Aktualitet

Lajçak dhe Palmer takim sot me presidentin Vuçiq

Published

on

Pas vizitës në Kosovë, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer do të takohen sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Euronews.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Palmer deklaroi se nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i tij, aq më i vështirë do të jetë.

“Nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i dialogut, aq më i vështirë do të jetë. SHBA dëshiron një marrëveshje që përfundon me njohje të dyanshme. Kështu ka deklaruar zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i cili në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka thënë se çështja e dialogut është mirë të kryhet sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Palmer.

Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, Palmer është shprehur se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

“E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosova. Qeveria e Kosovës vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje”, ka thënë Palmer.

Sa i përket ndryshimit të kufijve, Palmer u shpreh se nuk mendon se është në agjendë një gjë e tillë.

“Nuk më takon mua t’i identifikojë vijat e kuqe në këtë proces. Pala kosovare ka qenë mjaft e qartë në këtë çështje”, ka përfunduar përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor , Matthew Palmer.

Aktualitet

​Kryesuesja e OSBE-së sot në Kosovë

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në cilësinë e kryesueses së radhës së OSBE-së, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Valtonen do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe takimi do të mbahet në ora 9:20.

Ndërkaq, në ora 11:45, Valtonen pritet të mbajë konferencë për media./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në nivel vendi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen mes 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 24 dhe 29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, 1-3m/s. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA ndryshon kalendarin e pushimeve për ekipet kombëtare

Published

on

FIFA ka vendosur të bëjë një ndryshim historik në kalendarin ndërkombëtar të futbollit. Pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, periudhat e pushimit për ekipet kombëtare do të riformatohen, me synimin për të ulur udhëtimet e shumta të lojtarëve dhe për t’i dhënë trajnerëve më shumë kohë pune me skuadrat.

Nga sezoni i ardhshëm dhe deri të paktën në vitin 2030, pushimet e shtatorit dhe tetorit do të bashkohen në një dritare të vetme trejavore. Konkretisht, kampionatet kombëtare do të ndalojnë nga 21 shtatori deri më 6 tetor, me rikthimin e ndeshjeve të klubeve që pritet pas datës 10 tetor.

Në këtë periudhë, kombëtaret do të zhvillojnë katër ndeshje, të cilat deri më tani ishin të shpërndara në dy pushime të ndara.

Ky eksperiment, sipas FIFA-s, do të zgjasë së paku deri në Kupën e Botës 2030 dhe ka për qëllim lehtësimin e ngarkesës së futbollistëve që shpesh përballen me udhëtime transatlantike dhe ndryshime të mëdha të zonave kohore.

Ky vendim shihet si një pikë kthese për mënyrën se si do të organizohen kalendarët e futbollit ndërkombëtar në vitet e ardhshme./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Fillon pranimi i abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Infermieri dhe Shkencat Teknike Mjekësore në UBT

Published

on

UBT ka filluar pranimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Infermieri, Shkencat Teknike Mjekësore (Radiologji dhe Anesteziologji), e cila do të zhvillohet këtë vit në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.

Konferenca do të ketë si bosht kryesor temën “Qëndrueshmëria dhe Rezistenca në Shëndetësi”, duke sjellë në një forum të përbashkët studiues, praktikues dhe ekspertë të fushave mjekësore nga vendi dhe bota.

Ky aktivitet shkencor synon të nxisë shkëmbimin e dijes dhe përvojave mes akademikëve inovativë, studentëve të studimeve të avancuara, kandidatëve për doktoratë, studiuesve të rinj si dhe profesionistëve të industrisë. Përmes diskutimeve dhe prezantimeve shkencore, konferenca do të trajtojë tema të rëndësishme dhe aktuale për shëndetësinë moderne.

Fushat që do të mbulohen përfshijnë:

  • Kujdesin shëndetësor dhe sfidat e tij
  • Edukimin infermieror
  • Praktikën dhe kërkimin në infermieri
  • Neurologjinë
  • Dermatologjinë
  • Transplantimin e organeve
  • Radiologjinë
  • Kimine fizike dhe mjekësore
  • Mikrobiologjinë
  • Farmakologjinë
  • Pandeminë COVID-19 dhe mësimet e nxjerra

Një vend të veçantë këtë vit do të zënë Shkencat Teknike Mjekësore, me fokus në Radiologji dhe Anestezi, fusha që po njohin zhvillime të vrullshme dhe që po kontribuojnë fuqishëm në përmirësimin e kujdesit shëndetësor global.

Afatet e rëndësishme:

Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025

Njoftimi i pranimit: 17 tetor 2025

Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025

Regjistrimi i vonshëm: 20 tetor 2025

Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025

Rishikimi shkencor (peer review): 17 tetor 2025

Punimet që do të prezantohen duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në proces shqyrtimi në ndonjë konferencë tjetër. Gjatësia maksimale e punimeve të pranuara është 6 faqe, ndërsa të gjitha udhëzimet e formatimit gjenden në faqen zyrtare të konferencës. Punimet që nuk përmbushin kriteret teknike nuk do të merren në shqyrtim.

Një platformë ndërkombëtare për bashkëpunim shkencor

Konferenca IC-MED është një ngjarje peer-reviewed, e cila garanton cilësi shkencore dhe ofron një platformë për botim dhe shpërndarje të kërkimeve të reja. Ajo do të shërbejë si një urë bashkëpunimi mes studiuesve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme të mjekësisë, duke kontribuar në ngritjen e standardeve akademike dhe praktike në shëndetësi.

Continue Reading

Të kërkuara