Aktualitet

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 100 respiratorë mjekësorë për Qendrën Mjekësore të FSK-së

Published

on

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes sot, ministri Armend Mehaj dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grongahl, nënshkruan Marrëveshjen e arritur ndërmjet Drejtorisë së Shëndetësisë të Mbretërisë së Norvegjisë, dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës për dhurimin e pajisjeve mjekësore, respektivisht 100 respiratorëve. Pas aktit të nënshkrimit, ministri Mehaj dhe ambasadori Grongahl, vizituan Qendrën Mjekësore të FSK-së, ku nga drejtori i Qendrës Mjekësore, Dr. Shkëlzen Syla u njoftuan me pajisjet e dhuruara si dhe me aftësitë dhe kapacitetet aktuale profesionale, teknike dhe funksionale të Qendrës.

Në prononcimin para mediave, ambasadori Grongahl, theksoi se Mbretëria e Norvegjisë, përmes këtij donacioni synon të mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes me pajisje mjekësore –respiratorë me qëllim të rritjes së kapaciteteve teknike dhe mjekësore të Qendrës Mjekësore të FSK-së në mënyrë që të menaxhojë sa më efektshëm situatën emergjente shëndetësore për shkak të pandemisë COVID- 19.  Ai gjithashtu, theksoi se bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe ministrive do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, ministri Mehaj theksoi se ky donacion është shumë i çmueshëm për sistemin shëndetësor të FSK-së në përgjithësi e sidomos në këtë periudhë kur po përballemi edhe më tej me krizën e pandemisë COVID-19. Gjithashtu, ai tha se ky donacion është edhe tregues i fuqishëm i përkushtimit të shtetit mik norvegjez për mbështetjen ndaj nesh, të dëshmuar që nga paslufta në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë si dhe për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes.  “Me këto pajisje shtohen shumë aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Qendrës Mjekësore të FSK-së, Regjimentit të Mjekësisë dhe gjithë sistemit shëndetësor të FSK-së. Gjithashtu, si rezultat i kësaj, FSK do të ketë në dispozicion një komponentë shumë të rëndësishme për përmbushjen me efikasitet të detyrës së saj ligjore për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile të vendit dhe qytetarëve tanë jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë por edhe në të ardhmen” tha ndër të tjera ministri Mehaj.

Donacioni i sotëm përfshinë sasinë prej 100 respiratorëve dhe kapë vlerën rreth 1 milion euro duke përfshirë edhe koston e trajnimit të stafit për përdorimin e këtyre pajisjeve.

Continue Reading

Vendi

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Live

Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët

Published

on

By

Një avion luftarak i Shteteve të Bashkuara është rrëzuar mbi territorin e Iranit, kanë bërë të ditur tre burime amerikane, duke konfirmuar kështu raportimet e mediave shtetërore iraniane.

Forcat amerikane kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, sipas të njëjtave burime. Përpjekjet e mundshme për shpëtim duket se janë kapur në disa video të postuara në rrjetet sociale, të cilat janë konfirmuar nga CNN.

Agjencia shtetërore “Tasnim” njoftoi se kërkimet për ekuipazhin e zhdukur deri më tani kanë qenë “të pasukseshme”. Ndërkohë, në “Fars News”, një spiker njoftoi se po ofrohet një shpërblim për këdo që arrin të kapë “pilotin ose pilotët armiq”.

Për momentin, mbetet ende e paqartë se në cilën pjesë të Iranit është rrëzuar avioni luftarak./ CNN/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Lajmet

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Të kërkuara