Botë

Macron u largua nga SHBA-ja me “shumë pak shpresë” për përparim në mosmarrëveshjen e tarifave

Published

on

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se ai u largua nga Washingtoni me “shumë pak shpresë” për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tarifave me SHBA-në, duke përmendur keqkuptimet themelore në qasjen tregtare të administratës amerikane.

“Unë personalisht e kisha ngritur çështjen e tarifave gjatë dhe pas këtij udhëtimi, duke deklaruar se diskutimi ka qenë i vështirë dhe se po largohesha me shumë pak shpresë“, tha Macron gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin portugez, Luis Montenegro.

Macron tha se diskutimet me zyrtarët amerikanë kanë qenë të vështira, veçanërisht në lidhje me pretendimin e Washingtonit se tarifa e vlerës së shtuar evropiane (TVSH) funksionon si tarifë.

“Kjo është faktikisht e pasaktë“, tha ai, duke shpjeguar se TVSH-ja vlen njësoj si për mallrat vendase ashtu edhe për ato të importuara.

Macron paralajmëroi se tarifat dëmtojnë të gjitha palët duke nxitur inflacionin dhe argumentoi se SHBA-ja nuk ka përfituar prej tyre.

Ai kritikoi gjithashtu perceptimin amerikan për një deficit të madh tregtar me Evropën, duke e quajtur atë të ekzagjeruar.

“Deficiti tregtar i SHBA-së me Evropën është rreth 50 miliardë euro, një çekuilibër relativisht i vogël në kontekstin e marrëdhënieve tona tregtare vjetore prej 1,5 trilion eurosh“, tha ai.

Ai gjithashtu e lidhi mosmarrëveshjen me shqetësime më të gjera gjeopolitike, duke theksuar se vendosja e tarifave ndërsa Evropa rrit investimet e saj në mbrojtje do të ishte një gabim strategjik.

Ai paralajmëroi se nëse SHBA do të vazhdojë me tarifa të reja për produktet evropiane në prill, BE do të përgjigjet me masa reciproke.

“Ne nuk mund të lejojmë të dukemi të dobët përballë masave të tilla“, tha ai.

Përtej tregtisë, Macron vuri në dukje një ndryshim më të gjerë në politikën e jashtme të SHBA-së, duke theksuar tërheqjen e Washingtonit nga Afganistani dhe shkëputjen në Siri si shenja të një orientimi afatgjatë drejt Kinës dhe Indo-Paqësorit.

“Për shtatë vjet, unë kam mbrojtur sovranitetin evropian dhe autonominë strategjike” tha ai, duke shtuar se Evropa tani duhet të ndërmarrë veprime vendimtare për të reduktuar varësitë e saj dhe për të forcuar aftësitë e saj mbrojtëse, teknologjike dhe ekonomike.

“Përgjigja e vetme është të bëhemi më të fortë” tha Macron, duke theksuar rëndësinë e samiteve të ardhshme evropiane për mbrojtjen, sigurinë dhe konkurrencën.

Aktualitet

Rikthimi i Huang në krye të “Nvidia”-s dhe loja e re e çipave mes SHBA-së dhe Kinës

Published

on

By

Riemërimi i Jensen Huang në krye të gjigantit teknologjik “Nvidia”, menjëherë pas takimeve të javës së kaluar në Shenzhen mes presidentit kinez Xi Jinping dhe atij amerikan Donald Trump, po shihet si sinjal se dialogu i drejtpërdrejtë po jep fryte në raportet me Uashingtonin.

Trump ka konfirmuar se me homologun e tij kinez kanë diskutuar edhe për Huangun, por pa dhënë hollësi të tjera, ndërsa Pekini zyrtar ka zgjedhur të heshtë.

Kjo zhvillim ka forcuar bindjen te zyrtarët kinezë se në Uashington ekzistojnë dy rryma: ata që kërkojnë kufizimin e qasjes së Kinës në teknologjinë e avancuar për arsye të sigurisë kombëtare amerikane, dhe ata përfshirë vetë Huangun që besojnë se këto ndalesa nuk do t’i frenojnë ambiciet e Pekinit. Huang ka argumentuar vazhdimisht se kontrollet amerikane të eksportit vetëm sa do t’i shtyjnë kompanitë kineze, si “Huawei”, të ndërtojnë alternativa të pavarura, duke i lënë njëherësh firmat amerikane jashtë ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Megjithatë, rikthimi i tij në drejtimin e “Nvidia”-s nuk përbën garanci për lehtësime ndaj Pekinit.

Shitja e çipave të avancuar pritet të mbetet një nga pikat kryesore të fërkimit mes SHBA-së dhe Kinës, sidomos tani që të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare përpara takimit të radhës Trump–Xi, që pritet të mbahet në dhjetor.

Ndërkohë, rregulla të reja po hyjnë në fuqi që pritet ta shqetësojnë seriozisht Pekinin. Byroja Amerikane e Industrisë dhe Sigurisë (BIS) po i ashpërson kufizimet, duke vënë në shënjestër jo vetëm eksportin e drejtpërdrejtë të çipave të avancuar drejt Kinës, por edhe mundësinë që kompanitë kineze të shfrytëzojnë fuqinë kompjuterike në qendrat e të dhënave jashtë vendit. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

21-vjeçari nga Kosova ekstradohet në SHBA, dyshohet për vjedhjen e 2.7 milionë të dhënave të kartave

Published

on

Një 21-vjeçar nga Kosova, Hektor Avdyli, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përballet me akuza federale për mashtrim kibernetik, shitjen e të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit dhe vjedhje të identitetit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ndihmës Prokurori i Parë i SHBA-së për Distriktin Lindor të Wisconsin-it, Brad D. Schimel, i cili ka njoftuar se Avdyli është sjellë në SHBA për t’u përballur me akuzat që lidhen me aktivitetin e tij të dyshuar në forume kriminale në rrjetin e errët (Dark Web).

Sipas autoriteteve amerikane, Avdyli dyshohet se përdorte forume të ndryshme në internet për të reklamuar dhe shitur informacione të vjedhura të kartave të kreditit, të cilat mund të përdoreshin për mashtrime financiare.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur nga një juri e madhe federale në Milwaukee në tetor të vitit 2025. Ai ngarkohet me disa vepra penale, përfshirë mashtrimin përmes komunikimeve elektronike, mashtrimin me pajisje të aksesit dhe vjedhjen e rënduar të identitetit.

FBI bleu më shumë se 27 mijë numra të kartave të vjedhura

Sipas dokumenteve të gjykatës, Avdyli dyshohet se përdorte pseudonime të ndryshme në forumet kriminale dhe pretendonte se vidhte informacione financiare nga faqet e internetit të blerjeve përmes programeve dashakeqe.

Si pjesë e hetimit, agjentët e FBI-së blenë në mënyrë të fshehtë më shumë se 27 mijë numra të kartave të kreditit të vjedhura, së bashku me të dhënat personale të mbajtësve të tyre.

Të dhënat përfshinin numrat e kartave, kodet e verifikimit CVV, emrat, adresat, numrat e telefonit dhe adresat elektronike. Në mesin e tyre ishin edhe informacione të rreth 300 personave me adresa në shtetin e Wisconsin-it.

Hetimet çuan në identifikimin e shitësit si Hektor Avdyli, shtetas i Kosovës.

Në një hard disk u gjetën rreth 2.7 milionë numra të kartave

Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se gjatë hetimeve, në njërin prej hard disqeve të sekuestruara të të dyshuarit, janë zbuluar rreth 2.7 milionë numra të kartave të pagesës, përfshirë karta krediti, debiti dhe karta dhuratash, si dhe informacione personale të lidhura me to.

Në korrik të vitit 2026, autoritetet e Kosovës e arrestuan Avdylin në bazë të kërkesës së FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

Pas përfundimit të procedurave përkatëse, ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara. Më 20 nëntor 2026, 21-vjeçari u paraqit para gjykatësit federal të magjistraturës, William E. Duffin, në Milwaukee të Wisconsin-it, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim deri në vazhdimin e procedurave gjyqësore.

Prokurori amerikan: I dyshuari është në paraburgim në tokën amerikane

Duke njoftuar për ekstradimin, Brad D. Schimel tha se vjedhja e identitetit dhe e të dhënave financiare në internet vazhdon t’u shkaktojë dëme të mëdha konsumatorëve amerikanë.

Ai e cilësoi rastin si zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër krimit kibernetik, duke theksuar se i dyshuari tashmë ndodhet në paraburgim në SHBA për t’u përballur me ndjekjen penale.

Edhe agjenti special i FBI-së në Milwaukee, Alan Karr, vlerësoi bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë rast, duke thënë se hetimi u zhvillua përtej kufijve shtetërorë për të identifikuar dhe ndjekur penalisht personin që dyshohet se qëndron pas skemës së mashtrimit kibernetik.

Në hetimin dhe ekstradimin e Avdylit ndihmuan Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së dhe autoritetet e Kosovës, ndërsa Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së asistoi në transportimin e tij drejt Amerikës.

Ndjekja penale e rastit po zhvillohet nga Ndihmës Prokurori i SHBA-së, Benjamin Proctor, në Distriktin Lindor të Wisconsin-it.

Autoritetet amerikane kanë theksuar se akuzat e paraqitura në aktakuzë ende duhet të provohen në gjykatë dhe se Hektor Avdyli konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të dëshmohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reagime të ashpra ndaj Trump dhe Nvidia-s pas rikthimit të shefit ekzekutiv Jensen Huang

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump dhe gjiganti teknologjik Nvidia po përballen me kritika të gjera nga ligjvënësit demokratë dhe republikanë në SHBA, pas vendimit të kompanisë për të rikthyer në detyrë shefin ekzekutiv Jensen Huang. Sipas raportimit të BBC-së, Huang u rikthye të hënën, më pak se dy javë pasi u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të raportimeve për një lidhje jashtëmartesore me një grua të dyshuar për lidhje me inteligjencën kineze.

Në një intervistë për CNBC, Trump deklaroi se kishte biseduar me bordin e Nvidia-s dhe e kishte “bindur” atë që ta rikthente Huang-un, duke shtuar se administrata i kishte dhënë garanci bordit se rikthimi i tij nuk përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare. “Njerëzit pyesin nëse është kërcënim ta kesh atë? Jo, është kërcënim ta humbasësh,” u shpreh Trump, duke lënë të kuptohet se rënia e aksioneve të Nvidia-s pas dorëheqjes së tij kishte ndikuar në ndërhyrjen presidenciale.

Vendimi i Nvidia-s shënoi një kthesë të papritur, pasi vetëm të martën e kaluar bordi kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend ta rikthente atë. Kryetari i bordit, Harvey C Jones, tha se vendimi u mor në interes të aksionarëve dhe punonjësve pas konsultimeve me nivele të larta të qeverisë amerikane. Rikthimi i Huang-ut shkaktoi një rritje prej 31% të aksioneve të Nvidia-s të hënën, duke i shtuar kompanisë rreth 1 trilion dollarë vlerë tregu dhe duke ndalur rënien njëjavore në bursat amerikane.

Megjithatë, ky zhvillim ka ngjallur reagime të forta në Kongresin Amerikan, ku ligjvënës të të dyja partive kanë kërkuar shpjegime. Udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, e cilësoi vendimin si “të pambrojtshëm dhe të papërgjegjshëm”, duke premtuar një hetim të shpejtë dhe të plotë nga Kongresi për të mos lejuar që “siguria kombëtare e Amerikës të shitet për përfitime financiare”. Edhe senatorja demokrate Elizabeth Warren e quajti vendimin “të pamatur” dhe kërkoi që administrata Trump të sqarojë se cilët zyrtarë të lartë kishin dhënë garanci për rikthimin e tij.

Jensen Huang, i cili dha dorëheqjen më 12 nëntor pas raportimeve për lidhjen e tij me Alice Huang drejtuese e kompanisë Megaspeed me bazë në Singapor, të cilën Departamenti amerikan i Tregtisë po përgatitet ta fusë në listën e zezë pritet të dëshmojë para tre komiteteve të Dhomës së Përfaqësuesve më 1 dhjetor dhe para Komitetit Bankar të Senatit dy ditë më vonë. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA-ja

Published

on

Gjykatat iraniane kanë vendosur që Shtetet e Bashkuara t’i paguajnë Iranit 290 miliardë dollarë dëmshpërblim, ka deklaruar të hënën një zyrtar i sistemit gjyqësor iranian.

“Kemi siguruar vendime nga gjykatat vendase, të cilat kanë caktuar një dëmshpërblim prej 290 miliardë dollarësh kundër amerikanëve”, ka thënë Hassan Abdolianpour, kreu i qendrës për avokatët pranë sistemit gjyqësor, sipas televizionit shtetëror.

Sipas këtij televizioni, kërkesa për dëmshpërblim lidhet me veprime të Shteteve të Bashkuara që datojnë disa dekada më parë, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një valë sulmesh ndaj Iranit, gjatë të cilave u vra udhëheqësi suprem i vendit, Ali Khamenei.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë drejt disa vendeve të rajonit, duke deklaruar se shënjestronte bazat dhe asetet amerikane e izraelite.

Në qershor, memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar në Islamabad mes SHBA-së dhe Iranit, i cili synonte hapjen e rrugës drejt një marrëveshjeje paqeje, përfshinte edhe një klauzolë për hartimin e një plani me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit.

Irani gjithashtu është përballur prej dekadash me sanksione të rënda amerikane, kryesisht për shkak të programit të tij bërthamor./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara