Aktualitet

100 respiratorë i dhurohen Ministrisë së Mbrojtjes

Published

on

100 respiratorë i janë dhuruar Ministrisë së Mbrojtjes nga shteti i Norvegjisë, donacion ky që arrin vlerën rreth një milion euro duke përfshirë edhe trajnimin për stafin e Qendrës Mjekësore të FSK-së. Në kuadër të misionit që ka, me këta respiratorë FSK do të mund t’u dalë në ndihmë edhe spitaleve të tjera në Kosovë në përballje me pandeminë, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi ka pranuar zyrtarisht donacionin, në një konferencë për media, tha se i njëjti ka një rëndësi të madhe, sidomos për shkak të situatës në të cilën ndodhemi si pasojë e pandemisë.

“Donacioni i sotëm përfshinë sasinë prej 100 respiratorë dhe kap vlerën, tash këtu inkuadrohet me trajnime, suportin që do të na jap, rreth një milion euro, duke përfshirë këtu edhe trajnimet, gjithashtu si rezultat i kësaj FSK do të ketë në dispozicionin në komponentën shumë të rëndësishme përmbushjen efikase të detyrës së saj ligjore për mbështetjen ushtarake dhe autoritetet civile. Me këtë donacion zgjerohet edhe fushëveprimi në Qendrën Mjekësore të FSK-së, do të jetë edhe më prioritet funksionalizimi i saj si klinikë moderne dhe do të jetë në shërbim të popullatës dhe ushtarëve të FSK-së”, tha ai.

Ani pse donacioni është i është dhuruar Ministrisë së Mbrojtjes, Mehaj tha se këta respiratorë mund t’u dalin në ndihmë edhe spitaleve të tjera, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

“Ky donacion është i dedikuar direkt Ministrisë së Mbrojtjes por ne sipas nevojave tona, ato teprica do i shpërndajmë, jemi duke pritë edhe certifikimin tash të detajuar për çdo pajisje, është në proces. Trajnimi nisë javën që vjen kur të na vinë edhe ato, bashkë me drejtorin do të shohim me i shpërnda ndihmat ku ka nevojë”, tha Mehaj.

E ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grongahl tha se po e mbështesin FSK-në në aspektin mjekësor.

“Ne po jetojmë në një kohë shumë të vështirë tani me pandeminë dhe jemi shumë të nderuar që jemi në gjendje të sigurojmë këtë donacion për Kosovën, është një mbështetje në aspektin mjekësor për FSK-në dhe gjithashtu për gatishmërinë dhe pajisjet emergjente të FSK-së. Pra, siç tha Ministri Mehaj, ne do të bashkëpunojmë dhe gjithashtu do të sigurojmë trajnime për stafin e FSK-së që të jenë në gjendje të punojnë me këto pajisje dhe t’i përdorin ato në situatat dhe operacionet e ardhshme”, tha ai.

Që prej përhapjes së koronavirusit, në kuadër të misionit të saj, FSK ka qenë në gatishmëri, dhe ka ndihmuar institucionet e tjera në luftën kundër COVID-19.

Lajmet

Albulena Haxhiu dekreton Zejnulla Gashin Kryeprokuror të Shtetit

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Zejnulla Gashin në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, pas propozimit të bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Haxhiu bëri të ditur se, pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga KPK-ja, është zhvilluar një shqyrtim i detajuar i materialeve, duke përfshirë edhe informacionet e institucioneve të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.

“Marrë parasysh rëndësinë e këtij funksioni dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, kam vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo i uroi Gashit suksese në detyrën e re, duke theksuar se funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues.

Sipas saj, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit duhet të marrë përgjigje të vendosur nga organi i akuzës.

Haxhiu shtoi se pret që Gashi ta ushtrojë detyrën me integritet profesional e moral, paanshmëri dhe guxim, duke vepruar gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Zejnulla Gashi u propozua një ditë më parë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, pasi mori pesë nga gjashtë votat e anëtarëve të Këshillit. Ai pason në këtë detyrë Blerim Isufajn./A.K/

Continue Reading

Lajmet

KRU “Prishtina” apelon për kursimin e ujit të pijshëm

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që ta përdorin ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale, për shkak të rritjes së konsumit gjatë kësaj periudhe dhe nevojës për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet të shmangin përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, ujitjen e sipërfaqeve të mëdha bujqësore dhe gjelbëruese gjatë orëve të pikut, mbushjen e pishinave, si dhe për çdo përdorim tjetër jo thelbësor.

KRU “Prishtina” rikujton gjithashtu se të gjitha ndërtesat shumëkatëshe të ndërtuara në 20 vitet e fundit duhet të kenë të instaluara pompat e ujit brenda objekteve, në mënyrë që furnizimi të arrijë edhe në katet më të larta.

“Obligim ligjor e kemi që shtypjen e ujit ta dërgojmë në minimum 1.5 bar, ose deri në 15 metra lartësi”, thuhet në njoftimin e kompanisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zotëro aftësitë që nuk zëvendësohen nga inteligjenca artificiale: Tri rrugë drejt suksesit në UBT

Published

on

By

Dinamika e tregut bashkëkohor të punës po dëshmon se profilet më të kërkuara lidhen me mendimin analitik, fuqinë e komunikimit dhe kreativitetin digjital. Sot, mbi 80% e kompanive dhe organizatave globale kërkojnë pikërisht aftësi të tilla që lidhen me ndikimin njerëzor. Për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave, UBT ofron tri programe të ndara studimi, të cilat pavarësisht fushave specifike, plotësojnë të njëjtin mision: përgatitjen e brezit të ri të udhëheqësve në sferën e vendimmarrjes, informacionit dhe industrisë kreative.

Në programin Media dhe Komunikim, studentët pajisen me njohuri të thella teorike dhe praktike që i aftësojnë të menaxhojnë rrjedhën e informacionit dhe të performojnë me sukses në të gjitha format e komunikimit modern.

Për ata që synojnë botën e analizës dhe vendimmarrjes, programi Shkencat Politike është i hartuar sipas kurrikulave më të mira evropiane dhe amerikane. Studentët e këtij drejtimi zhvillojnë mendimin kritik, kuptojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe aftësohen për hartimin e dokumenteve politike dhe diplomatike të rëndësishme për vendin dhe rajonin.

Ndërkaq, për të gjithë ata që duan të hyjnë në një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në ekonominë globale, programi Arti dhe Media Digjitale ofron një formim të gjithanshëm. Studentët këtu kombinojnë aftësitë artistike me teknologjinë më të re, duke zotëruar fusha mjaft të kërkuara si dizajni grafik, animacioni, videoproduksioni, efektet vizuale dhe kuratoria digjitale.

Ky rrugëtim akademik mbështetet fuqishëm nga pozicioni i UBT-së si institucion lider në arsimin e lartë, i cili integron vazhdimisht teknologjitë më të fundit me nevojat e tregut global. Në vitin 2026, UBT ka konfirmuar reputacionin e tij ndërkombëtar duke u renditur si institucioni numër një në botë në kategorinë “University Brand and Reputation” në rangimin global WURI, si dhe është vlerësuar me titullin prestigjioz “Engaged University of the Year”, duke u renditur përpara universiteteve të njohura nga Evropa, Amerika dhe Azia.

Me mbi 25 vite përvojë dhe inovacion të vazhdueshëm, UBT mbetet një nga shtyllat më të fuqishme në rajon për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Për të mbështetur zhvillimin tuaj profesional në cilindo nga këto tri drejtime, institucioni ofron një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit. Ky është momenti për të siguruar të ardhmen tuaj në universitetin numër një – apliko tani, pasi vendet e lira me bursë janë të limituara!

 

Continue Reading

Lajmet

Ndërto karrierën tënde në industrinë më dinamike: Studio Sport dhe Shkenca e Lëvizjes në UBT

Published

on

By

Nëse pasioni yt është sporti, shëndeti dhe performanca fizike, sot ke mundësinë ta kthesh këtë pasion në një profesion elitar me ndikim global. Programi Bachelor në Sport dhe Shkenca e LëvizjesUBT është dizajnuar sipas standardeve më të mira evropiane për të përgatitur profesionistët e ardhshëm të përgatitjes fizike, rehabilitimit dhe menaxhimit sportiv. Përmes një ndërthurjeje të fuqishme të teorisë me praktikën, ky program të pajis me aftësitë më të kërkuara në tregun e punës.

Gjatë studimeve në UBT, ti do të zotërosh njohuri të thelluara mbi funksionimin e organizmit të njeriut, rolin e aktivitetit fizik në mjekësinë parandaluese dhe përshtatjen e ushtrimeve për grupmosha e nevoja të ndryshme shëndetësore. Për më tepër, do të mësosh si të përdorësh teknologjinë më të fundit dhe të dhënat elektronike për të analizuar performancën, si dhe do të fitosh kompetenca të larta në fushën e menaxhimit dhe marketingut sportiv, duke u bërë i gatshëm për të udhëhequr klube, fushata dhe biznese personale në këtë industri.

Vula e madhe e suksesit dhe avantazhi kryesor që e ngre këtë program në majat e edukimit sportiv është partneriteti ekskluziv i UBT-së me gjigantin e futbollit botëror, S.L. Benfica. Nën sloganin frymëzues “Making Kosovo Heroes”, ky bashkëpunim historik sjell shkollën zyrtare të futbollit të Benfikës në Prishtinë. Për studentët e UBT-së, kjo marrëveshje është një mundësi e artë për të bashkëpunuar me njërën prej akademive më të suksesshme në botë, duke u hapur dyert drejt rrjeteve dhe strukturave të futbollit elitar ndërkombëtar.

Zgjidh rrugën e duhur për të ardhmen tënde, studio në universitetin lider të inovacionit dhe bëhu pjesë e projektit që po nxjerr heronjtë e rinj të sportit. Apliko tani në UBT!

 

Continue Reading

Të kërkuara