Magazinë

Pse Taylor Swift dhe Travis Kelce munguan në Met Gala 2025?

Published

on

Taylor Swift dhe partneri i saj, ylli i NFL, Travis Kelce, nuk ishin të pranishëm në Met Gala këtë vit — por arsyeja është fare e thjeshtë.

Sipas TMZ, çifti i famshëm, që prej 2023 janë në një lidhje të komentuar, mori ftesë për të marrë pjesë në eventin më të madh të modës, por e refuzuan për shkak të angazhimeve personale dhe dëshirës për të shijuar pak kohë private.

Burime për revistën PEOPLE thanë se Taylor dhe Travis janë duke kaluar një periudhë të qetë dhe të bukur, pas përfundimit të sezonit të NFL dhe pushimeve të “Eras Tour”. “Ata kanë udhëtuar dhe e kanë shijuar pafund,” – u shpreh një burim. “Po shfrytëzojnë çdo moment së bashku, shpesh edhe me miq të përbashkët. Është një kohë e veçantë për ta.”

I njëjti burim shtoi se çifti është “shumë serioz dhe në harmoni”, duke theksuar se“vlerësojnë të njëjtat gjëra dhe aktualisht janë të fokusuar tek koha private, larg vëmendjes së medias”.

Për Kelce, kjo do kishte qenë pjesëmarrja e parë në Met Gala e Swift, e cila ka qenë figurë kryesore në tapetin e kuq, nuk ka marrë pjesë që nga 2016, kur ishte bashkë-prezantuese me temën “Manus x Machina: Fashion in an Age of Technology”.

Magazinë

AMC sjell koncertet live në kinema, Bebe Rexha hap programin e ri muzikor

Published

on

Rrjeti i njohur i kinemave AMC Theatres ka njoftuar partneritetin e ri me Arena One, përmes të cilit koncertet live do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranet e kinemave në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Programi “Arena One at AMC” nis në muajin qershor dhe do të sjellë performanca nga artistë të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Bebe Rexha, Paris Hilton, Kim Petras dhe Maren Morris.

Koncertet do të transmetohen në mbi 300 lokacione të AMC-së, ndërsa organizatorët paralajmëruan edhe emra të tjerë në javët në vijim.

Sipas AMC-së, projekti synon të krijojë atmosferën e një koncerti të vërtetë arena përmes teknologjisë interaktive që transmeton reagimet e publikut në kohë reale mes sallave të kinemasë dhe artistëve në skenë.

Kjo nismë vjen në kohën kur kinematë po fokusohen gjithnjë e më shumë në përmbajtje alternative për të përballuar rënien e të ardhurave pas pandemisë dhe mungesën e filmave të rinj nga studiot e mëdha.

AMC kishte bashkëpunuar më herët me Taylor Swift dhe Beyoncé për filmat koncertalë të turneve të tyre, por kësaj radhe koncertet do të transmetohen drejtpërdrejt.

Biletat për “Arena One at AMC” do të kushtojnë nga 40 deri në 75 dollarë, më lirë se koncertet tradicionale, ku çmimet shpesh kalojnë 140 dollarë.

Continue Reading

Magazinë

Bonnie Tyler dërgohet me urgjencë në spital për operacion

Published

on

Këngëtarja e njohur Bonnie Tyler është dërguar me urgjencë në spital për një operacion në zorrë. Artistja 74-vjeçare po trajtohet në Faro të Portugalisë, ku ajo ka një shtëpi.

Sipas zëdhënësit të saj, operacioni ka kaluar me sukses dhe ajo tani po rikuperohet, ndërsa familjarët, miqtë dhe fansat po i urojnë shërim të shpejtë.

Bonnie Tyler, emri i vërtetë i së cilës është Gaynor Hopkins, u bë e famshme në gjithë botën me hitin “Total Eclipse of the Heart” në vitin 1983. Kënga së fundmi kaloi shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify.

Ajo ka pasur edhe hite të tjera të njohura si “Holding Out for a Hero”, ndërsa në vitin 2013 përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision.

Tyler pritet të vazhdojë koncertet e planifikuara këtë muaj në Maltë dhe Gjermani, si dhe turneun në vende të tjera evropiane.

Continue Reading

Magazinë

Ted Turner, themeluesi i CNN-it, ka vdekur në moshën 87-vjeçare

Published

on

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i CNN-it dhe një nga figurat më të njohura të medias në botë.

Ai ndryshoi botën e mediave në vitin 1980 kur krijoi CNN-in, kanalin e parë me lajme 24 orë pa ndërprerje. Në fillim shumë njerëz nuk besonin se do të kishte sukses, por CNN u bë një nga rrjetet më të njohura në botë.

Turner u bë i famshëm për raportimet e shpejta dhe transmetimet direkte gjatë ngjarjeve të mëdha botërore.

Përveç medias, ai ishte edhe pronar i disa skuadrave sportive dhe një filantrop i njohur që ndihmoi me miliona dollarë për mjedisin dhe organizata ndërkombëtare.

Continue Reading

Magazinë

Mira Murati në Met Gala në New York

Published

on

Mira Murati, shqiptarja nga Vlora e njohur në botën e teknologjisë, ka marrë pjesë në eventin më prestigjioz të modës, Met Gala, të mbajtur në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Ajo u shfaq me një fustan të zi me detaje në ngjyrë ari, në përputhje me temën e këtij viti “Costume Art”.

Në vitin 2024, Murati u largua nga pozita e drejtoreshës së teknologjisë në OpenAI për të themeluar startup-in e saj “Thinking Machines Lab”.

Edhe pse ende nuk ka të njëjtin nivel njohjeje si disa prej figurave më të mëdha të Silicon Valley, ajo konsiderohet një nga sipërmarrëset më të ndjekura në këtë industri dhe është e vetmja shqiptare e pranishme në këtë event të madh.

Continue Reading

Të kërkuara