Magazinë

Ish-burri ngre akuza kundër Britney Spears në librin e ri

Published

on

Pas shprehjes së shqetësimit nga ish-bashkëshorti i saj, Kevin Federline, ylli i popit Britney Spears publikoi një mesazh të fuqishëm dhe reflektiv në Instagram, që nxiti shumë diskutime.

Ajo u kërkoi ndjekësve të saj të ndërtojnë një familje sipas zgjedhjes së tyre, veçanërisht nëse ndihen të pa respektuar nga familja e tyre biologjike, raporton E! News.

“Ndero babanë dhe nënën tënde, por mbroje gjithmonë zemrën tënde. Nderoji vetëm nëse të kanë nderuar ty! Nëse jo, gjej një familje të re,” shkroi Britney më 14 tetor.

Ky postim enigmatik erdhi vetëm disa orë pasi u publikuan fragmentet e librit të Federline, “You Thought You Knew”, botuar më 21 tetor.

Në librin e tij, Federline pretendon se Britney dyshohet se ka vëzhguar djemtë e tyre, Sean Preston dhe Jayden James, duke fjetur me një thikë pranë tyre. /A.Z/UBT News/

Lajmet

Dua Lipa ndan momentet e veçanta nga dasma e familjarit të saj në Kosovë: “Po na rritet rrethi”

Published

on

By

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka kaluar disa ditë në Kosovë për të marrë pjesë në një aheng familjar. Artistja me origjinë nga Peja ishte e pranishme në dasmën e djalit të hallës, ku iu bashkua të afërmve në një festë me rite e tradita shqiptare.

Pas pamjeve të para të publikuara në rrjetet sociale ku shihej duke vallëzuar mes të ftuarve, vetë këngëtarja ka ndarë në profilin e saj në Instagram momente të veçanta nga dita e festës që nga marrja e nuses e deri te mbrëmja përmbyllëse.

“Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe patëm një dasmë të madhe shqiptare”, ka shkruar ajo krahas fotove e videove, duke e përmbyllur përshkrimin me fjalinë në shqip: “Po na rritet rrethi”.

Pavarësisht karrierës ndërkombëtare dhe jetës jashtë vendit, prania e saj në festa familjare dhe ruajtja e gjuhës e traditave vazhdojnë të dëshmojnë lidhjen e fortë të Dua Lipës me prejardhjen e saj. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja franceze Marina Vlady

Published

on

Aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze, Marina Vlady, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka bërë të ditur familja e saj.

Familjarët njoftuan se Vlady u nda nga jeta në shtëpinë e saj, e rrethuar nga njerëzit e afërt dhe kafshët e saj.

Marina Vlady ishte një prej figurave të njohura të kinemasë franceze dhe italiane. Ajo e nisi karrierën në moshë shumë të re, me filmin “Avant le déluge” në vitin 1954, ndërsa në moshën 16-vjeçare fitoi çmimin Suzanne Bianchetti si një prej aktoreve më premtuese.

Në vitin 1963, ajo fitoi çmimin për interpretim në Festivalin e Kanës për filmin “Le Lit conjugal”.

Gjatë karrierës së saj, Vlady luajti në më shumë se 80 filma dhe bashkëpunoi me regjisorë të njohur, përfshirë Jean-Luc Godard, Orson Welles, Bertrand Tavernier, Chris Marker dhe Ettore Scola.

Përveç aktrimit, ajo u mor edhe me letërsi dhe muzikë. Vlady botoi rreth 10 libra, ndër ta kujtimet “24 images/secondes”, të publikuara në vitin 2005.

Një pjesë e rëndësishme e jetës së saj ishte edhe lidhja me këngëtarin dhe poetin rus Vladimir Visocki. Ata u martuan në vitin 1969 dhe Vlady jetoi për një periudhë në Moskë. Marrëdhënien e tyre ajo e përshkroi në librin “Vladimir ou le vol arrêté”, botuar në vitin 1987.

Fëmijët e saj e kanë përshkruar jetën e artistes si “të gjatë, të bukur dhe të mbushur plot”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Lufta në Gaza përplas Ed Sheeran dhe Macklemore, Sheeran humb 500 mijë ndjekës

Published

on

Ed Sheeran po përballet me reagime të shumta pasi reperi Macklemore u largua nga turneu i tij, pas deklaratave publike për luftën në Gaza.

Macklemore njoftoi më 14 shtator se ishte larguar nga turneu pas një jave bisedimesh me Sheeran. Vendimi erdhi pas performancës së tij me këngën protestuese “Hind’s Hall”, përmes së cilës ai kritikoi veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza.

Pas largimit të tij, edhe artistët Finneas, Lukas Graham dhe Aaron Rowe, si dhe grupi Beoga, njoftuan se nuk do të vazhdonin pjesëmarrjen në turne, duke shprehur mbështetje për Macklemore dhe palestinezët.

Ndërkohë, Sheeran humbi rreth 500 mijë ndjekës në Instagram brenda një jave, sipas të dhënave të raportuara nga Social Blade. Në të njëjtën periudhë, muzikantët që u larguan nga turneu patën një rritje të kombinuar prej rreth 1.6 milionë ndjekësish.

Në një koncert në Filadelfia, Sheeran performoi pa artistë mbështetës dhe iu drejtua publikut, duke e përshkruar javën si një nga periudhat më të vështira të jetës së tij dhe duke thënë se nuk ishte i sigurt nëse turneu do të vazhdonte.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të ndara, me disa përdorues që e kanë kritikuar Sheeran dhe të tjerë që e kanë mbrojtur atë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Holanda rikthehet në Eurovision 2027 pas bojkotit për Izraelin

Published

on

Holanda do të rikthehet në Eurovision 2027, një vit pasi u tërhoq nga gara për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Transmetuesi publik holandez NPO ka konfirmuar se vendi do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm, ndërsa përzgjedhja e artistit dhe këngës do t’i besohet një ekipi të pavarur ekspertësh.

Holanda u tërhoq nga Eurovision 2026 pasi transmetuesi AVROTROS kundërshtoi vendimin e EBU-së për të lejuar pjesëmarrjen e Izraelit, duke përmendur situatën humanitare në Gaza, lirinë e medias dhe presionin politik.

Pas bisedimeve me EBU-në, NPO tha se janë ndërmarrë hapa për forcimin e rregullave të konkursit dhe rikthimin e fokusit te muzika dhe bashkimi mes vendeve.

Eurovisioni 2027 do të mbahet në Burgas të Bullgarisë, ndërsa përfaqësuesi i Holandës pritet të bëhet i ditur më vonë.

Holanda është një nga vendet me historinë më të gjatë në Eurovision, me pesë fitore, të fundit në vitin 2019 me Duncan Laurence./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara