Internet

Arrestohen 142 të dyshuar për krime kibernetike

Aksioni u udhëhoq nga Britania e Madhe dhe u mbështet nga Europol dhe Eurojust.

Publikuar

Mesazhe të rreme nga bankat, kompanitë e shitjes me pakicë dhe institucionet qeveritare janë mjetet të cilat përdoren shpesh nga mashtruesit në blerjet elektronike. 142 persona rreth botës janë arrestuar kur policia mbylli një faqe mashtruesish. Aksioni u udhëhoq nga Britania e Madhe dhe u mbështet nga Europol dhe Eurojust.

Nga hetimet rezultoi se faqja e internetit ka fituar mbi 3.7 milionë euro në 16 muaj. Sipas autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, humbjet e viktimave aktualisht janë 49 milionë euro, si dhe humbjet e vlerësuara në mbarë botën janë mbi 115 milionë euro, sipas Europol.

Presidenti i Eurojust-it, Ladislav Hamran, tha se meqenëse krimi kibernetik nuk njeh kufij, bashkëpunimi i ndërsjellë efektiv gjyqësor është çelësi për sjelljen e autorëve para drejtësisë./UBTNews/

Internet

Tesla tërheq më shumë se 80 mijë makina të shitura në Kinë

Tesla (TSLA) u zotua se do të përmirësojë softuerin e automjeteve të tërhequra.

Publikuar

nga

Tesla Inc po tërheq më shumë se 80 mijë makina të prodhuara dhe të importuara nga Kina që u prodhuan në vitin 2013, për shkak të problemeve me softuer dhe rripa të sigurimit, njoftoi përmes një deklarate të premten rregullatori kinez i tregut.

Prodhuesi i makinave elektrike me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tërhequr 67 mijë e 698 makina Model S dhe Model X të importuara në Kinë midis 25 shtatorit të vitit 2013 dhe 21 nëntorit të vitit 2020, për shkak të problemeve me softuerin që prekin sistemin e menaxhimit të baterive në automjete.

Tesla (TSLA) u zotua se do të përmirësojë softuerin e automjeteve të tërhequra./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Rusia shton Meta-n në listën e organizatave ekstremiste

Lista tani përfshin mbi 100 kompani dhe organizata.

Publikuar

nga

Ministria ruse e Drejtësisë ka shtuar Meta-n – kompaninë mëmë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp – në regjistrin e saj të organizatave “ekstremiste”, sipas faqes së internetit të ministrisë.

Lista tani përfshin mbi 100 kompani dhe organizata, përfshirë “kompaninë mbajtëse shumëkombëshe amerikane Meta Platforms Inc. që shet produktet e mëposhtme: rrjetet sociale Facebook dhe Instagram”, thuhet aty mes tjerash.

Rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor bllokoi aksesin në Facebook dhe Instagram në mars pasi Gjykata e Qarkut Tverskoy në Moskë e shpalli Meta-n fajtor për “veprimtari ekstremiste”. Vendimi i gjykatës nuk përfshinte aplikacionin WhatsApp.

Në përgjigje, presidenti i Meta-s për çështjet globale, Nick Clegg, tha në atë kohë se kompania po bënte “çdo gjë që mundemi për të rivendosur shërbimet tona”, por se “miliona rusë të zakonshëm” së shpejti “do ta gjejnë veten të shkëputur nga informacioni i besueshëm”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Musk do t’i amnistojë llogaritë e pezulluara në Twitter

Ky vendim i miliarderit Musk erdhi pas një sondazhi të mërkurën.

Publikuar

nga

Nga java e ardhshme, Elon Musk tha se Twitter do të ofrojë aministi të përgjithshme për disa nga llogaritë e pezulluara.

Ky vendim i miliarderit Musk erdhi pas një sondazhi të mërkurën ku u pyetën përdoruesit e Twitterit nëse llogaritë që “nuk kanë thyer ligjin ose janë përfshirë në spam skandaloze” duhet të rikthehen në platformë.

Disa llogari, sikurse ajo e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, janë rikthyer në platformë nga Musk.

Njeriu më i pasur në botë e bleu Twitterin në një marrëveshje për 44 miliardë dollarësh muajin e kaluar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Prodhuesi i iPhone kërkon falje pas protestave në fabrikën në Kinë

Videot në rrjetet sociale shfaqin qindra punëtorë duke marshuar në fabrikën më të madhe në botë të iPhone në qytetin e Zhengzhout

Publikuar

nga

Furnizuesi i Apple, Foxconn ka kërkuar falje për një “gabim teknik” në sistemet e saj të pagesave, një ditë pasi fabrika e saj e iPhone në Kinë u trondit nga protestat.

Videot në rrjetet sociale shfaqin qindra punëtorë duke marshuar në fabrikën më të madhe në botë të iPhone në qytetin e Zhengzhout, me ankesa për kufizimet COVID-19 si dhe deklarata për paga të vonuara.

Ata që transmetonin drejtpërdrejt protestat thanë se punëtorët u rrahën nga policia. Një punonjës i Foxconn tha për BBC se situata është zgjidhur që atëherë.

Muajin e kaluar, rritja e rasteve të COVID-19 shtyu në mbylljen e fabrikës duke bërë që disa punëtorë të shpërthejnë dhe të shkojnë në shtëpi. Kompania më pas rekrutoi punëtorë të rinj me premtimin e shpërblimeve bujare./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara