Aktualitet

Maldivet do të ofrojnë vaksina për pushuesit

Published

on

Maldivet po planifikojnë t’u ofrojnë mundësinë e vaksinimit kur të mbërrijnë, për të tërhequr sa më shumë pushues këtë vit.

Ministri i Turizmit njoftoi se do të fillojë një iniciativë të re “3V” që fton turistët të vaksinohen dhe të bëjnë pushime, shkruan The Indepedent.

Abdulla Mausoom tha se  do të siguronte një mënyrë të përshtatshme për njerëzit për të pushuar në ishull, duke marrë parasysh se ekonomia e vendit varet nga turizmi. 67% e PBB-së vjen nga industria e udhëtimeve.

Ai nuk dha një afat kohor për programin e vaksinimit gjatë mbërritjes, duke deklaruar se përparësia e parë e vendit ishte që popullsia të merrte të dy dozat e vaksinës.

Mausoom shtoi se Agjencia e Mbrojtjes së Shëndetit të vendit shumë shpejt do të shpallte udhëtime pa kufizime për vizitorët që tashmë janë vaksinuar plotësisht.abcnews.al

Continue Reading

Bota

Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

Published

on

By

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit militant, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ishte një hap i rëndësishëm “për ruajtjen e paqes dhe vëllazërisë”, dhe se Ankaraja do ta ndjekë nga afër këtë proces për të shmangur çdo problem.

PKK-ja, që ka qenë në konflikt me shtetin turk për më shumë se katër dekada, ka vendosur të shpërbëhet dhe t’i japë fund kryengritjes së armatosur. Vendimi i PKK-së pritet të ketë pasoja të gjera politike dhe të sigurisë për rajonin, përfshirë edhe për Sirinë fqinje, ku forcat kurde janë aleate të forcave amerikane.

Duke folur pas mbledhjes së kabinetit në Ankara, Erdogan tha se do të hapen dyert e një epoke të re, sapo PKK-ja të dorëzojë armët, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm drejt synimit të Ankarasë për një vend të lirë nga terrorizmi.

Ai shtoi se Turqia e sheh këtë hap si një proces që përfshin edhe militantët kurdë në Irak, Siri dhe Evropë.

PKK-ja, e cila është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e nisi kryengritjen e saj në vitin 1984 me synimin fillestar për krijimin e një shteti të pavarur kurd.

Në vitet e fundit, kërkesat e saj janë zhvendosur drejt autonomisë më të madhe dhe të drejtave për kurdët brenda Turqisë.

Më shumë se 40.000 njerëz janë vrarë gjatë konfliktit që nga viti 1984, kur PKK-ja nisi kryengritjen.

Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë shpallur PKK-në organizatë terroriste.

PKK-ja tha se procesi praktik i shpërbërjes dhe çarmatosjes do të menaxhohet dhe mbikëqyret nga Öcalan, i cili ndodhet në burgim në një ishull pranë Stambollit që nga viti 1999./REL/

 

Continue Reading

Bota

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

Published

on

By

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi më 12 maj se do të heqë statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS) për disa afganë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur përmirësime në situatën e sigurisë dhe në situatën ekonomike në Afganistan.

Kemi rishikuar kushtet në Afganistan, së bashku me partnerët tanë ndërinstitucionalë, dhe ato nuk përmbushin më kriteret për të mbajtur statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS)”, thuhet në deklaratën e sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

Situata e sigurisë në Afganistan është përmirësuar dhe ekonomia është duke u stabilizuar, prandaj këto kushte nuk i pengojnë më qytetarët afganë të kthehen në atdhe”, shtoi ajo.

Noem bëri të ditur se statusi aktual i mbrojtjes së përkohshme për Afganistanin do të skadojë më 20 maj, dhe vendimi për ndërprerjen e tij do të hyjë në fuqi më 12 korrik.

TPS-ja u ofron mbrojtje qytetarëve të huaj që nuk mund të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës, fatkeqësive natyrore apo kushteve të tjera të jashtëzakonshme.

Continue Reading

Bota

Netanyahu: Negociatat me Hamasin do të vazhdojnë edhe nën zjarr

Published

on

By

Izraeli synon të intensifikojë sulmet e tij në Rripin e Gazës edhe pas lirimit të pritur nga Hamasi të një pengu izraelito-amerikan, tha sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Negociatat do të vazhdojnë nën zjarr gjatë përgatitjeve për një intensifikim të luftimeve”, tha udhëheqësi izraelit në një deklaratë.

Grupi militant palestinez njoftoi dje lirimin e Edan Alexander, një izraelito-amerikan që shërben në ushtrinë e Izraelit, në një gjest vullneti të mirë ndaj Shteteve të Bashkuara, pas bisedimeve të fundit.

Lirimi u formulua si pjesë e përpjekjeve të milicisë islamike për të arritur një marrëveshje për Gazën.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump foli për “lajme monumentale” dhe një gjest besimi të mirë ndaj vendit të tij dhe dy ndërmjetësve të tjerë, Katarit dhe Egjiptit.

Ndërkohë, Trump planifikon të nisë një udhëtim disaditor në Lindjen e Mesme këtë javë.

Continue Reading

Bota

Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur

Published

on

By

Para një audience me mbi 6.000 mijë gazetarë, Papa Leoni XIV, bëri thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur në mbarë botën.

Duke folur para gazetarëve që kishin shkuar në Romë për të mbuluar zgjedhjen e tij si papa i parë amerikan, lirinë e fjalës dhe të medias, ai e quajti “dhuratë të çmuar”.

Papa Leoni u prit me ovacione ndërsa hyri në auditorin e Vatikanit për takimin e tij të parë me përfaqësues të publikut të gjerë.

Ai u bëri thirrje gazetarëve të përdorin fjalët për paqe, të refuzojnë luftën dhe tu “japin zë” atyre që nuk kanë.

Kisha sheh te këta dëshmitarë – po mendoj për ata që raportojnë nga lufta edhe duke rrezikuar jetën e tyre, guximin e atyre që mbrojnë dinjitetin, drejtësinë dhe të drejtën e njerëzve për t’u informuar, sepse vetëm njerëzit e informuar mund të bëjnë zgjedhje të lira”, tha ai.

Papa Leoni shprehu solidaritet me gazetarët e burgosur anembanë botës.

Vuajtja e këtyre gazetarëve të burgosur sfidon ndërgjegjen e kombeve dhe të komunitetit ndërkombëtar, duke na thirrur të gjithëve që të mbrojmë dhuratën e çmuar të lirisë së fjalës dhe të shtypit”.

Pas fjalimit të shkurtër, ku reflektori mbi fuqinë e fjalës për të bërë mirë, ai përshëndeti disa nga gazetarët në rreshtat e parë dhe më pas shtrëngoi duart me turmën duke kaluar nëpër korridorin qendror.

Gazetarët më vonë ndanë disa nga fjalët e pakta që shkëmbyen me të./REL/

Continue Reading

Të kërkuara