Shëndet

Lëngu i qepës për pastrimin e organizmit dhe kundër katër sëmundjeve

Ky pigment mban rrugët e gjakut të pastra, ul tensionin e lartë dhe trajton pagjumësinë.

Published

on

Çaji ose lëngu i qepës përgatitet nga lëkurat dhe qepës. Shtresa e jashtme e saj është shumë e pasur me një pigment të njohur si kuercetinë.

Ky pigment mban rrugët e gjakut të pastra, ul tensionin e lartë dhe trajton pagjumësinë.

Lëkurat e qepëve janë gjithashtu të pasura me antioksidantë dhe në vlera kundër kancerit dhe mykut.

Kuercetina që gjendet tek lëkurat e qepëve shkatërron radikalet e lira.

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë treguar se ekstraktet e qepës parandalojnë shpërndarjen masive të qelizave kancerogjene.

Lëkurat e qepëve janë të pasura me fibër që pastron zorrën e trashë.

Fibra eliminon toksinat e akumuluara në zorrë dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene.

Lëkura e qepës lufton edhe këto sëmundje:
  • Diabeti i tipit 2,
  • Sëmundjet kardiovaskulare,
  • Sëmundjet e sistemit tretës,
  • Mbipesha
Si të përgatisni:

AgroWeb.org ju udhëzoni të lani të gjithë qepën me ujë të bollshëm për të hequr pesticidet dhe papastërtitë.

Qërojeni qepën dhe mbajeni lëkurën e hollë.

Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe sipër hidhni ujë të nxehtë.

Mbajini qepën në ujë të nxehtë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni përpara se të bini për të fjetur.

Kujdes

Çaji i qepës nuk është i rekomandueshëm për gratë shtatzënë dhe ato lehonë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. 

Continue Reading

Shëndet

Skleroza multiple! Katër shenja që tregojnë se duhet të vizitosh mjekun

Published

on

Neurologu amerikan Robert Bermel ka ndarë katër simptoma të mundshme të sklerozës multiple (MS) që, sipas tij, nuk duhet të injorohen dhe kërkojnë menjëherë këshillë mjekësore.

Ashtu si shumë sëmundje tjera, skleroza multiple shfaqet ndryshe tek çdo person, simptomat mund të jenë të lehta ose të rënda.

Kjo sëmundje autoimune ndikon në sistemin nervor qendror, duke shkaktuar probleme si dobësi muskulore, çrregullime të shikimit, mpirje, dhe vështirësi në kujtesë. Sipas Dr. Bermel, simptomat e para të sklerozës multiple zakonisht zgjasin më shumë se 24 orë, shfaqen gradualisht gjatë disa orëve ose ditëve dhe përkeqësohen përpara se të fillojnë të përmirësohen.

“Këto probleme janë ndryshe nga çdo shqetësim tjetër që keni përjetuar më parë në jetën tuaj,” – thekson ai për faqen Cleveland Clinic.

Më poshtë janë katër shenjat paralajmëruese që Dr. Bermel këshillon të mos injorohen:

1. Humbje e dhimbshme e shikimit në njërin sy

Një nga shenjat e para të zakonshme të sklerozës multiple është neuriti optik, inflamacioni i nervit që lidh syrin me trurin. Kjo shkakton humbje të dhimbshme të shikimit në një sy, e cila mund të ndihet si një dhimbje e shurdhër ose therëse që përkeqësohet kur lëvizni syrin.

“Pacientët e përshkruajnë ndjesinë si ‘të shikosh përmes syzeve të diellit të njollosura’ nga njëra anë,” – shpjegon Dr. Bermel, duke shtuar se ky është zakonisht një shqetësim që kërkon vizitë të menjëhershme mjekësore.

2. Dobësi ose mpirje e zgjatur në një gjymtyrë

Ndjesia e krahut ose këmbë “që bie në gjumë” është e zakonshme, në rastin e sklerozës multiple, mpirja ose ndjesia e shpimit të gjilpërave zgjat gjatë, për orë apo edhe ditë. Ky është tregues i mundshëm i dëmtimit të nervave nga inflamacioni në sistemin nervor qendror.

3. Paralizë ose dobësi në fytyrë

Dobësia muskulore e shkaktuar nga skleroza multiple prekë edhe njërën anë të fytyrës, duke sjellë paralizë të përkohshme ose vështirësi në lëvizjen e muskujve facialë. Edhe pse kjo mund të ndodhë edhe për arsye të tjera. Dr. Bermel rekomandon që çdo ndryshim i tillë të vlerësohet menjëherë nga një mjek.

4. Marramendje e fortë dhe e vazhdueshme

Truri i vogël dhe trungu i trurit janë përgjegjës për ekuilibrin dhe koordinimin e trupit. Kur skleroza multiple prek këto zona, mund të shfaqen periudha të gjata marramendjeje të fortë, që zgjasin të paktën dy ditë. Kjo lloj marramendjeje është zakonisht më e rëndë se ajo e zakonshme, duke shkaktuar ndjesinë se po humbni ekuilibrin ose se nuk mund të ecni pa u mbajtur.

Dr. Bermel thekson se megjithëse këto simptoma lidhen edhe me gjendje tjera, kur janë të pazakonta, të forta dhe të zgjatura, është shumë e rëndësishme të konsultoheni menjëherë me një neurolog për të shmangur komplikime afatgjata. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pse derdhja e qumështit në lavaman është një gabim për shtëpinë tuaj?

Published

on

Është diçka që shumë prej nesh e kanë bërë pa menduar dy herë, por sipas kompanive të ujësjellësit, qumështi nuk duhet kurrë të derdhet në lavaman.

Nuk ka ndjesi më të pakëndshme se kur planifikon të hash drithëra në mëngjes, hap shishen e qumështit e ndien menjëherë erën e thartë – duke kuptuar se është prishur. Shumë njerëz zgjedhin ta derdhin në lavaman, por ekspertët paralajmërojnë se kjo është një gabim.

Sipas Scottish Water, hedhja e qumështit në lavaman mund të shkaktojë probleme si për tubacionet e shtëpisë, ashtu edhe për mjedisin.

“Hedhja në lavaman është një ‘jo’ e madhe. Yndyrnat dhe proteinaT mund të ngurtësohen e të ngjiten pas mureve të tubave, duke krijuar bllokime. Këto bllokime çojnë në kthim të ujërave të ndotura, erëra të pakëndshme dhe riparime të kushtueshme hidraulike. Përveç kësaj, kur qumështi futet në sistemin e kanalizimeve, ai ul nivelin e oksigjenit në ujë, duke dëmtuar jetën ujore”, theksojnë nga kompania.

Në vend të kësaj, rekomandohet që qumështi i prishur të mos derdhet, por të përdoret ndryshe – për shembull, në kopsht. Ai mund të shtohet në kompost, ose të hollohet me ujë e të përdoret si pleh natyral për bimët.

Kompania sqaron më tej: “Nëse keni një kosh komposti, shtoni sasi të vogla qumështi të vjetër në të. Qumështi është i biodegradueshëm dhe siguron lëndë ushqyese të vlefshme për kompostin. Sigurohuni ta përzieni mirë me materiale të tjera për të shmangur erërat e këqija.”

Ndërsa për ata që kanë kopsht: “Qumështi i holluar mund të përdoret si pleh natyral. Përzieni një pjesë qumësht me katër pjesë ujë e hidhni rreth rrënjëve të bimëve. Lëndët ushqyese që përmban ndihmojnë bimët të rriten më të forta dhe më të shëndetshme.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Vendi

​Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Published

on

Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, datë kjo e shpallur nga OKB që konsiderohet e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pa stabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara, siç janë vendet që kanë kaluar luftëra, apo konflikte.

Kjo datë shënohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me rrezik, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta.

Shëndeti Mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, meqenëse vlerësohet se sot në botë, vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz./S.K/KP/

Continue Reading

Shëndet

Shëndeti nuk njeh moshë, këshilla për të moshuarit mbi 80

Published

on

Kur ishte 82 vjeç, Florene Shuber filloi të ndjehej e paqëndrueshme dhe binte shpesh. “Të moshuarit nuk e kuptojnë se po bien derisa të jenë vetëm një inç larg tokës,” tha ajo për Washington Post.

“Më frikësoi vërtet. Ndodhi dy ose tre herë dhe më bëri të mendoj se çfarë duhej të bëja.”

Zgjidhja e saj? U regjistrua në një palestër lokale. Sot, gati një dekadë më vonë,  vazhdon të stërvitet rregullisht dhe ndihet më mirë se kurrë.

“Shëndeti mund të përmirësohet. E kam parë tek vetja ime. Por kërkon përkushtim dhe qëndrueshmëri,” thotë ajo.

Një studim i ri nga Universiteti i Torontos, i publikuar në PLOS One, mbështet përvojën e Shuberit: edhe pas moshës 60-vjeçare dhe me sfida shëndetësore, njerëzit mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës.

Autorja kryesore e studimit, Mabel Ho, thotë qartë: “Nuk është kurrë vonë.”

Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 51,000 kanadezëve gjatë një periudhe 20-vjeçare dhe zbuluan se ushtrimet fizike, një dietë e shëndetshme dhe gjumi cilësor janë çelësat për një plakje të shëndetshme.

Mbi 8,000 persona kishin përmirësuar gjendjen e tyre shëndetësore ndjeshëm brenda tre vitesh.

Dy faktorë të tjerë të rëndësishëm ishin shëndeti mendor dhe lidhjet sociale. Bashkëautorja Esme Fuller-Thomson thotë: “Nuk ka nevojë të jesh shumë ekstrovert për të jetuar mirë; mjafton të kesh një ose dy miq të dashur.”

“Nuk është kurrë vonë për të adoptuar një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm,” përfundon Ho. “Ndoshta nëna juaj e ka thënë këtë më parë – dhe kishte të drejtë.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara