Aktualitet

Lindja e Afërt: Partnerët e mashtruar të Izraelit

Published

on

Tensionet e dhunshme këto ditë në Jeruzalemin lindor po e rëndojnë marrëdhënien e Izraelit me botën arabe. Cilat mund të jenë pasojat për Izraelin?

Në Teheran dhe Ankara këto ditë me siguri që i bien supeve njëri-tjetrit. Përleshjet në rrugë në Jeruzalemin lindor që nga e hëna (10.05) në mbrëmje, të cilat u shkallëzuan edhe në një përballje ushtarake mes Izraelit dhe Hamasit që sundon në Rripin e Gazës çojnë ujë në mullirin e propagandistëve në postet më të larta në këto dy vende. Kur në gushtin e vitit të kaluar Emiratet e Bashkuara Arabe të parat, më pas Bahrejni, Maroku dhe Sudani nënshkruan me Izraelin marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve, si presidenti turk Erdogan edhe kreu shpirtëror i Iranit, Ajatollah Khomeini u shprehën ashpër. Në një kohë që shumë liderë të botës arabe më shumë heshtën apo nuk u shprehën hapur kundër marrëveshjeve të nxitura edhe nga presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, krerët e shtetit të Turqisë dhe Iranit i quajnë këto marrëveshje si tradhti ndaj botës islame.

Edhe tani në kuadër të tensioneve që kanë shpërthyer në Jeruzalemin lindor së fundmi, ata janë shprehur sërish. Khomenei e quajti çdo lloj normalizimi të marrëdhënieve me Izraelin si “goditje me thikë ndaj Palestinës”, kurse zëdhënësi i presidentit, Erdogan, Ibrahim Kalib bëri fjalë në twitter për një “agresion që nuk merr kurrë fund”. Këto janë deklarata, me të cilat në kuadër të krizës aktuale mund të mbledhësh pikë kudo në botën arabe.

Nënshkrim i marrëveshjes për marrëdhënie diplomatike Izrael- Bahrejn, ministri i Jashtëm i Bahrejnit Abdullatif bin Rashid al Zayani dhe këshilltari izraelit për sigurinë, Meir Ben-Shabat, 18 tetor 2020

Turqia dhe Irani duan të fitojnë kapital politik

Sipas politologes, Cinzia Bianco në Këshillin Europian për Politikën e Jashtme me Vendet e Gjirit, këto reagime kanë treguar se “si Turqia edhe Irani nga zhvillimet në Palestinë duan të fitojnë kapital politik dhe të sulmojnë rivalët e tyre rajonalë, që lidhen me Izraelin.” Kjo i shërben një objektivi tjetër. Si Turqia edhe Irani përpiqen të forcojnë vendet e tyre si fuqi rajonale në Lindjen e Afërt. Në këtë kontekst ata përdorin edhe një rrethanë tjetër. Shteti më i rëndësishëm sunit në botën arabe, Arabia Saudite i ka përmirësuar, jo hapur, por vazhdimisht marrëdhëniet me Izraelin. Me këtë Riadi u hap rrugën atyre që vijnë nga drejtimi i kundërt, pra që të forcohen vendet që janë kundërshtarë apo armiq të Izraelit.

Situata bëhet më e vështirë për vendet si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtete të tjera që pas dekadash të marrëdhënieve të ngrira në armiqësi ndaj Izraelit po zgjedhin rrugën e një perspektive paqësore me këtë vend dhe që në fund nuk duan të përfitojnë vetëm ekonomikisht.

Ish-ministrja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, tani studiuese në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme, Kerstin Müller thotë në këto hapa diplomatikë, konflikti në Lindjen e Afërt ka luajtur një rol jo të drejtpërdrejtë. “Aty bëhej fjalë për tema të tjera, si për shembull për marrëdhëniet ekonomike dhe një aleancë të përbashkët kundër Iranit. Me konfliktin izraelito-palestinez kjo marrëveshje nuk kishte të bënte shumë.”

Por për shkak se marrëdhëniet e rejanë disa pjesë të popullsisë nuk tingëllonin mirë, krerët e këtyre shteteve që nënshkruan marrëveshjen e justifikuan firmën e tyre zyrtarisht me shpresën e çtensionimit të konfliktit në Lindjen e Afërt. Kështu princi trashëgimtar i Abu Dhabit, Mohamed bin Said Al Nahjan në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes vitin e kaluar u shpreh, se ai ka zhvilluar një telefonatë me presidentin Trump dhe kryeministrin izraelit, Netanjahu dhe me gjasë kishin rënë dakord që të ndalej aneksimi izraelit i territoreve palestineze.

Avioni i Emirateve të Bashkuara Arabe me delegacionin e parë nga Emiratet zbret në Aeroportin e Tel Avivit, 20 tetor 2020

Dita e Jeruzalemit, të hënën (10.05), dita kur çdo vit Izraeli feston pushtimin e Jeruzalemit lindor në luftën gjashtëditore në vitin 1967, ishte një shkas për ashpërsim tjetër të situatës. Sipas Kerstin Müller problemi është themelor. “Organizata radikale të ngulimeve e përdorin këtë ditë me marshime proteste përmes lagjeve arabe të Jeruzalemit lindor për provokime të qëllimshme. Këtë herë situata u shkallëzua dhe kjo ka potencialin e një shpërthimi të gjerë të konfliktit.”

Partnerët e rinj nën presion

Në kryeqytetet e vendeve të reja partnere të Izraelit nga bota arabe duhet të dihet, se çfarë pasojash ka ky tensionim i ri para një mbështetje të gjerë propalestineze në këto vende, dhe sa nën presion ndodhen ato tani për shkak të marrëdhënieve me Izraelin. Me shqetësim duhet të ndiqen aty jo vetëm postimet e shumta antiizraelite në mediat sociale në këto vende, por edhe komentet në mediat e mëdha që i drejtohen të gjithë botës arabe.

Kështu gazeta panarabe “Al araby al-jadeed” ka shkruar se të gjitha iluzionet u shuan. Kjo gazetë i quan jo drejtpërdrejt tradhtarë të gjithë ata “që e ngrenë si detyrim normalizimin e marrëdhënieve me armikun”. Në fundjavë reagimet ishin të menjëhershme. Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe e dënoi “qartësisht” mësymjen e xhamisë Al-Aksa nga forcat izraelite të sigurisë dhe e quajti qëndrimin izraelit si “represion”. Edhe nga Maroku u shpreh “shqetësim i thellë” për dhunën.

A do të ketë pasoja?

Qeveria izraelite duhet tani të përpiqet të qetësojë situatën në Jeruzalemin lindor, është e mendimit ekspertja Kerstin Müller. Nëse tensionet vazhdojnë do të cënohen edhe interesat e vetë Izraelit. “Këtu përfshihen edhe përpjekjet për normalizim me botën arabe.”

Por a do të ketë pasoja ky tensionim aktual? Politologja Cinzia Bianco thotë se interesat e Emirateve të Bashkuara me Izraelin janë më shumë strategjike se taktike. “Kjo do të thotë që nuk ka gjasa, që procesi i normalizimit të kthehet mbrapsht.” Por sipas Biancos ka shumë gjasa që projektet aktuale të përbashkëta të bllokohen për sa kohë që situata është e tensionuar. “Emiratet e Bashkuara Arabe janë të vëmendshme kundrejt atmosferës që ekziston në rrugët arabe. Por ato nuk lejojnë që ato të diktojnë politikën e tyre rajonale.”

Aktualitet

Xi dhe Trump vlerësojnë vizitën “historike” dhe “shumë të suksesshme” në Pekin

Published

on

By

Media shtetërore kineze ka ndarë detajet e bisedimeve të nivelit të lartë në Zhongnanhai mes Presidentit Xi Jinping dhe Presidentit Donald Trump, të cilët e kanë vlerësuar takimin e tyre si një kthesë historike për marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti kinez, Xi Jinping, e quajti këtë vizitë “historike dhe pikë referimi”, duke theksuar se të dy udhëheqësit kanë vendosur një “pozicionim të ri për një marrëdhënie konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme” midis dy fuqive botërore.

“Presidenti Trump synon ta bëjë Amerikën sërish të madhe, ndërsa unë jam i përkushtuar të udhëheq popullin kinez drejt realizimit të përtëritjes së madhe të kombit tonë,” deklaroi Xi, duke bërë thirrje që të dyja vendet të jetësojnë “konsensusin e rëndësishëm” të arritur gjatë këtyre bisedimeve.

Nga ana tjetër, sipas raportimit të medias kineze, Presidenti Trump e ka cilësuar vizitën si “shumë të suksesshme, me rëndësi botërore dhe të pashlyeshme”. Ai iu referua liderit kinez si “një mik i vjetër”, për të cilin gëzon një “respekt të jashtëzakonshëm”, transmeton BBC.

“Jam i gatshëm të mbaj një komunikim të sinqertë dhe të thellë me Presidentin Xi Jinping dhe pres me padurim ta mirëpres atë për një vizitë zyrtare në Uashington,” u shpreh Trump. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Komisionarja e BE-së Marta Kos sot për vizitë në Kosovë

Published

on

By

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, do të zhvillojë sot vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që nga marrja e kësaj detyre në dhjetor të vitit 2024. Sipas agjendës, ajo do të pritet fillimisht në orën 10:00 nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe më pas, në orën 10:45, do të takojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Pas këtij takimi, Kurti dhe Kos do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Kjo është vizita e parë e komisionares në Prishtinë, pasi ajo tashmë ka vizituar të gjitha shtetet e tjera që synojnë integrimin në BE. Një vizitë e ngjashme e paraparë për mesin e muajit mars u anulua, si rrjedhojë e vendimit të ish-presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Kjo vizitë vjen me një moment kritik për vendin. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paralajmëroi një ditë më parë se Kosova rrezikon të mbetet pa miliona euro nga Plani i BE-së për Rritje. Shkak për këtë është bllokada institucionale; për shkak të mungesës së një Kuvendi funksional nga procesi zgjedhor, vendi nuk mund të miratojë reformat e domosdoshme deri më 30 qershor 2026.

Gjatë takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku u shqyrtua ecuria e Agjendës së Reformave, Kurti saktësoi se dhjetë reforma kyçe skadojnë në fund të muajit të ardhshëm, duke shtuar se nëntë prej tyre tashmë llogariten të rrezikuara.

Ai vuri në dukje se projektligje jetike – si pakoja e reformës në drejtësi, ligji për ndihmën shtetërore, ai për kamatat e banesave, si dhe rregullat për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar – janë gati dhe do të mund të votoheshin që këtë muaj nëse institucioni legjislativ do të ishte aktiv. Pavarësisht kësaj sfide, kreu i qeverisë në detyrë kujtoi se Kosova ka qenë ndër vendet e para në rajon që ka përmbushur paraprakisht detyrimet e saj për këtë plan rritjeje.

 

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë

Published

on

By

Moti edhe sot do të mbajë i vranët dhe me intervale me diell në vendin tonë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga të lehta shiu, ndaj bëni mirë të merrni një ombrellë me vete.

Sa i përket temperaturave, ato minimale do të lëvizin mes 5 dhe 7°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë mes 17 dhe 20°C.

Do të fryjë një erë e lehtë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.

Continue Reading

Aktualitet

Pritje madhështore për Trump-in në Kinë, por problemet mbeten

Published

on

By

Xi Jinping organizoi një pritje madhështore për Donald Trump-in në ditën e parë të një vizite që mund të rivendosë marrëdhëniet midis superfuqive rivale.

Garda e nderit ushtarak u rreshtua jashtë Sallës së Madhe të Popullit për të mirëpritur Trump-in, e shoqëruar me shtëna përshëndetëse dhe një bandë muzikore që luante himnin kombëtar të SHBA-së. Presidenti ndaloi dy herë për të përshëndetur fëmijët e shkollave që brohorisnin me flamuj kinezë dhe amerikanë.

Teksa shtrëngonte duart me Xi-në, ai u përkul për t’i rrahur krahun në atë që dukej si një gjest ngrohtësie, ndërsa nuk kurseu lëvdatat për mikpritësin e tij.

“Ju jeni një udhëheqës i madh. Këtë ua them të gjithëve,” deklaroi ai në ato që dukeshin si komente spontane. Më vonë, gjatë vizitës në Tempullin e Qiellit të shekullit XV, ai u shpreh para gazetarëve se Kina ishte e bukur. Në banketin e kësaj mbrëmjeje, ai i quajti bisedimet si një mundësi “të çmuar”.

Ishte një ditë e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh se Trump e ndërtoi markën e tij politike duke folur ashpër ndaj Kinës.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të lejojmë Kinën të përdhunojë vendin tonë, dhe kjo është ajo që po bëjnë,” u thoshte ai mbështetësve në një tubim fushate në vitin 2016.

Në vitin 2020, ai pretendoi se Kina e ka “vjollur Shtetet e Bashkuara si askush tjetër më parë” dhe e përshkroi pandeminë e Covid-19 si “virusi kinez”. Para se të kthehej në pushtet, ai u zotua se do ta “bënte Kinën të paguante”.

Në kulmin e luftës tregtare vitin e kaluar, të dyja palët kishin vendosur tarifa që kalonin 100% mbi produktet e njëra-tjetrës. Pasoi një armëpushim i brishtë, por një nga pyetjet kryesore që rëndon mbi këtë vizitë është se sa do të zgjasë ai dhe çfarë marrëveshjeje do të zërë vendin e tij?/BBC/

 

Continue Reading

Të kërkuara