Lajmet

​Katalonia kërkon referendum të ri

Qeveria spanjolle thuhet se e hodhi poshtë propozimin.

Published

on

Katalonia do të iniciojë një marrëveshje të re me qeverinë spanjolle për të mbajtur një referendum ligjërisht të detyrueshëm për pavarësinë e mundshme të rajonit që do të njihej si nga Spanja ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar, tha sot udhëheqësi katalanas Pere Aragones.

Kreu i qeverisë katalanase tha në parlamentin rajonal se Katalonisë i duhet pëlqimi i Madridit për një referendum tjetër.

Nuk kam dyshim se është mënyra më e shpejtë dhe më efikase për të mbajtur një tjetër votim, duke pasur parasysh mësimet e vitit 2017 dhe vështirësitë që nuk na lejuan të zbatojmë rezultatin e pesë vjetëve më parë”, theksoi ai.

Aragones e quajti propozimin e tij “më përfshirës, më demokratik dhe më të shpjegueshëm për komunitetin ndërkombëtar” dhe tha se do të kërkonte mbështetjen e të gjithë aktorëve politikë në Kataloni.

Qeveria spanjolle thuhet se e hodhi poshtë propozimin.

Ata kanë këto aspirata maksimaliste, të cilat qeveria absolutisht nuk i ndan”, tha zëdhënësja e qeverisë Isabel Rodríguez, duke shtuar se të dyja palët vazhdojnë të diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Sipas sondazhit të qershorit, raportohet se rreth 52 për qind e katalanasve janë kundër pavarësisë dhe 41 për qind e mbështesin atë.

Ai shtoi se kryeministri socialist i Spanjës Pedro Sanchez kishte mbështetur dialogun me Kataloninë për të rivendosur marrëdhëniet pasi shtytja e saj e njëanshme e pavarësisë në vitin 2017 e zhyti Spanjën në krizën e saj më të keqe politike në vite.

Qeveria, siç u theksua, është fuqimisht kundër pavarësisë dhe deri më tani ka përjashtuar një referendum ligjor si opsion, ndërsa kushtetuta spanjolle bllokon shpërbërjen e vendit, por disa ekspertë dhe separatistë katalanas argumentojnë se mund të ketë hapësirë ligjore për një deklaratë e tillë nëse qeveria spanjolle bie dakord.

Një propozim i ngjashëm i Katalonisë në vitin 2012 u refuzua fuqishëm nga qeveria e atëhershme konservatore në Madrid, por rajoni i pasur verilindor spanjoll mbajti një referendum pesë vjet më vonë, pavarësisht se gjykata e refuzoi atë, dhe më pas qeveria katalanase lëshoi një deklaratë të njëanshme të pavarësisë.

Kreu i qeverisë katalanase mori pjesë në negociatat me Madridin dhe partia e tij, Eskera Republicana de Catalunya, shpesh i jepte votat e saj qeverisë së pakicës së udhëhequr nga socialistët në Kongres.

Continue Reading

Lajmet

Chelsea po insiston për Granit Xhakën, Sunderlandi s’e lëshon

Published

on

By

Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës gjatë kësaj vere.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, klubi londinez pritet të zhvillojë një raund të ri bisedimesh me Sunderlandin të hënën, pasi oferta e parë prej 8 milionë eurosh u refuzua menjëherë.

Sunderlandi ka bërë të qartë se kapiteni i tyre nuk është në shitje dhe nuk kanë ndërmend të shqyrtojnë oferta të tjera. Megjithatë, Xhaka mbetet i interesuar për kalimin në “Stamford Bridge”, ku dëshiron të ribashkohet me trajnerin Xabi Alonso.

Plettenberg ka bërë të ditur se transferimi mbetet i vështirë, por nuk ka dështuar. Ndërkohë, mesfushori aktualisht është i fokusuar në Botërorin 2026, ku me Zvicrën ka kaluar në fazën e eliminimit direkt dhe do të përballet me Algjerinë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia gjen armë AK-47 në veturën e një të aksidentuari në Gllogoc

Published

on

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të tipit AK-47 me 20 fishekë, pasi ndërhyri në një aksident trafiku në Gllogoc.

Sipas policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar, ishte vetaksidentuar, ndërsa gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë gjetën armën brenda veturës së tij.

Arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Motoçiklisti humb jetën pas aksidentit me veturë në Gjakovë

Published

on

Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture, të cilat drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Emergjencë, ku më vonë ndërroi jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Vërmicë, humb jetën një këmbësor

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është goditur nga një veturë që drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara