Kulturë
Librat: Festimi i Fuqisë së Librit në Ditën Botërore
Në çdo anë të globit, sot, më 23 prill, festimet shtrihen për të nderuar fuqinë dhe ndikimin e librave dhe lidhjen e pashmangshme midis të kaluarës dhe të ardhmes, një urë që bashkon brezat dhe kulturat.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiDita Botërore e Librit dhe të Drejtave të Autorit është një festë e rëndësishme për të ndarë gëzimin dhe vlerën e leximit dhe librave. Në çdo anë të globit, sot, më 23 prill, festimet shtrihen për të nderuar fuqinë dhe ndikimin e librave dhe lidhjen e pashmangshme midis të kaluarës dhe të ardhmes, një urë që bashkon brezat dhe kulturat.
Në kështjellën e fjalëve, Sibel Halimi, Drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, përmes rrjetit të saj social në Facebook, ka njoftuar se në Ditën e Librit, Ambasada e Malit të Zi, Drejtoria e Kulturës së Komunës së Prishtinës dhe Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizon shfaqjen e filmit dokumentar “Në teh të erës” në nderim të poetit, studiuesit dhe profesorit Basri Çapriqi. Filmi do të shfaqet në Kino Armata në Prishtinë, të martën, më 23 prill të vitit 2024 në orën shtatë të mbrëmjes.


Në Ditën Botërore të Librit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajam Begaj, ndan një moment të veçantë me librashitësin, Ndriçim Ziu, i cili me vite ka shërbyer si “biblotekari i rrugës”. Në një postim të ndarë në rrjetin social në Facebook, presidenti Begaj shkruan për këtë takim: “Me bukinistin e qytetit të Elbasanit, që ka lexuar çdo libër që gjendet në librarinë e tij shëtitëse. Vendosa të ndaj këtë postim sot për të nderuar fisnikërinë e të lexuarit”.
Ndërsa bëhet e ditur nëpërmjet mediave shqiptare, Ndriçim Ziu, me një stivë libra përpara tij, jo vetëm që i shet ato, por gjithashtu i lexon ato me përkushtim, duke u bërë një katalizator i një ndërthurrjeje të bukur midis botës reale dhe asaj të librave.

https://www.facebook.com/reel/954793762613738
Në këtë ditë të veçantë, UNESCO dhe organizatat ndërkombëtare përfaqësuese të tre sektorëve kryesorë të industrisë së librit – botuesit, shitësit e librave dhe bibliotekat, vendosin një Kryeqytet Botëror të Librit për të mbajtur flakën e promovimit të kulturës së librave. Me aktivitete të ndryshme dhe inovative, këto organizata japin një impakt të veçantë festimeve të kësaj dite, nxitur leximin dhe kulturën letrare në mbarë botën, shkruhet në faqen kryesore të UNESCO.
23 Prilli është një datë e ngjarjeve të rëndësishme për letërsinë botërore. Është dita kur ndërruan jetë një sërë autorësh të dalluar, si William Shakespeare, Miguel de Cervantes dhe Inca Garcilaso de la Vega. Zgjedhja e kësaj date për të qenë Dita Botërore e Librit ishte një nderim i qëlluar për të gjithë autorët dhe librat në nivel global. Në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e mbajtur në Paris në 1995, vendosur që të bëhet një ditë për të nderuar librat dhe autorët, dhe për të inkurajuar qasjen në dije për të gjithë.
Mesazhi i Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s, për Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, 23 Prill 2024, është një shprehje e thellësisë dhe rëndësisë së librit në shoqëri. Ajo thekson rolin kryesor që librat kanë në edukim, informim, argëtim, dhe për të kuptuar botën dhe diversitetin gjuhësor.
Në mesazhin e saj, në formë të shkruar për faqen zyrtare të UNESCO, Azoulay gjithashtu bën të ditur angazhimin e UNESCO-s në mbështetjen e botimeve në gjuhë indigjene dhe rajonale, duke përfshirë projekte si “What Makes as Human” dhe serinë “Bintou & Issa”. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në lexim dhe edukimin mbi trashëgiminë kulturore të tyre. Azoulay fton të gjithë të angazhohen në mbështetjen e leximit dhe kulturës në Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, duke e bërë të qartë se pas çdo libri ka një botë të pasur të dijeve dhe aftësive, dhe se mbështetja e autorëve dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në industrinë e librit është e rëndësishme.
UNESCO mbështet sektorin e botimeve dhe fuqinë e leximit përmes rrjetit të saj të Kryeqyteteve Botërore të Librit, i krijuar për të përforcuar edukimin e shkrim-leximit dhe për të promovuar mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe lirinë e shprehjes.
”Strasburgu, Francë, është caktuar Kryeqyteti Botëror i Librit i vitit 2024. Objektivi është që librat të bëhen mjeti i preferuar si për komunikimin e shqetësimeve mjedisore të kohës sonë, ashtu edhe për ndarjen e njohurive shkencore shoqëruese. Së fundi, ne jemi të përkushtuar të mbështesim shpërblimin e drejtë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në industrinë e librit, duke filluar nga autorët. Në fund të fundit, pas çdo libri ka një zinxhir të tërë njohurish dhe aftësish që kanë çuar në krijimin e tij”, shkruan drejtoresha e UNESCO duke ftuar të festoni leximin dhe kulturën, por edhe të angazhoheni për mbështetjen e tyre/UBTNews/
Përmbledhi: © Dionesa Ebibi
Lajmet
Ndahet nga jeta Salih Zogiani, ruajtësi i anekdotave shqiptare
Published
10 hours agoon
March 27, 2026By
UBT News
Ndahet nga jeta kultivuesi i anekdotave, gojëdhënave dhe i trashëgimisë burimore shqiptare, Salih Zogiani.
Ai nuk ishte vetëm një autor, por një ruajtës i fjalës së urtë, i humorit dhe i mençurisë popullore, i cili me pasion të jashtëzakonshëm mblodhi dhe botoi thesaret më të çmuara të kulturës sonë.
Librat e tij, të pasur me anekdota dhe gojëdhëna të mrekullueshme, do të mbeten një dëshmi e përjetshme e përkushtimit ndaj traditës shqiptare, duke sjellë buzëqeshje dhe reflektim te lexuesit.
Trashëgimia që la pas nuk do të shuhet kurrë; në çdo faqe të veprave të tij do të jetojë zëri i ngrohtë dhe i dashur i Salih Zogianit, që na kujton kush jemi dhe nga vijmë. Kujtimi i tij i përjetshëm dhe fjala e tij e ëmbël do të mbeten burim frymëzimi për brezat që do të vijnë.
Kulturë
Kanë nisur xhirimet e filmit “Për sa t’ketë det”
Published
12 hours agoon
March 27, 2026By
UBT News
Kanë filluar xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Për sa t’ketë det”, me skenar dhe regji nga Sovran Nrecaj dhe producente Aurela Kadriu. Ky është projekti i parë i gjatë artistik i regjisorit, i cili po realizohet nga Can and Cam në partneritet me Degjenerata, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Filmi trajton tema të thella njerëzore, duke u fokusuar në dhimbjet e pafolura dhe jetët që mbeten pezull në pritje. I vendosur në një shoqëri që përpiqet të rindërtohet pas luftës, rrëfimi nuk kërkon heronj apo fitimtarë, por eksploron brishtësinë e një familjeje të prekur nga humbja.
Në qendër të historisë është Sadetja, e interpretuar nga Ilire Vinca, e cila jeton një jetë modeste me bashkëshortin e saj Burimin (Alban Ukaj), fotograf, dhe djalin e tyre Lumin (Yzeir Meha). Kur Burimi i bashkohet rezistencës së armatosur dhe zhduket pa lënë gjurmë, Sadetja mbetet vetëm me të birin, duke u përballur me një humbje të hapur dhe pa përgjigje. Mes së tashmes së rëndë dhe kujtimeve që nuk e lënë të qetë, ajo përpiqet të gjejë mënyra për të mbijetuar në një realitet të vështirë shoqëror.
Xhirimet e filmit po zhvillohen aktualisht në Kosovë.
Kulturë
Eksperiencat dhe kujtimet e Çarshisë së Madhe, Gjakova hap dyert për qytetarët
Published
14 hours agoon
March 27, 2026By
UBTNews
Qytetarët e Gjakovës janë të ftuar të marrin pjesë në një takim dhe ekspozitë në kuadër të projektit për hartimin e Planit të Konservimit të Tërësisë Urbanistike “Çarshia e Madhe”.
Takimi synon të identifikojë vendet dhe shënjuesit më të rëndësishëm në qytet dhe në lagjet e komunitetit, si dhe të mbledhë kujtimet dhe përvojat e qytetarëve lidhur me ta.
Në kuadër të aktivitetit, ekspozita e fotografive do të pasqyrojë zhvillimin e qytetit ndër vite, shpërndarjen hapësinore sipas funksioneve kryesore dhe marrëdhënien e njerëzve me mjedisin fizik.
Evenimenti do të zhvillohet të premten, më 27 mars 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00, në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, dhe është i hapur për të gjithë.
Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe me mbështetje teknike nga UN-Habitat Kosovë, synon të integrojë trashëgiminë kulturore në planifikimin hapësinor për një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.
Kulturë
Pritje e jashtëzakonshme për Teatrin “Adriana” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Samsun
Published
14 hours agoon
March 27, 2026By
UBT News
Teatri “Adriana” nga Ferizaj ka përfaqësuar me sukses Republikën e Kosovës në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Samsun, Turqi, ku është pritur me shumë ngrohtësi nga publiku vendas.
Shfaqja “9 Shpirtrat”, një komedi që ndërthur humorin me elemente të absurdit, ka arritur të tërheqë vëmendjen e audiencës, duke u shpërblyer me reagime pozitive dhe duartrokitje të shumta. Interpretimi i trupës teatrore është vlerësuar për energjinë, profesionalizmin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun.
Mikpritja e ngrohtë nga organizatorët dhe publiku në Samsun ka lënë mbresa të veçanta për trupën e teatrit, duke e bërë këtë eksperiencë jo vetëm artistike, por edhe kulturore.
Teatri “Adriana” vazhdon të dëshmojë se arti skenik nga Kosova ka potencial të prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare.
Kurti takon Macron në Paris: Franca mbështet integrimin evropian të Kosovës
SHBA dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe miniera
Osmani pret në takim ambasadorin turk: Vlerësohet lart mbështetja për FSK-në dhe diplomacinë
Vetëm 33% e raketave të Iranit janë shkatërruar me siguri nga SHBA
Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së para Presidentes Osmani
Kosova U19 shkëlqen me fitore të thellë ndaj Gjibraltarit në kualifikime
Ndahet nga jeta Salih Zogiani, ruajtësi i anekdotave shqiptare
KPK-ja themelon Komisionin për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike
Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e mjeteve bujqësore në zonat urbane
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
