Magazinë

Më shumë se 70 ish-pjesëmarrës të Eurovisionit kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga gara e sivjetme

Published

on

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, që dikur kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision, kanë nënshkruar një letër ku kërkojnë përjashtimin e Izraelit dhe transmetuesit të tij kombëtar, KAN, nga edicioni i këtij viti i Eurovision Song Contest, që pritet të mbahet javën e ardhshme.

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision ka qenë temë e debatit që nga viti i kaluar, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. Tani, një letër e drejtuar Unionit Evropian të Transmetuesve është nënshkruar nga 72 muzikantë dhe performues të lidhur me këtë festival.

Organizatorëve u bëhet thirrje ta përjashtojnë Izraelin dhe transmetuesin e tij publik për shkak të, siç thuhet “gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza dhe regjimit shumëvjeçar të aparteidit dhe pushtimit ushtarak ndaj të gjithë popullit palestinez”.

Ndër nënshkruesit e letrës janë edhe fitues të mëhershëm të Eurovision-it si Charlie McGettigan, Salvador Sobral dhe Fernando Tordo, si dhe këngëtarja britanike Mae Muller, këngëtarja franceze La Zarra, përfaqësuesja e dikurshme e Turqisë Hadise Açıkgöz, dhe konkurrentët e vitit të kaluar Ásdís María dhe GÅTE, të cilët morën pjesë në atë që letra e përshkruan si “edicioni më i politizuar, më kaotik dhe më i pakëndshëm në historinë e Eurovision-it”.

Eurovision 2024 është shoqëruar nga polemika të shumta për shkak të përfshirjes së Izraelit në garë, në një kohë kur konflikti në Gaza vazhdon.

Kritikët kanë akuzuar EBU-në për hipokrizi, duke kujtuar përjashtimin e Rusisë më 2022 pas pushtimit të Ukrainës, ndërsa Izraelit iu lejua të garojë pavarësisht situatës. Vitin e kaluar, Izraeli rrezikoi të tërhiqej nga gara pasi këngëtares së tij iu kërkua të ndryshonte tekstin e këngës “October Rain”, për shkak të aludimeve të dyshuara ndaj sulmeve të 7 tetorit. Po ashtu, KAN u kritikua rëndë për sjelljen ndaj konkurrentëve të tjerë, veçanërisht ndaj përfaqësueses së Irlandës, Bambie Thug, e cila e akuzoi rrjetin izraelit për “nxitje dhune” ndaj saj.

Në letrën e sivjetme, thuhet: “[Ne] i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) që të kërkojnë përjashtimin e KAN, transmetuesit publik izraelit, nga Eurovision Song Contest. KAN është bashkëfajtor në gjenocidin e Izraelit kundër palestinezëve në Gaza dhe regjimin shumëvjeçar të aparteidit dhe pushtimit ushtarak ndaj popullit palestinez”.

“Duke i dhënë vazhdimisht platformë përfaqësimit të shtetit izraelit, EBU po normalizon dhe po i zbardh krimet e tij”, thuhet më tej në letër. “EBU ka treguar se është në gjendje të ndërmarrë masa, siç bëri në vitin 2022 kur përjashtoi Rusinë nga gara. Ne nuk e pranojmë këtë standard të dyfishtë ndaj Izraelit”.

“Si këngëtarë, autorë tekstesh, muzikantë dhe pjesëmarrës të privilegjuar të Eurovision-it, u bëjmë thirrje EBU-së dhe të gjithë transmetuesve anëtarë që të veprojnë menjëherë dhe ta mbrojnë integritetin e festivalit: Izraeli duhet të përjashtohet nga Eurovision-i”.

Një peticion i ngjashëm, me mbi 56,000 nënshkrues, është publikuar duke kërkuar përjashtimin e Izraelit nga gara. Shoqata e Kompozitorëve dhe Autorëve të Islandës, si dhe mbi 1,400 profesionistë të industrisë muzikore në Evropë, janë shprehur kundër përfshirjes së Izraelit në këtë edicion të Eurovision-it.

EBU ka deklaruar më parë: “EBU është një asociacion i transmetuesve publikë, që kanë të drejtë të marrin pjesë çdo vit në Eurovision Song Contest. Ne nuk jemi imunë ndaj zhvillimeve globale, por roli ynë është të sigurojmë që ky festival të mbetet një ngjarje universale që promovon lidhjen, diversitetin dhe përfshirjen përmes muzikës”.

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara