Aktualitet

Aktgjykim lirues ndaj dy drejtorëve të “Trepçës”, akuzoheshin se dëmtuan ndërmarrjen me rreth 5 milionë €

Published

on

Gjykata Themelore në Mitrovicë, të premten, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj drejtorit gjeneral të ndërmarrjes “Trepça”, në Veri, Jovan Dimkiq, si dhe drejtorit të shitjes, Dejan Kristiq, të cilët akuzohen se i kanë shkaktuar dëm kësaj ndërmarrje në vlerë prej rreth pesë milionë euro.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Nikolla Petronijeviq, nuk ka prova që vërtetojnë së të pandehurit e kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen.

“Gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova, prandaj edhe ka marrë aktgjykim lirues”, ka thënë gjykatësi Petronijeviq. I njëjti bëri të ditur se shpenzimet procedurale për këtë rast bien në barrë të gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në këtë rast akuzoheshin edhe Krsto Miliq dhe Radashin Pavloviq për veprën penale “shmangie nga tatimi”, mirëpo këta ishin përfshi në amnisti, me ç`rast gjykimi është duke vazhduar vetëm ndaj të akuzuarve Dimkiq dhe Krstiq.

Ish-Prokuroria Publike e Qarkut, me 26 maj 2011, kishte ngritur aktakuzë ndaj Jovan Dimkiq, Dejan Krstiq, Krsto Miliq dhe Radashin Pavloviq.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Jovan Dimkiq, gjatë periudhës kohore prej vitit 2003, e deri më 2008, në cilësinë e drejtorit gjeneral të NSH “Trepça”, në Leposaviq, dhe i pandehuri tjetër, Dejan Krstiq, në cilësinë e drejtorit të shitjes të NSH “Trepça”, kishin shpërdor detyrën zyrtare me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobësi pasurore për vete, duke i shkaktuar dëme materiale, për organizatën në atë mënyrë që ka shitur një sasi të madhe pluhur i plumbit.

Në aktakuzë thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore, nga dy të akuzuarit janë shitur sasi të shumta, për kompaninë “Metal Heminko” nga Serbia dhe një kompani nga Anglia, duke i shkaktuar dëme dhe humbje ndërmarrjes, në vlerë prej 7.520.352,00 dollarë, apo diku rreth 5.000.000,00 euro.

Me këtë, Dimkiq dhe Krstiq, akuzohen se kanë kryer veprat penale “shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit zyrtar”, nga neni 339, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të KPK-së, si dhe veprën penale “lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 237, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPK-së.

Sipas dispozitivit të tretë, Dimkiq dhe Krstiq, në periudhën kohore 2001-2002, kanë shpërdorur detyrën zyrtare, në atë mënyrë që kanë lidhur kontratë me ndërmarrjen “Dynamik Trade” dhe “Gradina”, që të dyja nga Zveçani për furnizim me derivate të naftës në vlerë prej 431.890.00 DM, apo rreth 215,000,00 euro, pa i përfillur procedurat e tenderimit.

Me këtë, Dimkiq dhe Krstiq akuzohen se kanë kryer veprën penale “shpërdorim i pozitës zyrtare apo i autorizimit”, nga neni 339, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të KPK-së, si dhe veprën penale “lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 237, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit tjetër, Dimkiq më 5 maj 2005, kishte shitur hapësirat zyrtare prej 229.29 m2 në vlerë 2.200.00 m2, zyra këto që gjenden në rrugën “Knez Mihajllova”, në Beograd, duke u nisur nga fakti se ndërmarrja “Trepça” është ndërmarrje shoqërore e AKP-së, të cilës i takonte e drejta e shitjes.

Me këtë, Dimkiq, akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim i pozitës zyrtare apo autorizimit”, nga neni 339, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të KPK-së.Sipas aktakuzës, të pandehurit tjerë Krsto Miliq, në cilësinë e drejtorit të kompanisë “Dynamik Trade”, nga Zveçani dhe Radashin Pavlloviq, në cilësinë e drejtorit të kompanisë “Gradina”, i ishin shmangur tatimeve në kontratat e lidhura me ndërmarrjen shoqërore “Trepça”.

Për këtë, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “shmangia nga tatimi”, nga neni 249, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPK-së.

Continue Reading

Live

Trump bën thirrje për mbështetje nga kjo betejë vendimtare për ekonominë dhe Kongresin

Published

on

By

Teksa amerikanët po u drejtohen masivisht kutive të votimit në këto zgjedhje përcaktuese, Presidenti Donald Trump ka shfrytëzuar fjalën e tij për t’u bërë thirrje votuesve që të mbështesin kandidatët e partisë së tij.

Përmes një sërë mesazhesh në platformën Truth Social dhe një interviste telefonike për Fox News, Trump veçoi atë që e cilësoi si përparim ekonomik nën administratën e tij, ndërsa pretendoi gjithashtu se ka “kontroll të plotë” mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Sondazhet e fundit tregojnë se ekonomia dhe çmimet e larta mbeten faktori kryesor që po përcakton votën e qytetarëve, ku një pjesë e mirë e elektoratit po shprehet e shqetësuar për menaxhimin e sfidave ekonomike dhe efekteve të konflikteve ndërkombëtare.

Rezultati i këtij votimi do të jetë përcaktues për të ardhmen e legjislativit amerikan, pasi do të vendosë nëse Republikanët do të ruajnë shumicën në Kongres apo nëse Demokratët do të marrin kontrollin e dhomave përfaqësuese.

Continue Reading

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

Lajmet

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Të kërkuara