Lajmet

Ministri i Mbrojtjes udhëtoi për vizitë zyrtare në ShBA

Vizita është në funksion të forcimit të mëtejmë të partneritetit mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në Shtetet e Bashkaura të Amerikës.

Me këtë rast, Ministri Mehaj së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s.

Vizita është në funksion të forcimit të mëtejmë të partneritetit mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s./UBTNews/

Lajmet

Rama dhe Ahmeti zhvillojnë takim në Shkup: Diskutim për marrëdhëniet ndëretnike dhe rrugën evropiane

Published

on

By

Në ditën e dytë të samitit për Planin e Rritjes BE–Ballkani Perëndimor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me liderin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, në Shkup.

Takimi, që u cilësua si “vëllazëror” nga Ahmeti, u përqendrua në çështje kyçe që prekin Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, përfshirë kërcënimet ndaj Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike dhe nevojën për forcimin e raporteve ndërmjet dy shteteve fqinje.

“E ardhmja evropiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces”, ka deklaruar Ahmeti, i cili ndau edhe fotografi nga takimi përmes rrjeteve sociale. Ai shtoi se diskutimi me Ramën ishte i sinqertë dhe politikisht i thellë, në funksion të barazisë dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Vuçiq ndër folësit në Samitin për Planin e Rritjes në Shkup

Published

on

By

Në Shkup po mbahet një samit dyditor mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, me fokus në zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

Pjesëmarrës në këtë takim janë liderë të vendeve të rajonit, përfshirë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krišto. Ata janë bashkuar nga përfaqësues të lartë të BE-së, si dhe të institucioneve ndërkombëtare si BERZH dhe Banka Botërore.

Samiti, i cili nisi dje me një darkë zyrtare të organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në ambientet e “Winery Kamnik”, vazhdon sot në hotelin “Hilton Double Tree”. Takimi përfshin dy panele diskutimi, ku liderët diskutojnë progresin në implementimin e Planit të Rritjes dhe prezantojnë propozime për nisma të reja rajonale.

Ngjarja do të përmbyllet me një konferencë për media dhe një drekë zyrtare. Samiti shihet si një mundësi për të forcuar integrimin ekonomik dhe politik mes vendeve të rajonit dhe për të avancuar procesin drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Lajmet

Zubin Potok: Vendoset gurthemeli për ndërtimin e stacionit të ri policor

Published

on

By

Sot, me fillim nga ora 09:00, në Zubin Potok është mbajtur ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor, projekt ky i iniciuar dhe mbështetur nga Policia e Kosovës.

Ky investim synon të forcojë më tej praninë institucionale të policisë në këtë komunë veriore dhe të përmirësojë nivelin e sigurisë për qytetarët.

“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës do të mbahet sot nga ora 11:00.

Tridhjetenëntë vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit përmes një aktgjykimi ka vendosur të enjten, më 26 qershor, që Kuvendi duhet të konstituohet brenda tridhjetë ditësh.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

Continue Reading

Të kërkuara