Botë

Macron: Evropianët janë të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

Published

on

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi në një intervistë se ”u takon evropianëve të vendosin se si t’i përdorin asetet e ngrira ruse, të cilat Donald Trump po i propozon si pjesë të planit të tij për të investuar në projekte të udhëhequra nga SHBA-të për të rindërtuar Ukrainën, shkruan ANSA.

“Evropianët janë të vetmit që duhet të thonë, meqenëse është pjesë e planit, se çfarë do të bëhet me asetet e ngrira ruse të mbajtura nga evropianët”, theksoi kreu i shtetit.

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë. Nëse do të donte do ta bënte. Por, sot ai vazhdon të vrasë civilë dhe vazhdon të shkatërrojë në mënyrë metodike gjithçka që lidhet me energjinë elektrike dhe ta zhytë popullsinë në të ftohtë dhe errësirë”, shtoi ai.

Për presidentin francez “paqja fillon me një armëpushim”.

Botë

​Kallas: Rusia “definitivisht” nuk do të kthehet në G8

Published

on

By

Një plan përfundimtar paqeje duhet ta bëjë të pamundur që Rusia të pushtojë sërish, thotë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Kaja Kallas tregoi në programin Today të BBC Radio 4: “Nëse duam ta përfundojmë këtë përgjithmonë, ne me të vërtetë duhet të kemi lëshime nga ana e Rusisë”.

Sipas Kallas, kjo qasje do t’i kërkonte Rusisë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të zvogëlojë ushtrinë e saj, shkruan BBC.

“Nuk mund të kemi një situatë ku ti pushton një vend tjetër… dhe të mos ketë llogaridhënie”.

Sa i përket rikthimit të Rusisë në G8, Kallas thotë se kjo “definitivisht nuk” duhet të ndodhë.

“Nuk mund të kthehemi në normalitetin e dikurshëm… si mund ta imagjinoni këtë?” i thotë ajo programit.

Shefja e politikës së jashtme, duke përshëndetur “kauzën fisnike” të Presidentit amerikan Donald Trump për arritjen e paqes në Ukrainë, gjithashtu theksoi se duhet të pyesim se çfarë “me të vërtetë sjell paqe” në vend./KP

Continue Reading

Botë

Rusia sulmon me dronë në banesat e Kievit, vritet një person

Published

on

By

Forcat ruse sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev herët të martën, duke shkaktuar zjarre në të paktën dy ndërtesa banimi dhe duke vrarë një person, tha një zyrtar i lartë.

Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, tha se një person u vra dhe shtatë u plagosën në sulmet ajrore, të nisura pas orës 1 të mëngjesit, shkruan Reuters.

Njësitë e mbrojtjes ajrore ishin në veprim rreth kryeqytetit dhe administrata ushtarake tha se ishin vendosur si dronët ashtu edhe raketat. Një alarm i ri ajror u shpall në kryeqytet pas orës 5 të mëngjesit./EO

Continue Reading

Botë

Von der Leyen: Kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë

Published

on

By

Çdo plan paqeje i besueshëm duhet të ndalojë vrasjet dhe njëkohësisht të mos mbjellë farat për një konflikt të ardhshëm, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një deklaratë, sipas BBC.

Janë disa elementë kryesorë që Komisioni Evropian kërkon të përfshihen. Së pari kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, së dyti të mos ketë asnjë kufizim në forcat e armatosura të Ukrainës që do ta linte atë të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme”, tha Von der Leyen.

“Roli qendror i Bashkimit Evropian duhet të njihet plotësisht në çdo plan paqeje për Ukrainën”, shtoi ajo.

Von der Leyen gjithashtu bëri një thirrje për kthimin e çdo fëmije ukrainas të rrëmbyer nga Rusia”, duke shtuar se dhjetëra mijëra djem dhe vajza kishin mbetur të bllokuar në vend./KP

Continue Reading

Botë

Izraeli vret zyrtarin më të lartë të Hezbollahut në sulmin e parë në Bejrut pas disa muajsh

Published

on

By

Ushtria izraelite ka vrarë një anëtar të lartë të grupit militant Hezbollah në një sulm ajror në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, pavarësisht një armëpushimi.

Ajo e përshkroi Haitham Ali al-Tabtabai, shefin e shtabit të Hezbollahut, si një veteran të grupit i cili kishte mbajtur një sërë pozicionesh të larta, shkruan BBC.

Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se të paktën pesë persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në sulmin, i cili goditi një ndërtesë apartamentesh në lagjen me popullsi të dendur Dahieh.

Hezbollah konfirmoi vdekjen e Tabtabai, duke shtuar se Izraeli kishte kaluar një “vijë të kuqe” në kryerjen e sulmit./KP

Continue Reading

Të kërkuara