Teknologji

Instagram do të lajmërojë përdoruesit kur ka probleme teknike

Është një funksionalitet i arsyeshëm pas kaosit që shkaktoi rënia e shërbimeve të Facebook.

Publikuar

Instagram po teston një funksionalitet të ri që do t’u tregojë përdoruesve kur shërbimi ka probleme madhore teknike. Njoftimi do të shfaqet në Activity Feed dhe do të vijë në raste të një ndërprerje madhore si ajo e javës së kaluar.

Është një funksionalitet i arsyeshëm pas kaosit që shkaktoi rënia e shërbimeve të Facebook përfshirë Messenger, WhatsApp dhe Instagram.

Kur shërbime popullore si ato të Facebook nuk aksesohen, njerëzit zakonisht kontrollojnë internetin e tyre ose shqetësohen për llogaritë e tyre.

Instagram po teston vetëm në SHBA aktualisht dhe në të ardhmen mund ta bëjë të disponueshëm në mbarë botën. Mbase ky funksionalitet ose diçka e ngjashme do të mbërrijë në WhatsApp apo Messenger gjithashtu. /PCWorld Albanian

Lajmet

BE: Ligji ynë i inteligjencës artificiale duhet të shërbejë si ‘model për botën’

Akti i propozuar i Intelegjencës Artificiale vendos udhëzimet për vitet e ardhshme.

Publikuar

nga

Bashkimi Evropian dëshiron që Akti i Inteligjencës Artificiale të jetë një shembull për pjesën tjetër të botës që duhet ndjekur kur rregullon teknologjinë në zhvillim, shkruan Euronews, transmeton UBT News.

Ministrat e Telekomunikacionit të BE-së mbajtën të enjten debatin e tyre të parë mbi Aktin e propozuar të AI në Bruksel për të vendosur udhëzimet për vitet e ardhshme, ku ministri slloven i Administratës Publike, Boštjan Koritnik, tha se akti i AI duhet të shërbejë si një model global.

“Ministrat shprehën mbështetjen e tyre të qartë për një ligj gjithëpërfshirës mbi inteligjencën artificiale, i cili do të shërbente si një model në të gjithë globin, në të njëjtën mënyrë si rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave, GDPR, në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale”, tha Koritnik.

“Ka ende punë të konsiderueshme përpara, pasi ne duam të sigurohemi që Akti i Inteligjencës Artificiale do të arrijë qëllimet e tij të dyfishta për të siguruar sigurinë dhe respektimin e të drejtave themelore dhe stimulimin e zhvillimit dhe marrjes së teknologjisë së bazuar në AI në të gjithë sektorët. Presidenca e Këshillit Evropian do të vazhdojë punën intensive mbi këtë propozim, të cilin e konsideron një përparësi kryesore në fushën dixhitale”.

AI dhe teknologjia e njohjes së fytyrës përdoret për të identifikuar sëmundjet, siç është demenca përmes sinjaleve të padukshme për syrin e njeriut, përcjell UBT News.

Ndërsa ka përfitime të qarta nga kërkimet në mjekësi, ka përdorime të tjera që mbartin rreziqe. Një shembull është zbatimi i ligjit pa asnjë mbikëqyrje.

Me ndihmën e inteligjencës artificiale, bëhen përpjekje për të identifikuar përgjegjësit për sulmet terroriste, aktet e dhunës ose aksidentet.

Kompanitë si Amped me seli në Trieste të Italisë, përdorin AI për video analiza. Ndërsa këto kompani i nënshtrohen kontrolleve të garancisë, në disa vende jashtë BE-së kjo nuk ndodhë.

Sipas Despina Travlou, Sekretare e Përgjithshme në AIIA-OJF, përdorimi i AI nuk është rregulluar ende mjaftueshëm dhe mund të çojë në shkelje të të drejtave civile./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Apple fshin aplikacionin për Kuranin në Kinë

Aplikacioni “Quran Majeed” është i disponueshëm në të gjithë botën në App Store.

Publikuar

nga

Apple ka fshirë një nga aplikacionet më të popullarizuara të Kuranit në Kinë, pas një kërkese nga zyrtarët. Këtë e kanë konfirmuar nga kompania për BBC-në.

Aplikacioni “Quran Majeed” është i disponueshëm në të gjithë botën në App Store – dhe ka gati 150 mijë rishikime.

Sidoqoftë, Apple e fshiu këtë aplikacion me kërkesë të zyrtarëve kinezë, për siç thonë ata, mbajtje të teksteve të paligjshme fetare. E Qeveria kineze nuk dha ndonjë koment për këtë çështje.

Fshirja e aplikacionit u vu re për herë të parë nga Apple Censorship – një faqe në internet që monitoron aplikacionet në App Store të Apple në nivel global.

Partia Komuniste Kineze e njeh zyrtarisht Islamin si fe në vend. Megjithatë, Kina është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, madje edhe gjenocid, kundër grupit etnik kryesisht mysliman ujgur në Xinjiang./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Teleskopi hapësinor bën zbulimin: Sateliti i Jupiterit i mbushur me avull, në 2024 misioni për ta arritur

Publikuar

nga

Një tjetër zbulim i rëndësishëm, që mund të sqaroj edhe më shumë strukturën e sistemit tonë diellor, dhe mundësitë e një udhëtimi afatmesëm drejt tyre.

Teleskopi  hapësinor Hubble, që financohet ngta NASA, Agjencia Hapësinore Europiane dhe ajo kanadeze, ka zbuluar se në një prej satelitëve të akullt të Jupiterit, Europa, paraqet një sasi domethënëse uji në formë avulli.

Diçka që habiti disi astronomët, nga momenti që fenomen të tillë e kishin konstatuar edhe në satelitin tjetër të Jupiterit, Ganimete. Shkencëtarët  nuk mendonin se diçka e tillë, veçanërisht një përhapje e tillë, do të mundej në një trup qiellor pak më të vogël se Hëna jonë, dhe që paraqitet shumë më i  ftohtë se Ganimete.  

Studimi ka marrë parasysh vrojtimet me ultraviolet nga viti 1999 deri më tani, dhe evidentoi edhe një dukuri tjetër të habitshme. Uji i avullt ndodhet vetëm ne hemisferën që ndodhet në drejtim të kundërt me orbitën e tij ,për arsyeje ende jo të zbuluara.

Studimet i paraprin një mision eksplorues dhe kësaj radhë  aspak teorik në ketë satelit, që pritet të nisë në 2024.

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Bitcoin tejkalon 60 mijë dollarë, pranë rekordeve të larta

Investitorët e kriptomonedhës kanë pritur miratimin e ETF -së të parë amerikane për bitcoin, i cili shihet si përshpejtim i adoptimit të aseteve digjitale.Investitorët e kriptomonedhës kanë pritur miratimin e ETF -së të parë amerikane për bitcoin, i cili shihet si përshpejtim i adoptimit të aseteve digjitale.

Publikuar

nga

Bitcoin arriti në 60 mijë dollarë për herë të parë në gjashtë muaj këtë të premte, duke iu afruar rekordit të tij të lartë, pasi tregtarët ishin të sigurt se rregullatorët amerikanë do të miratonin një fondi-tregtar këmbimi (ETF) bazuar në kontratat e tij të ardhshme.

Investitorët e kriptomonedhës kanë pritur miratimin e ETF -së të parë amerikane për bitcoin, i cili shihet si përshpejtim i adoptimit të aseteve digjitale.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, u rrit 4.5% në nivelin e saj më të lartë që nga 17 prilli dhe ishte e fundit në 59,030 dollarë. Ai është rritur me më shumë se gjysmën në vlerë që nga 20 shtatori dhe tani është afër nivelit të tij të lartë të të gjitha kohërave, prej 64,895 dollarë.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) do të lejojë që ETF -ja e parë të Bitcoin -it në SHBA të fillojë tregtimin javën e ardhshme, njoftoi Bloomberg News të enjten.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara