Aktualitet

Lavrov do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme

Zyrtari i Kremlinit thuhet se do të vizitojë vendin gjatë datave 6-7 prill.

Published

on

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme, raporton transmetuesi privat turk NTV.

Zyrtari i Kremlinit thuhet se do të vizitojë vendin gjatë datave 6-7 prill dhe lufta në Ukrainë dhe zhvillimet në Siri ka të ngjarë të jenë tema diskutimi me zyrtarët turq.

Lavrov në muajt e fundit ka bërë udhëtime të shumta në Afrikë në një përpjekje për të treguar se Perëndimi ka dështuar të izolojë Moskën./UBTNews/

Rajoni

Kurti niset për në Francë, pritet të takojë Macronin

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot, më 27 mars, drejt Francës për një vizitë zyrtare të nivelit të lartë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ngjarja kryesore e kësaj vizite do të jetë takimi i rëndësishëm me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Përveç bisedimeve zyrtare, kryeministri Kurti dhe presidenti Macron do të zhvillojnë edhe një drekë pune, ku pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, proceset integruese të Kosovës dhe zhvillimet politike në rajon.

Kjo vizitë, sipas njoftimi shënon një hap tjetër në forcimin e raporteve diplomatike me Francën, si një partner kyç i Kosovës në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Panamaja nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

Published

on

By

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjithashtu njofton se kanë nisur diskutimet edhe për liberalizimin edhe për pasaportat e rregullta

Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, përmes nënshkrimit të marrëveshjes për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare. Palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu, palët u dakorduan që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të mbahet në Prishtinë në fund të vitit 2026.

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet vajza e raportuar si e zhdukur në Mitrovicë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi që ishte raportuar si i zhdukur dy ditë më parë në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit policor, viktima grua ishte larguar nga shtëpia e saj pasditen e 25 marsit, rreth orës 17:00. Pas angazhimit të njësive përkatëse, ajo është gjetur shëndoshë e mirë sot, më 27 mars.

“Është raportuar se më datë 25.03.2026, rreth orës 17:00, nga shtëpia ka dalë viktima femër kosovare, e cila me datën 27.03.2026 është gjetur,” thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Continue Reading

Lajmet

Çfarë foli bota mbrëmë për ndeshjen e Kosovës

Published

on

By

Pas fitores spektakolare 4-3 të Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratislavë, “Dardanët” kanë marrë vëmendjen e shumë mediave prestigjioze botërore si Reuters, Marca, 433 dhe shumë të tjera, duke e cilësuar këtë sukses si një hap historik drejt Kupës së Botës.

Mediumi i njohur spanjoll Marca i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij triumfi, duke lavdëruar paraqitjen e Kosovës dhe duke theksuar disiplinën taktike dhe vendosmërinë e skuadrës në një ndeshje me ritëm të lartë.

“Muriqi dhe Kosova bëjnë histori në ndeshjen e çmendur në Bratislavë. Kosova ishte e vendosur, luajti me disiplinë të lartë, pa krijuar shumë raste të pastra”, shkruan Marca.
“Ata e mbyllën ndeshjen duke u mbrojtur pas golit në shtesë nga Sllovakia. Goli i Strelecit i dha shpresë tifozëve vendas, por mbeti vetëm ëndërr. Të martën, në finalen e madhe kundër Turqisë. Ëndrra për paraqitjen në Botërorin e parë vazhdon”.

Edhe Reuters e ka cilësuar rrugëtimin e Kosovës si një “përrallë”, duke theksuar se vendi është vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në Kupën e Botës.
“Kanë kaluar më pak se një dekadë që kur Kosova luajti për herë të parë në kualifikimet për Kupën e Botës, por tani ajo është vetëm një ndeshje larg një vendi në finalet e këtij viti”, shkruan Reuters.
“Jam shumë krenar për këtë ekip dhe mendoj se pas 90 minutash ishte një fitore e merituar”, citohet trajneri Franco Foda.

Ndërkohë platforma e njohur e futbollit 433 ka reaguar pas suksesit të Kosovës duke shkruar:

“Kosova arrin në finalen e play offit të kupës së botës”

Me këtë postim, 433 ka theksuar arritjen e madhe të “Dardanëve”, të cilët janë vetëm një hap larg një kualifikimi historik në Kupën e Botës.

Ndërsa, urime për këtë arritje historike të Kosovës nuk kanë munguar as nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Urime Kosovës për këtë fitore historike”.

Sipas të dhënave nga Football Meets Data, Kosova hyn në finalen e playoff-it me rreth 45% gjasa për kualifikim, duke u renditur si lider në mesin e skuadrave “jo-favorite”, ndërsa Turqia mbetet lehtësisht favorite me 55%.

Tashmë, të gjitha sytë janë të drejtuar nga finalja e madhe në Prishtinë ndaj Turqisë, një ndeshje që mund të kurorëzojë një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe të shkruajë historinë për futbollin kosovar, duke e çuar për herë të parë në një turne madhor si Kupa e Botës.

Continue Reading

Të kërkuara