtë rajonit. Të gjitha këto po e çojnë botën në një pikë të rrezikshme”.
Ai theksoi se vendet perëndimore po përpiqen të mposhtin Rusinë dhe të vazhdojnë mbështetjen e tyre ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Putin deklaroi se NATO nuk ka hequr dorë nga planet e saj për të forcuar potencialin ushtarak dhe po provokon militarizimin global dhe garën e armatosjes.
“Duke marrë parasysh tensionin gjeopolitik në rritje, ne do të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për të forcuar sigurinë e Rusisë dhe aleatëve tanë dhe për të zhvilluar Forcat tona të Armatosura, të cilat janë garancia e zhvillimit sovran dhe të pavarur të Rusisë“, tha Putin.
Presidenti rus tha se kanë filluar të formojnë njësi të mjeteve ajrore pa pilot dhe se do të vazhdojnë punën për të rritur potencialin ushtarak të trupave ruse.
Ai shtoi se i kushtojnë rëndësi triadës bërthamore të Rusisë dhe se do të vazhdojnë ta pajisin atë me sisteme moderne ndërsa vuri në dukje se do të fillojnë prodhimin masiv të sistemit të raketave balistike “Oreshnik”.
Ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov tha se ata kanë fituan përvojë në “operacionin special ushtarak” që kanë kryer në Ukrainë. “Kjo na jep avantazh. Është e rëndësishme ta mbrojmë këtë burim, ta transferojmë atë te brezat e ardhshëm të ushtarëve dhe ta integrojmë atë në procesin e stërvitjes së ushtarëve“, tha Belousov.
Bota
Kancelari gjerman: Nuk ka “arsye për ne” të kritikojmë Izraelin ose SHBA-në për sulmet ndaj Iranit
Published
17 hours agoon
June 23, 2025By
UBTnews
Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu mbështetje të fortë për Izraelin dhe SHBA-në për sulmet e tyre ajrore që synojnë programin bërthamor dhe aftësitë e raketave balistike të Iranit, transmeton Anadolu.
Duke folur në një aktivitet të organizuar nga Federata e Industrive Gjermane (BDI) në Berlin, Merz tha se qeveria e tij po punon për të adresuar sfidat e politikës së jashtme, veçanërisht shpërthimin e fundit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
“Dua ta them këtë përsëri shumë qartë dhe pa mëdyshje. Nuk ka asnjë arsye për ne, dhe asnjë arsye për mua personalisht, për të kritikuar atë që Izraeli filloi një javë më parë, as ndonjë arsye për të kritikuar atë që bëri SHBA-ja fundjavën e kaluar”, tha Merz. “Po, nuk është pa rrezik, por lënia e saj ashtu siç ishte, nuk mund të jetë një opsion“, shtoi ai.
Komentet e udhëheqësit konservator erdhën një javë pasi ai tha se Izraeli po bënte “punën e ndyrë” të nevojshme në emër të kombeve perëndimore përmes operacioneve të tij ushtarake kundër programit bërthamor të Iranit, të cilin ai e karakterizoi si një kërcënim të njëjtë për izraelitët, vendet rajonale dhe kombet evropiane.
Disa politikanë të opozitës e kritikuan ashpër udhëheqësin konservator, duke mbrojtur idenë se pretendimi i Izraelit për “vetëmbrojtje parandaluese” nuk është i vlefshëm dhe se sulmet e tij shkelin të drejtën ndërkombëtare, veprime këto që qeveritë gjermane i kanë dënuar vazhdimisht në konflikte të ngjashme.

Turqia goditet nga një tërmet i fortë

KQZ mban sot mbledhjen përgatitore për zgjedhjet lokale

MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

Studim: Zgjohuni herët, ulni rrezikun për kancer të gjirit

Tërmet në Shqipëri

Trump thotë se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është në fuqi tani

Aktorja bëhet nënë për herë të dytë

Si ta rrisni vetëbesimin? Këto janë disa teknika efektive

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë deri 31 gradë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore