Lajmet

Messi i lumtur që u ribashkua me Neymar në PSG

Lionel Messi dhe Neymar ishin bashkëlojtar edhe në Barcelonë.

Published

on

Lionel Messi dëshiron që ai të mund të kishte luajtur me Neymar për më gjatë në Barcelonë, por po i pëlqen që u ribashkua me brazilianin përsëri në Paris Saint-Germain.

Neymar dhe Messi krijuan një miqësi dhe marrëdhënie të jashtëzakonshme në fushë gjatë katër viteve të tyre së bashku në Camp Nou.

Ata ishin pjesë e skuadres së Barçës dhe fituan dy tituj të La Ligës, tri Kupa të Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, përpara se PSG të thyente rekordin botëror të transferimeve për të sjellë Neymar në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro (215 milionë dollarë).

Pavarësisht një injeksioni të tillë parash, çështjet financiare të Barçës përfundimisht i kapën dhe e penguan klubin të nënshkruante një kontratë të re me Messin vitin e kaluar, pasi kufiri i pagave të tyre në LaLiga u ul ndjeshëm.

Përfshirja e 19 golave të Neymar në të gjitha garat është më shumë se kushdo në pesë ligat më të mira, ndërsa 14-të e Messit e bëjnë atë të renditur në vendin e tretë, dhe ky i fundit është duke shijuar çdo minutë.

Unë dhe Neymar e kemi njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, njihemi përmendësh, që nga Barcelona. Do të doja të kisha qenë në gjendje ta shijoja më shumë në Camp Nou por tani e takoj sërish në Paris dhe jemi të lumtur që jemi bashkë. Më pëlqen të luaj me të”, tha Lionel Messi për TUDN.

Natyrisht, Neymar nuk është superylli i vetëm që Messi luan përkrah PSG-së.

Kylian Mbappe rinovoi qëndrimin e tij te PSG në fund të sezonit të kaluar pas flirtimit me Real Madridin dhe Messi nuk ka dyshim se ylli i Francës do të jetë lider i gjeneratës së ardhshme në këtë sport.

Kylian, ai është një lojtar tjetër. Ai është një bishë që është shumë i fortë, shkon nga hapësira në hapësirë. Ai është i shpejtë, shënon shumë gola, është shumë i kompletuar dhe ka vite që po e dëshmon veten. Në vitet e ardhshme, ai do të jetë ndër më të mirët, sigurisht”, përfundoi Messi. /UBTNews/

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

Published

on

Prishtinë, 8 shtator 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Në këtë takim të parë njohës, Isufaj dhe Lopes kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka theksuar se misioni evropian do të vazhdojë të mbështesë punën dhe përkushtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Trepça rikthen në menaxhim lokalin në Sheshin e Mitrovicës së Veriut pas 27 vjetësh

Published

on

Trepça ka rikthyer në menaxhim një lokal në Sheshin e Mitrovicës së Veriut, për të cilin ndërmarrja thotë se kishte qenë jashtë menaxhimit të saj për 27 vjet.

Rikthimit të pronës i ka paraprirë njoftimi zyrtar i 27 gushtit 2026, përmes të cilit Trepça, duke u bazuar në të dhënat e Certifikatës së Pronësisë, kishte kërkuar lirimin e pronës dhe paraqitjen e dokumentacionit që dëshmon të drejtën e shfrytëzimit.

Sipas ndërmarrjes, pas përfundimit të procedurave, lokali është rikthyer nën menaxhimin e Trepçës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara