Lajmet

Mbi 10 mijë persona vaksinohen kundër gripit sezonal

Published

on

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, që nga dhjetori i vitit të kaluar kur ka filluar dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë.

Xhevrije Canolli, mjeke familjare në këtë Qendër ka treguar se për cilën kategori të personave rekomandohet të merret kjo vaksinë.

“Kjo vaksinë u rekomandohet personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, grave shtatzëna, ndërsa nuk u rekomandohet personave me alergji dhe sëmundje kronike”, deklaroi ajo.

Tutje ajo tha që këtë vaksinë munden ta marrin edhe të gjithë qytetarët e tjerë, pasi nuk ka akoma një vaksinë për Covid-19 në vendin tonë.

Përderisa Bahtije Breznica, tha që për çdo vit e merr këtë vaksinë.

“Jam e kënaqur që po e marr këtë vaksinë dhe nuk kam më frikë me marrë këtë vaksinë”, deklaroi Breznica.

Në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë, UNICEF ka arritur t’i sigurojë 165 mijë doza të vaksinës kundër gripit, 60 përqind më shumë se në vitin 2020.

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Presidentja Osmani ka shkruar në faqën e saj zyrtare në Facebook: “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.” shkroi Osmani.

Tutje ajo theksoi se NATO ka rolin vendimtar në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta./D.B

Continue Reading

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara