Bota

Mbi 30 vende diskutojnë për luftimin e krimeve kibernetike

Konferenca dy-ditore është organizuar nga ShBA.

Publikuar

Shtetet e Bashkuara kanë organizuar një konferencë dy-ditore online për të diskutuar lidhur me sulmet kibernetike të cilat gjithnjë e më shumë po dëmtojnë bizneset dhe po cenojnë sigurinë kombëtare.

Përfaqësuesit e 30 vendeve nga Evropa, Lindja e Mesme, Afrika, Amerika e Jugut dhe Azia do të bashkohen me zyrtarët e administratës Biden në konferencën më 13-14 tetor për të shqyrtuar se si të luftojnë këto sulme duke përfshirë edhe bërjen më të vështirë të përdorimit të kriptomonedhave si mjet të pagesës.

Diskutimet do të përqendrohen gjithashtu në mënyrën se si të ndiqen penalisht kriminelët në internet dhe si të veprohet me ato shtete që nuk adresojnë keqbërësit në internet që veprojnë brenda kufijve të tyre. /REL

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Universiteti i Kembrixhit pezullon marrëveshjen prej 400 milionë funtash me EBA-në

Publikuar

nga

Universiteti i Kembrixhit në Britani të Madhe ka pezulluar një marrëveshje rekord prej 400 milionë funtash me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) lidhur me supozimet se këta të fundit kanë përdorur softuerin e spiunazhit ‘Pegasus’, shkroi të enjten “The Guardian”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi u bë publik nga Stephen Toope, zv/rektori në largim i universitetit.

Që në korrik, marrëveshja e propozuar u vlerësua si një “partneritet strategjik” i mundshëm që synon të ndihmojë në zgjidhjen e “disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet planeti ynë”. Duke përfshirë edhe një donacion prej mbi 310 milionë funta gjatë një dekade, ky do të kishte qenë donacioni më i madh i këtij lloji për universitetin.

Kjo tani është anuluar për shkak të përdorimit të supozuar të EBA-së të softuerit të spiunazhit për hakimin e telefonëve ‘Pegasus’ të zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group. “The Guardian” pretendon se shumë nga numrat e telefonit në Britani të shënjestruar nga softueri i spiunazhit ishin me urdhër të EBA-së. NSO Group ka mohuar çdo shkelje.

Në një intervistë për gazetën studentore “Varsity”, Toope tha: “Kishte zbulime të tjera në lidhje me ‘Pegasus’ që me të vërtetë na detyruan të vendosim se nuk është koha e duhur për të ndjekur këto lloje të planeve vërtet ambicioze me EBA-në”.

“Askush nuk do të nxitojë. Nuk do të ketë marrëveshje të fshehta. Mendoj se do të kemi një diskutim të fortë në një moment në të ardhmen. Ose mund të përcaktojmë se nuk ia vlen të lidhemi përsëri. Sinqerisht nuk e di”, tha ai.

“Ka marrëdhënie ekzistuese në të gjithë universitetin në një nivel akademik departamentesh dhe individual, por nuk ka biseda për një projekt të madh. Jemi të vetëdijshëm për rreziqet në marrëdhëniet me shumë shtete në të gjithë botën, por mendojmë se ia vlen të bisedojmë”, tha Toope.

“Varsity” ndërkohë raportoi se marrëveshja ka për qëllim të përmirësojë sistemin arsimor në EBA dhe të punojë në çështjet e tranzicionit të klimës dhe energjisë, duke shtuar se do të ishte përqendruar në shkëmbimin e kulturave islame dhe perëndimore.

Zëdhënësi i universitetit u citua nga “The Guardian” të thoshte se: “Universiteti i Kembrixhit ka partneritete të shumta me qeveritë dhe organizatat në të gjithë botën. Ajo iu afrua EBA-së siç bën me të gjitha partneritetet e mundshme: me një mendje të hapur dhe duke peshuar në mënyrë rigoroze mundësitë për të kontribuar në shoqëri, përmes kërkimit bashkëpunues, arsimit dhe inovacionit, kundër çdo sfide”.

“Ne do të reflektojmë gjatë muajve të ardhshëm para se të vlerësojmë më tej opsionet tona afatgjata me partnerët tanë dhe me komunitetin universitar”, shtoi ai.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Rritja e çmimeve të energjisë (gazi 350%) frenon rimëkëmbjen globale

Publikuar

nga

/ATSH/-  Rritja e çmimeve të energjisë elektrike që bën që faturat dhe çmimi i karburanteve të fluturojnë, shkruan gazeta italiane ”La Repubblica”, në një analizë të gazetarit Flavio Bini.

Shkaqet kryesisht gjenden përtej kufirit. Fajtori numër një është kostoja e energjisë.

Në një analizë çmimet evropiane dhe amerikane të gazit, ato janë rritur respektivisht me 350 dhe 120 për qind këtë vit.

Në janar, një fuçi Brent, produkti referues i nxjerrë në Detin e Veriut, vlente vetëm 50 dollarë, sot po udhëton drejt 80 dhe sipas ”Goldman Sachs” do të arrijë në 90 deri në fund të vitit.

Deri më tani origjinat, pasojat janë ato që ne tashmë kemi filluar t’i vëzhgojmë përtej sondazheve statistikore.

Dhe kjo që nga faturat e gazit dhe energjisë që regjistrojnë rritje dyshifrore tek benzina, e cila shënon shifrën më të lartë në tetë vjet.

Në terma konkretë: kostoja e faturave të energjisë elektrike dhe gazit për familjet dhe bizneset ose karburanti për automjetet publike ose private, shënon një rritje + 7% në bazë vjetore.

Lëndët e para rriten, zinxhiri i blerjeve bie

Energjia nuk është faktori i vetëm i rritjes të inflacionit. Për disa muaj ka pasur gjithashtu një rritje të konsiderueshme të lëndëve të para ushqimore.

Indeksi i Ushqimit i hartuar nga FAO, një indeks që bashkon çmimet e një sërë artikujsh ushqimorë, regjistroi 127,4 pikë në gusht, një rritje prej mbi 30 pikë në krahasim me 12 muajt e mëparshëm.

Edhe këtu, nga origjina tek pasojat, ku ndoshta konsumatorët nuk e kanë vënë re ende. E gjitha ndikon në përshpejtimin e të ashtuquajturës “karroca e blerjeve në supoermarket”, domethënë, në mënyrë më tipike, çmimet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë do të rriten.

Pse inflacioni është një problem?

Arsyeja pse rritja e inflacionit shihet si një thirrje zgjimi nga qeveritë dhe bankat qendrore është e thjeshtë.

Me të njëjtat paga, një rritje e çmimeve përkthehet në një humbje të fuqisë blerëse: ju paguani më shumë për të blerë të njëjtat gjëra.

Kjo është arsyeja pse ka një presion në rritje për të rritur pagat, duke pasur parasysh kërkesën për punëtorët që të vazhdojnë me rritjen e çmimeve.

Por, është vetë rritja e pagave ajo që i jep karburant të ri inflacionit, pasi kompanitë mund të vendosin të shkarkojnë rritjen e shpenzimeve të shkaktuara nga rritja e pagave në koston e mallrave të prodhuara, duke shkaktuar kështu një dinamikë shumë të rrezikshme për ekonominë.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Turistët hungarezë bllokohen në mes të lumit, i shpëtojnë zjarrfikësit

Publikuar

nga

3 turistë hungarezë janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse të Maliqit pasi kishin mbetur të bllokuar në mes të lumit, pranë fshatit Plovisht.

Ata po përpiqeshin të kalonin lumin me makinë, por kanë mbetur të bllokuar për shkak të rrymës së fortë dhe thellësisë së ujit.

Fatmirësisht të 3 turistët, 2 burra dhe 1 grua, kanë mundur të dalin, falë ndihmës që iu është dhënë dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Shkarkimi i presidentit Meta kalon për shqyrtim në Kushtetuese

Publikuar

nga

Çështja për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, njoftoi gjykata.

Tashmë pritet të caktohet data se kur do të zhvillohet seanca e parë në këtë gjykatë, ku presidenti Meta do të përballet me akuzat për shkelje të rënda të Kushtetutës.

Më 9 qershor 2021 mazhoranca votoi pro shkarkimit të presidentit me 104 vota duke vendosur kështu një precedent në historinë e politikës shqiptare.

Socialistët e akuzojnë presidentin se favorizoi opozitën në zgjedhjet e 25 prillit, duke përdorur terma denigrues për mazhorancën qeverisëse, ndërsa u soll ‘si lider i partive opozitare’.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara