Është zyrtare: Seriali “Squid Game” do të rikthehet në Netflix për sezonin e tretë dhe të fundit më 27 qershor.
Në skenë rrënqethëse, personazhi, Gi-hun, shfaqet brenda një kutie të madhe dhuratash të zezë, që rojet e përdorin si arkivol për lojtarët e vdekur. Lojtarët tjerë, të frikësuar e kuriozë, afrohen e hapin, duke zbuluar Gi-hun brenda.
Në momentin që zgjohet, publiku transportohet në fillim të një cikli të ri lojërash.
Krijuesi i serialit ka paralajmëruar se ky sezon do të fokusohet më shumë në aspektin psikologjik dhe moral, duke mbyllur në mënyrë domethënëse sagën që “mbërtheu” pas ekranit miliona shikues në të gjithë botën.
Traileri paraqet rishfaqjen e personazheve të njohura nga seriali: Detektivi Hwang Jun-ho, si dhe lojtarët Myung-gi (lojtari 333), Dae-ho (lojtari 388), Hyun-ju (lojtari 120), Yong-sik (lojtari 007), Geum-ja (lojtari 149), Jun-hee (lojtari 222), Min-soo (lojtari 125), Nam-gyu (lojtari 124) dhe roja me uniformën rozë No-eul.
I krijuar nga Hwang Dong-hyuk, ky thriller koreano-jugor u bë fenomen global falë temave të tij të errëta, klasave shoqërore dhe lojërave vdekjeprurëse dhe të parashikueshme. Historia ndjek protagonistin Seong Gi-hun (Player 456), një burrë i zhytur në borxhe, i cili futet në një lojë misterioze ku fituesi merr një shumë të madhe parash, por humbësit e paguajnë me jetën e tyre.
Personazhi kryesor, Gi-hun rikthehet në lojë, por këtë herë me një tjetër synim: shkatërrimin e këtij sistemi vdekjeprurës.
Pas vdekjes së mikut e zbulimeve tronditëse për origjinën e lojës, Gi-hun përballet me më shumë rreziqe, tradhti dhe përplasje me të tjerë personazhe. Rikthimi i personazhit misterioz Front Man dhe prania e një figure të re, një fëmijë i porsalindur, e shtojnë edhe më shumë tensionin dhe dramën e sezonit të fundit.
Drama e Netflix “Adolescence” ishte fituesja kryesore në ceremoninë Bafta Television Awards 2026, duke marrë katër çmime dhe vendosur rekord për më së shumti fitore në një edicion të vetëm.
Seriali u shpall “Best Limited Series”, ndërsa aktorët Stephen Graham, Owen Cooper dhe Christine Tremarco u vlerësuan me çmime në aktrim.
Me vetëm 16 vjeç, Owen Cooper u bë fituesi më i ri ndonjëherë i çmimit për aktorin më të mirë dytësor.
Ndërkohë, “The Celebrity Traitors” dhe “Last One Laughing” fituan nga dy çmime secila.
Rrjeti i njohur i kinemave AMC Theatres ka njoftuar partneritetin e ri me Arena One, përmes të cilit koncertet live do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranet e kinemave në gjithë Shtetet e Bashkuara.
Programi “Arena One at AMC” nis në muajin qershor dhe do të sjellë performanca nga artistë të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Bebe Rexha, Paris Hilton, Kim Petras dhe Maren Morris.
Koncertet do të transmetohen në mbi 300 lokacione të AMC-së, ndërsa organizatorët paralajmëruan edhe emra të tjerë në javët në vijim.
Sipas AMC-së, projekti synon të krijojë atmosferën e një koncerti të vërtetë arena përmes teknologjisë interaktive që transmeton reagimet e publikut në kohë reale mes sallave të kinemasë dhe artistëve në skenë.
Kjo nismë vjen në kohën kur kinematë po fokusohen gjithnjë e më shumë në përmbajtje alternative për të përballuar rënien e të ardhurave pas pandemisë dhe mungesën e filmave të rinj nga studiot e mëdha.
AMC kishte bashkëpunuar më herët me Taylor Swift dhe Beyoncé për filmat koncertalë të turneve të tyre, por kësaj radhe koncertet do të transmetohen drejtpërdrejt.
Biletat për “Arena One at AMC” do të kushtojnë nga 40 deri në 75 dollarë, më lirë se koncertet tradicionale, ku çmimet shpesh kalojnë 140 dollarë.
Këngëtarja e njohur Bonnie Tyler është dërguar me urgjencë në spital për një operacion në zorrë. Artistja 74-vjeçare po trajtohet në Faro të Portugalisë, ku ajo ka një shtëpi.
Sipas zëdhënësit të saj, operacioni ka kaluar me sukses dhe ajo tani po rikuperohet, ndërsa familjarët, miqtë dhe fansat po i urojnë shërim të shpejtë.
Bonnie Tyler, emri i vërtetë i së cilës është Gaynor Hopkins, u bë e famshme në gjithë botën me hitin “Total Eclipse of the Heart” në vitin 1983. Kënga së fundmi kaloi shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify.
Ajo ka pasur edhe hite të tjera të njohura si “Holding Out for a Hero”, ndërsa në vitin 2013 përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision.
Tyler pritet të vazhdojë koncertet e planifikuara këtë muaj në Maltë dhe Gjermani, si dhe turneun në vende të tjera evropiane.
Ka vdekur në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i CNN-it dhe një nga figurat më të njohura të medias në botë.
Ai ndryshoi botën e mediave në vitin 1980 kur krijoi CNN-in, kanalin e parë me lajme 24 orë pa ndërprerje. Në fillim shumë njerëz nuk besonin se do të kishte sukses, por CNN u bë një nga rrjetet më të njohura në botë.
Turner u bë i famshëm për raportimet e shpejta dhe transmetimet direkte gjatë ngjarjeve të mëdha botërore.
Përveç medias, ai ishte edhe pronar i disa skuadrave sportive dhe një filantrop i njohur që ndihmoi me miliona dollarë për mjedisin dhe organizata ndërkombëtare.