Botë

Macron-Evropës: Të mos i nënshtrohemi SHBA-së, s’duhet të jemi vasalë të tyre

Published

on

Gjatë një vizite shtetërore dy-ditore në Portugali, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për një Evropë më të bashkuar dhe më të fuqishme, duke theksuar nevojën për t’u përballur me sfidat globale. AFP dhe mediat lokale njoftojnë se Macron, në një fjalim të mbajtur të enjten, kërkoi nga Portugalia që evropianët të mos u nënshtrohen Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të mos zgjedhin të jenë vasalë të lumtur të tyre.

Ai u bëri thirrje evropianëve të “rizbulojnë ambicien dhe fuqinë e tyre”, përballë paparashikueshmërisë që karakterizon politikën e presidentit amerikan Donald Trump, si në çështjen e Ukrainës ashtu edhe për tarifat doganore.

Kujtojmë se Macron ishte i pari nga liderët evropianë që vizitoi Trump në Shtëpinë e Bardhë këtë javë për të diskutuar situatën në Ukrainë. Gjatë bisedimeve me presidentin amerikan, ai theksoi rëndësinë e një qëndrimi të përbashkët për Ukrainën. Gjithashtu shtoi se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

Ndërkohë që të enjten edhe kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një takim me presidentin amerikan Donald Trump. Diskutimet mes dy aleatëve u përqëndruan kryesisht në çështjet e sigurisë në Ukrainë. Ndërkohë që këtë të premte Shtëpinë e Bardhë pritet ta vizitojë Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili pritet të firmos marrëveshjen për mineralet e rralla me SHBA.

Lajmet

Rritet në pesë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Stamboll, përfundojnë kërkim-shpëtimet

Published

on

By

Ka arritur në pesë numri i personave të vdekur nga shembja e tre kateve të një pallati shtatëkatësh në lagjen “Cevizli” të zonës Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, pasi nga rrënojat u nxorën edhe tre trupa të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar të Prefekturës së Stambollit, katër persona ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një i pestë vdiq në spital nga plagët e marra. Operacionet e kërkim-shpëtimit u përmbyllën zyrtarisht sot në orën 06:15 pas gjetjes së trupit të fundit, ndërsa në vendngjarje po vazhdon pastrimi i rrënojave.

Si masë paraprake sigurie, autoritetet kanë evakuuar 55 banorë nga tre ndërtesa fqinje, prej të cilëve 44 persona janë strehuar përkohësisht në hotele.

Ndërkohë, shkaqet e shembjes mbeten nën hetim të rreptë. Ekspertët kanë marrë mostra të betonishtes dhe armaturës metalike për analiza, ndërsa policia ka arrestuar arkitektin e ndërtesës dhe përgjegjësin e kantierit të ndërtimit. Ministri i Brendshëm, Mustafa Çiftçi, konfirmoi përmbylljen e fazës së kërkimeve dhe u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave. /TRT/

Continue Reading

Aktualitet

Sulme me raketa në aeroportin e Riadit: Tre të vrarë, pezullohen fluturimet

Published

on

By

Të paktën tre qytetarë sauditë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e dy sulmeve në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në kryeqytetin saudit, Riad, ka njoftuar autoriteti i aviacionit civil të mbretërisë.

Sipas raportimeve, sulmi i parë kishte në shënjestër objektet e aeroportit, ndërsa i dyti goditi një aeroplan të linjës ajrore “Saudia”. Burime nga aeroporti bëjnë të ditur se mbetjet e raketave të kapura nga sistemi mbrojtës kanë rënë mbi njërin nga terminalet. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të një avioni Airbus A320 duke u djegur në pistë, i cili sipas raportimeve të medieve ishte i parkuar dhe pa pasagjerë.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve dhe situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, kompania ajrore “Lufthansa” ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt Riadit deri më 16 tetor.

Përgjegjësinë për sulmet dyshohet se e mbajnë kryengritësit Huthi të mbështetur nga Irani, të cilët së fundmi kanë paralajmëruar se objektet e naftës dhe infrastruktura strategjike në Arabinë Saudite mund të jenë shënjestra të ardhshme të goditjeve të tyre. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Në Gjermani vriten dy zyrtarë gjatë një kontrolli rutinë të armëve, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Policia gjermane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të së premtes një burrë rreth të 60-ave, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy zyrtarë të qarkut gjatë një kontrolli rutinë të armëve të zjarrit në Berngau të Bavarisë.

Sipas autoriteteve, viktimat janë dy nëpunës civilë të distriktit Neumarkt — një burrë 54-vjeçar dhe një grua 45-vjeçare. Megjithëse fillimisht u raportua se zyrtarja kishte mbetur e plagosur rëndë, policia më vonë konfirmoi se ajo ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Pas sulmit pasditen e së enjtes, i dyshuari u ngujua për orë të tëra brenda një ndërtese. Policia rrethoi zonën, udhëzoi banorët të qëndrojnin brenda shtëpive dhe angazhoi njësitë e forcave speciale. Pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, i dyshuari refuzoi dhe paralajmëroi rezistencë.

Gjatë ndërhyrjes së forcave speciale ku u përdorën edhe eksplozivë, 60-vjeçari mbeti i plagosur lehtë në këmbë nga një plumb i policisë dhe më pas u vu në pranga. Ai ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa motivet e këtij krimi mbeten ende të panjohura. /E.A/

 

Continue Reading

Aktualitet

SHBA planifikon ekzekutimin publik me pushkatim të ish-ushtarakut Nidal Hasan: Vendimi nxit reagime të ashpra

Published

on

By

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka njoftuar se ekzekutimi i ish-majori të Ushtrisë amerikane, Nidal Hasan, i dënuar për vrasjen e 13 ushtarëve të paarmatosur në bazën Fort Hood në vitin 2009, është caktuar të kryhet më 3 dhjetor përmes skuadrës së pushkatimit.

Sipas zyrtarëve nga Departamenti i Mbrojtjes, ekzekutimi pritet të transmetohet drejtpërdrejt (livestream) për publikun, vendim ky që ka nxitur reagime të shumta juridike dhe etike. Nëse kjo realizohet, ky do të përbënte ekzekutimin e parë ushtarak me pushkatim në SHBA që nga Lufta e Dytë Botërore, si dhe transmetimin e parë të këtij lloji në historinë moderne të vendit.

Sekretari Hegseth mbrojti vendimin gjatë një interviste për mediat vieneze, duke deklaruar se Hasan “do të përballet me skuadrën e pushkatimit të përbërë nga ushtarët, ashtu siç i ka hije” dhe se publiku duhet të shohë pasojat e veprimeve të tilla të rënda. Vendimi për ekzekutim ka marrë edhe miratimin e Presidentit Donald Trump, i cili pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë ka shfuqizuar pezullimin e dënimeve me vdekje në nivel federal.

Vendimi ka nxitur reagime negative nga njohësit e së drejtës në SHBA. Ekspertët juridikë shprehen se transmetimi i drejtpërdrejtë është një hap i paqartë ligjërisht dhe më tepër një lëvizje për vëmendje mediatike se sa zbatim i drejtësisë.

Eugene R. Fidell, ligjërues në Shkollën Ligjore të Yale, e ka cilësuar idenë e transmetimit live si “diçka plotësisht nga Epoka e Mesme,” ndërsa avokati John Mills vuri në dukje se procesi i apelimit të Hasanit në gjykatat federale nuk ka përfunduar ende, gjë që mund ta pezullojë ekzekutimin.

Përveç pengesave ligjore, mbetet e paqartë se në cilën platformë do të mund të transmetohet ekzekutimi. Shumica e rrjeteve kryesore sociale si Meta (Facebook, Instagram) dhe TikTok e ndalojnë rreptësisht transmetimin e përmbajtjeve të tilla eksplicite, ndërsa platforma X aplikon kufizime të rrepta ndaj pamjeve të vdekjes.

Sipas të dhënave të Amnesty International, SHBA renditet ndër shtetet me numrin më të lartë të ekzekutimeve në botë, krah Kinës, Iranit, Arabisë Saudite dhe Jemenit. Ekzekutimi i fundit ushtarak në SHBA ka ndodhur në vitin 1961 përmes varjes, ndërsa i fundit me skuadër pushkatimi daton në janar të vitit 1945.

/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara