Kulturë

Make up-i i thjeshtë i verës

Published

on

Pas një kohe të gjatë pune nga shtëpia, pizhamesh dhe look “shumë natyral”, epoka e make up-it po rikthehet! Përditshmëria, pasditet e verës dhe fustanet seksi kërkojnë grim për t’u quajtur e kompletuar!  

Gjithsesi, edhe këtë verë përpiquni të lyheni në mënyrë sa më të thjeshtë dhe natyrale. Kjo nuk përkthehet në e mërzitshme, prandaj hidhini një sy këshillave që duhet të keni parasysh për grimin e radhës.

1. Përfshini ngjyrën lejla tek sytë!

Make up-i i thjeshtë i verës duket kështu: 11 këshilla,

2. Laps të butë në vend të penelit për të krijuar idenë e “cat eye”.

Make up-i i thjeshtë i verës duket kështu: 11 këshilla,

3. Sytë e lyer me tone të shndërritshme janë në modë!

Make up-i i thjeshtë i verës duket kështu: 11 këshilla,

4. Vetullat e plota dhe “të fryra”

Make up-i i thjeshtë i verës duket kështu: 11 këshilla,

5. Lëkurë që shkëlqen në çdo orë të ditës!

Make up-i i thjeshtë i verës duket kështu: 11 këshilla,

6. Përdorni ton 1 ngjyrësh për të gjithë make up-in

Make up-i i thjeshtë i verës duket kështu: 11 këshilla,

7. Buzët nude!

Make up-i i thjeshtë i verës duket kështu: 11 këshilla,

8. …dhe me shkëlqim!

Make up-i i thjeshtë i verës duket kështu: 11 këshilla,

9. Tonet e rozës janë më shumë se kurrë në modë!

Make up-i i thjeshtë i verës duket kështu: 11 këshilla,

10. Buzët e kuqe

Make up-i i thjeshtë i verës duket kështu: 11 këshilla,

11. Jepini qerpikëve rëndësinë e duhur!

Make up-i i thjeshtë i verës duket kështu: 11 këshilla,

Burimi: Glamour

Continue Reading

Lifestyle

Mot me diell e vranësira të shpërndara

Published

on

Për ditën e sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 29gradë Celsius.

 

Continue Reading

Magazinë

Justin Bieber flet për problemet me zemërimin

Published

on

Justi Bieber ka bërë një postim në Instagram duke treguar për “problemet me zemërimin”.

31-vjeçari, ka thënë se “është i thyer” një ditë pasi ka shpërndarë një tjetër postim të çuditshëm në ditën e baballarëve, ka raportuar NBC News.

Më 16 korrik, ylli ka shkruar se e di që ka probleme me zemërimin dhe se është munduar të punojë në këtë drejtim. Ai ka thënë se gjatë tërë jetës është munduar të jetë më shumë sikur njerëzit që i thonin se duhet “ta rregullojë këtë çështje”.

“Njerëzit vazhdimisht më thonë se duhet të shërohem. A nuk mendoni se po të mundja nuk do ta rregulloja këtë? E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin”shkroi ai/

Au ka thënë se ndërkohë që mundohet të jetë si njerëzit që i thonë të përmirësohet, kjo po e bën që të lodhet e të zemërohet edhe më shumë.

“Jezusi është i vetmi person që po më shtyen të dua ta bëj jetën time për tjerët. Sepse sinqerisht jam i rraskapitur duke mësuar për veten time së fundmi, a jeni edhe ju?”, shkroi në postim.

Ai ka përshirë edhe foto, në njërën nga të cilat shihet djali Jack dhe gruaja e tij Hailey Bieber. Në disa nga këto fotografi dyshja shihen duke luajtur piano bashkë dhe në një tjetër shihet dora e djalit të tyre me një byzylyk.

Një ditë më parë bëri një postim për ditën e baballarëve, e shkroi se nuk është një nga ata baballarë me të cilin duhet ngatërruar.

“Nuk jam një baba me të cilin duhet të ngatërroheni”, ka shkruar ai në postimin e shoqëruar me një emoji me gishtin e mesëm.

Justin dhe Hailey Bieber lajmin për lindjen e djalit e patën bërë të ditur në muajin gusht të vitit të kaluar.

Continue Reading

Kulturë

Ansambli Zanat sonte sjell këngë të vjetra shqipe

Published

on

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sonte nga ora 20:00, Ansambli Zanat do të paraqitet me një koncert të veçantë.

Koncerti do të sjellë gjithsej 10 këngë të vjetra shqipe të përpunuara, prej të cilave 8 janë përpunime të reja.

Ansambli i përbërë nga: Elida Kryeziu, Albana Piperku, Arstina Kelmendi, Diellza Sylejmani dhe Elona Sadiku, do të shoqërohen në këtë mbremje nga Pranvera Hoxha në piano dhe Patris Berisha në kaon.

Zanat kanë qenë pjesë e shumë festivaleve, ngjarjeve muzikore dhe kulturore të organizuara nga palë të treta, por kjo është hera e parë që ky ansambël organizon një koncert, që shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e ansamblit që u themelua në vitin 2017. Misioni i ansamblit Zana është ruajtja dhe promovimi i muzikës autentike shqiptare.

Continue Reading

Magazinë

Sir David Beckham shfaqet në ndeshjen e Inter Miami një ditë pas marrjes së titullit të kalorësit

Published

on

David Beckham u shfaq publikisht për herë të parë si “Sir David” të shtunën, vetëm një ditë pas marrjes së titullit të kalorësit nga Mbretëria e Bashkuar.

Ish-kapiteni i Anglisë dhe bashkëpronari i klubit Inter Miami ishte i pranishëm në ndeshjen e ekipit të tij kundër Al Ahly SC në kuadër të Kupës së Botës për Klube FIFA, e zhvilluar në Hard Rock Stadium, Miami.

Pavarësisht se ndeshja përfundoi 0-0, Beckham u pa buzëqeshur pranë fushës, duke reflektuar qartë emocionin e një momenti të rëndësishëm në jetën e tij personale dhe profesionale, shkruan DailyMail.

I qetë dhe i përqendruar, ai tregoi edhe një herë përkushtimin e tij ndaj klubit që ka ndërtuar me pasion në Shtetet e Bashkuara.

Titulli i kalorësit iu dha Beckham-it për kontributin e tij të vazhdueshëm në sport dhe bamirësi, veçanërisht përmes partneritetit të tij afatgjatë me UNICEF dhe nismave të tij globale humanitare. Ai e përshkroi këtë vlerësim si një “nder përulës” dhe një “ëndërr fëmijërie të bërë realitet”.

Kjo paraqitje publike si “Sir David” jo vetëm që shënoi një moment simbolik për të, por edhe për komunitetin sportiv që e ka ndjekur për dekada.

Continue Reading

Të kërkuara