Sport

Messi rikthehet në Kombëtare, miqësorja si “në shtëpi” në Fort Lauderdale

Published

on

Lionel Messi është rikthyer në dispozicion të Kombëtares së Argjentinës pas mungesës në dy ndeshjet e fundit: miqësoren e së shtunës kundër Venezuelës dhe ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Ekuadorit.

“Albiceleste” do të përballen të martën me Porto Rikon, duke filluar nga ora 02:00 pas mesnate me kohën tonë lokale.

Kjo ndeshje shërben për selektorin Lionel Scaloni për të testuar skemat dhe lojtarët para Kupës së Botës, që do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Messi ka pasur mundësinë të luajë së fundmi në MLS me Inter Miamin, ku ndihmoi skuadrën të mposhtë Atlanta United.

Argjentina do të luajë këtë miqësore në Fort Lauderdale, Florida, që për Messin do të ndjehet si një ndeshje në shtëpi.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse tetë herë fituesi i “Topit të Artë” do të marrë pjesë në këtë ndeshje, por ai do të jetë në dispozicion të trajnerit. Scaloni nuk do të mund të llogarisë në mesfushorët e lënduar, Franco Mastantuono dhe Enzo Fernandez. /A.Z/UBT News/

Sport

Basketbolli kosovar: Ylli, Bora, Trepça dhe Peja shënojnë fitore

Published

on

By

Ndeshjet e fundjavës në basketbollin kosovar kanë përfunduar me katër fitore, ku skuadrat fituese kanë treguar paraqitje bindëse në parket.

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 92:79, ndërsa Bora ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Rahovecit, me rezultat 91:64.

Fitore ka regjistruar edhe Trepça, e cila e ka mposhtur Bashkimin me rezultat 61:50.

Ndërkohë, Peja ka dalë fituese në përballjen ndaj Vllaznimit, duke triumfuar me rezultat 88:80.

Kështu, katër përballjet e zhvilluara janë mbyllur me fitoret e Golden Eagle Yllit, Borës, Trepçës dhe Pejës.

D.L

Continue Reading

Sport

Spalletti me superlativa për Zhegrovën: Ka një prekje gjeniale dhe këmbë të majtë shkatërruese

Published

on

By

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka vlerësuar lart cilësitë e futbollistit kosovar, Edon Zhegrova, duke e cilësuar atë si një lojtar të jashtëzakonshëm, me aftësi të rralla individuale.

Zhegrova ishte ndër protagonistët e fitores 4:0 të Juventusit ndaj Venezias, në një ndeshje ku asistoi dhe për herë të parë luajti të gjitha 90 minutat.

Pas përfundimit të takimit, Spalletti nuk i kurseu komplimentet për përfaqësuesin e Kosovës, duke theksuar aftësinë e tij për të krijuar situata të paparashikueshme në fushë.

“Zhegrova është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ndonjëherë bën gjëra që as vetë nuk mund ta shpjegojë se si ia del t’i realizojë. Ka një prekje gjeniale dhe një këmbë të majtë shkatërruese. Kur gjithçka duket e mbyllur, ai gjen diçka krejtësisht të paparashikueshme”, deklaroi Spalletti.

Megjithatë, tekniku italian vuri në pah edhe disa aspekte ku pret përmirësim nga Zhegrova, veçanërisht në vazhdimësinë dhe përqendrimin gjatë lojës.

Sipas tij, humbjet e topit në momente të caktuara mund ta ekspozojnë skuadrën ndaj kundërsulmeve, ndaj kërkon më shumë qëndrueshmëri nga sulmuesi kosovar.

Ndërkohë, Juventusi gjatë mesjavës do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës, ku Zhegrova nuk do të jetë pjesë e skuadrës, pasi nuk është i përfshirë në listën e lojtarëve të regjistruar për këtë garë.

D.L

Continue Reading

Sport

Pesë ndeshje, shumë gola dhe fitore të rëndësishme gjatë fundjavës

Published

on

By

Ndeshjet e fundjavës në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës kanë përfunduar me rezultate interesante dhe shumë gola.

Prishtina ka shënuar fitore 3:0 ndaj Drenicës, Llapi ka triumfuar 4:1 kundër Vushtrrisë, ndërsa Malisheva e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2:1.

Fitore ka regjistruar edhe Ballkani, që ka triumfuar 3:1 ndaj Gjilanit, ndërsa në përballjen mes Dritës dhe Feronikelit 74, skuadra gjilanase ka fituar me rezultat 4:3.

Kështu, pesë përballjet e zhvilluara gjatë fundjavës në elitën e futbollit kosovar janë karakterizuar nga rivaliteti dhe numri i madh i golave.

D.L

Continue Reading

Sport

Mourinho largohet nga konferenca për shtyp pas pyetjes për Cristiano Ronaldon

Published

on

By

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lënë konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Celta Vigos, pasi u pyet për Cristiano Ronaldon dhe të ardhmen e Përfaqësueses së Portugalisë pa yllin portugez.

Gazetarët e pyetën Mourinhon se si e sheh kombëtaren portugeze në periudhën pas Ronaldos, por trajneri portugez nuk deshi të komentonte më shumë për këtë temë.

“Jo, jo, jo, jo, jo. Si portugez, e vetmja gjë që them është se Portugalia duhet të fitojë gjithmonë. Për të tjerat nuk flas dhe nuk them asgjë. Faleminderit”, u shpreh Mourinho.

Pas kësaj përgjigjeje, ai u ngrit nga karrigia dhe u largua nga salla, duke mos lënë hapësirë për pyetje të tjera rreth kësaj çështjeje.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e konferencës ishte përqendruar te Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian është rikthyer në skuadër pas një pezullimi prej katër ndeshjesh, ndërsa vjen pas një paraqitjeje mbresëlënëse me Përfaqësuesen e Brazilit, ku realizoi pesë gola në dy ndeshje miqësore ndaj Singaporit dhe Japonisë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara