Lajmet

Merret vendim për rishikimin afatmesëm të strategjisë për sundimin e ligjit

Published

on

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për rishikimin afatmesëm të strategjisë për sundimin e Ligjit dhe Planit te Veprimit 2025-2026.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo strategji ka pesë objektiva.

“Gjyqësorin dhe prokurorinë efikase. Fuqizimin e drejtësisë penale dhe administrative”, tha ajo.

Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe rregulloren për mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhunës ndaj grave si dhe dhunës në baza gjinore. Po ashtu edhe udhëzimin administrativ për linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje.

Qeveria po ashtu emëroi Edi Gusia si drejtoreshë të Agjencisë për Barazi Gjinore.

Ndërkaq si sekretar të përgjithshëm në Ministri të Ekonomisë u emërua, Leonita Shabani-Mullarama.

Lajmet

​PDK me kërkesë të qartë, zhbllokimi i Kuvendit sipas Kushtetueses

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se në takimin e sotëm të partive politike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti do të diskutohet dalja nga situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Gruda tha se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të shpreh qëndrimet e kësaj partie se si të zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, se a do të arrihet ndonjë marrëveshje apo çështje të tjera siç tha Gruda, do të përgjigjet vetë Krasniqi.

Këtë deklarim Gruda e bëri pas pyetjeve të gazetarëve në konferencën e thirrur nga PDK.

Continue Reading

Lajmet

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala

Published

on

By

Presidenti Amerikan Donald Trump për të tretën herë në vetëm një javë është rikthyer të flasë për çështjen e raporteve të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, teksa bën pasqyrën e konflikteve globale që ai pretendon se ka zgjidhur.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump sërish tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin ushtarakisht, madje sipas tij në një luftë të madhe.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe”, tha Trump.

Më tej ai zbuloi formulën e tij të suksesit, me të cilën e ndali shpërthimin e një lufte mes dy shteteve në Ballkan, shkruan A2 CNN.

Trump vazhdimisht gjatë javës së fundit, nga momenti kur vendosi armëpushimin midis Izraelit e deri tek samiti i NATO-s në Hagë, i është referuar marrëveshjes Kosovë-Serbi, të arritur në Uashington më 2020 si histori suksesi e ndërmjetësimit të tij.

“Ne e ndalëm Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, deklaroi dy ditë më parë Trump.

Ai i referohet marrëveshjes së nënshkruar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Zyrën Ovale, më 04.09.2020 të ndërmjetësuar nga Donald Trump.

Continue Reading

Lajmet

Kriza politike, sot takimi i liderëve

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas vendimit të Kushtetueses Kushtetuese lidhur me vazhdimin e seancës konstituive, ka ftuar sot liderët e partive politike për konsulta dhe përpjekjen për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike.

Takimi do të mbahet në orën 16:00 dhe deri më tani është konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisa Socialdemokrate.

Derisa prej LDK-së, nuk dihet se kush do të jetë në këtë takim, nga PDK kanë bërë të ditur se në takim do të jetë kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, nga Nisma Fatmir Limaj. Kurse, nga AAK pritet të jetë

 

Përndryshe, të premten është ndërpritur seanca konstituive e Kuvendit, duke i dhënë një hapësirë këtij takimi.

Continue Reading

Lajmet

Nagavci: Vendimi i Kushtetuese konfirmon se konstituimi është përgjegjësi e subjekteve fituese

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon qartë se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit të Kosovës bie mbi subjektet fituese të zgjedhjeve, veçanërisht mbi tre partitë më të mëdha që duhet të kenë përfaqësuesit e tyre në Kryesi.

“Besoj ajo që është e qartë është se VV-ja është munduar që ta trajtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në aspektin juridik. Vendimi e dëshmon edhe një herë atë që e kemi thënë – që konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e subjekteve fituese të zgjedhjeve, e veçmas tri subjekteve më të mëdha, të cilat do të kenë përfaqësuesit e tyre në Kryesi të Kuvendit,” tha Nagavci.

Ajo tha se nuk ka asnjë indikacion nga vendimi i Kushtetueses që votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën, duke lënë të kuptohet se ai do të përdoret sërish në përpjekjen për konstituim.

“Gjykata Kushtetuese askund nuk e ka cekur që votimi i fshehtë është kundërkushtetues. Besoj që edhe sot do të vazhdohet me të njëjtin votim,” u shpreh ajo.

Continue Reading

Të kërkuara