Shëndet

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin tuaj

Published

on

Klima ju ndihmon të freskoheni, por nëse nuk e përdorni siç duhet, rrezikoni inflamacion të sinuseve, dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrjen.

Ditëve më të nxehta, shumë prej nesh përdorin kondicionerët, në makina, në zyra, por edhe në shtëpi. Përdorimi i klimës mund të ketë ndikime të dëmshme në shëndet, sidomos nëse nuk mirëmbahen ose nuk përdoren siç duhet.

Një nga problemet shëndetësore të lidhura me përdorimin e kondicionerëve është inflamacioni i sinuseve, që shkaktohet nga disa faktorë të lidhur drejtpërdrejt me mënyrën si i përdorim pajisjet.

Si ndikon klima në zhvillimin e inflamacionit të sinuseve?

Sinuset janë zgavra të mbuluara me mukozë, të vendosura në kockat e kafkës, kanë funksionin për të lagështuar, ngrohur e pastruar ajrin. Kur klima përdoret në mënyrë të gabuar ose nuk pastrohet, ndikon negativisht në struktura delikate.

Këtu janë disa nga faktorët që kontribuojnë në inflamacionin e sinuseve:

• Thatësia e tepërt e ajrit – klima mund të thajë ajrin, duke shkaktuar tharje të mukozës së hundës dhe sinuseve, gjë që i bën ato më të ndjeshme ndaj infeksioneve.
• Filtra të papastër – nëse filtrat nuk pastrohen apo nuk ndërrohen rregullisht, ato mbledhin pluhur, myk, alergjenë dhe baktere, të cilat më pas qarkullojnë në ajër dhe irritojnë mukozën.
• Temperaturat shumë të ulëta – ekspozimi i gjatë ndaj ajrit të ftohtë mund të dobësojë imunitetin lokal dhe të rrisë rrezikun e infeksioneve të sinuseve.

Shenjat mund të jenë të lehta apo të rënda, disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë:

• Dhimbje koke – kryesisht në ballë, rreth syve, faqeve apo hundës, që mund të jetë pulsuese ose e vazhdueshme.
• Dhimbje në zonën e sinuseve – shtohet gjatë përkuljes ose prekjes së fytyrës.
• Hundë e bllokuar ose rrjedhje e hundës – që e bën frymëmarrjen të vështirë.
• Dhimbje fyti dhe kollë – për shkak të sekretit që rrjedh nga sinuset në fyt.
• Dobësi dhe lodhje – ndjesi e përgjithshme e mungesës së energjisë.
• Temperaturë e lartë – në rastet kur shkaktari është infeksion bakterial.

Si trajtohet inflamacioni i sinuseve?

Nëse shfaqen simptomat, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek otorinolaringolog. Ai do të bëjë ekzaminimin, vlerëson gjendjen e mukozës e përshkruan trajtimin e duhur, në varësi të shkakut dhe ashpërsisë së gjendjes.

Në rastin e infeksioneve bakteriale, mund të përshkruhen antibiotikë. Përdoren barna anti-inflamatore kundër dhimbjes për të lehtësuar simptomat. Rekomandohet shpëlarja e hundës me solucion fiziologjik, si dhe përdorimi i pikave për hundë për të mbajtur mukozën të lagësht dhe për të përmirësuar frymëmarrjen.

Si ta përdorni kondicionerin pa rrezikuar shëndetin?

Pastroni filtrat – së paku një herë në muaj gjatë verës. Filtrat e ndotur janë burim bakteresh dhe myku.

Mos e vendosni temperaturën e ulët – rekomandohet që diferenca me jashtë të mos jetë më e madhe se 6-8°C.

Ajrosni ambientet shpesh – pavarësisht përdorimit të klimës, hapni dritaret shpesh për të qarkulluar ajrin natyral.

Përdorni lagështues ajri (humidifikator) – për të shmangur tharjen e mukozës, sidomos në dhomat ku qëndroni gjatë.

Shmangni qëndrimin direkt përballë ajrit të ftohtë – veçanërisht kur jeni të djersitur, për të mos rrezikuar ftohje apo infeksione të sinuseve.

Shikoni për simptomat herët – dhimbja e kokës, hundët e bllokuara apo sekrecionet e pazakonta janë sinjale për t’u konsultuar me mjekun.

Shëndet

Studimi: Njerëzit inteligjentë vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës!

Published

on

Sipas studimeve shkencore të kryera nëpërmjet një teknike inovative me rezonancë magnetike të trurit, dhimbja e kokës ndikon vetëm në trurin që është më aktiv, thonë studiuesit e Qendrës së dhimbjes së kokës në Shtetet e Bashkuara.

Migrena e konsideruar si një sëmundje e vërtetë prek vetëm mendjet më aktive dhe më efikase. Në fakt thuhet se shkaktohet nga disa disfunksione të trurit.

Çfarë i shkakton sulmet e tmerrshme që prekin 15% të popullsisë (sidomos gratë në moshën 35-45 vjeç)? A mund të jetë ushqim i rëndë?

Lodhja, uria? A keni parë televizor ose keni lexuar një libër deri vonë?

Hulumtimi më i fundit thotë dhe pohon se dhimbja e kokës ndikon tek njerëzit e kulturuar dhe inteligjentë.

Persona që vuajnë zakonisht janë kreativ, jetësor dhe të zgjuar. Një neurolog në Universitetin e Utah shpjegon se migrena zhvillohet vetëm në trurin e trajnuar plotësisht dhe tepër funksional. Gjithashtu duket se ka një predispozitë gjenetike.

Inteligjentë apo jo, sot ka shumë njerëz që vuajnë prej saj dhe që janë të mbushur me analgjezik për të lehtësuar dhimbjen.

Por, si mund të kurohet një dhimbje koke?

Sipas specialistëve të dhimbjeve të kokës, dhimbja nuk është një ngjarje, por një proces progresiv që zhvillohet gjatë orëve.

Në shumicën e rasteve, rreth një orë pas fillimit të dhimbjes së kokës, pacienti ndjen siklet si dhimbje e vërtetë nëse prek ballin ose kokën.

Në atë pikë, marrja e ilaçeve është e pavlefshme, sipas mjekëve analgjeziku duhet të merret brenda një ore që nga fillimi i dhimbjes.

Është e domosdoshme të shmangni verën, çokollatën, djathin, bananet, arrat dhe domatet. Të jetosh me migrenë nuk është e këndshme, por nga sot jeni të vetëdijshëm se jeni një person jashtëzakonisht inteligjent. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Nga mango te avokado, frutat me më shumë dhe më pak sheqer

Published

on

Sheqeri i frutave shoqërohet me fibra, vitamina dhe minerale, gjë që e bën shumë më të balancuar për organizmin se sa sheqeri i përpunuar.

Megjithatë, edhe sheqeri natyral duhet konsumuar me masë, sidomos nëse po përpiqeni të humbisni peshë ose keni gjendje shëndetësore ku sheqeri mund të përkeqësojë situatën.

Frutat më të rekomanduara në këto raste janë ato që përmbajnë më pak sheqer dhe më shumë antioksidantë, fibra dhe lëndë ushqyese.

Frutat me më shumë sheqer

Mango: Një mango përmban 45 gram sheqer. Për këtë arsye, nëse përpiqeni të kufizoni sheqerin, këshillohet të konsumoni vetëm disa feta.

Rrushi: Një filxhan me rrush ka rreth 23 gram sheqer. Për të mbajtur sheqerin nën kontroll, konsumoni sasi të vogla.

Qershitë: Një filxhan qershi përmban 18 gram sheqer. Kujdes me sasitë, sepse është e lehtë të teprohet.

Dardha: Një dardhë mesatare ka 17 gram sheqer. Nëse doni të reduktoni sheqerin, mund të konsumoni vetëm gjysmën e saj.

Shalqiu: Ai është i pasur me ujë dhe minerale, por një copë e vogël përmban 17 gram sheqer.

Fiqtë: Dy fiq mesatarë përmbajnë 16 gram sheqer. Konsumoni me moderim nëse po mbani sheqerin nën kontroll.

Bananet: Një banane mesatare ka 14 gram sheqer. Për sheqer më të ulët, mund të konsumoni gjysmën ose të zgjidhni bananet jeshile.

Frutat me më pak sheqer

Avokado: Vetëm 1.33 gram sheqer për një frut, por ka kalori të larta, prandaj konsumojeni me kujdes.

Mjedrat: Një filxhan përmban 5 gram sheqer dhe 8 gram fibra, të dobishme për tretjen dhe ndjesinë e ngopjes.

Papaja: Gjysma e një papaje të vogël përmban vetëm 6 gram sheqer dhe mjafton për një vakt të lehtë.

Luleshtrydhet: Një filxhan luleshtrydhe ka vetëm 7 gram sheqer. Mund t’i konsumoni si pjesë të sallatave ose si vakt të ndërmjetëm.

Edhe pse frutat përmbajnë sheqer natyral, zgjedhja e atyre me më pak sheqer dhe konsumimi i moderuar mund t’ju ndihmojë të mbani një dietë të shëndetshme pa hequr plotësisht ëmbëlsinë natyrale të frutave. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A mund të hanë vezë personat me sëmundje të zemrës?

Published

on

Vezët janë ndër ushqimet më të konsumuar në botë, të përballueshme, ushqyese dhe shumë të larmishme.

Ato përmbajnë vitamina, aminoacide thelbësore, acid folik, omega-3 dhe minerale si seleni dhe hekuri, si dhe ofrojnë një burim të shkëlqyer proteinash cilësore për ndërtimin dhe rigjenerimin e qelizave.

Për shkak të përmbajtjes së kolesterolit dhe yndyrnave, roli i tyre në dietën e personave me kolesterol të lartë apo sëmundje kardiovaskulare ka qenë objekt debati.

Studime të ndryshme, përfshirë Mayo Clinic dhe National Institutes of Health, tregojnë se konsumimi i moderuar i vezëve, deri në shtatë copa në javë – nuk rrit rrezikun për sëmundje të zemrës tek individët e shëndetshëm.

Përkundrazi, vezët mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar kur kombinohen me perime, drithëra integrale dhe yndyra të pangopura.

Konsumimi i sasive të mëdha, mbi 12 vezë në javë, rrit rrezikun për probleme kardiovaskulare, sidomos te personat me nivele të larta të kolesterolit LDL, sipas Journal of the American College of Nutrition.

Një studim dhjetëvjeçar në Greqi tregoi se personat që konsumonin një deri tri vezë në javë kishin rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës krahasuar me ata që nuk konsumonin ose konsumonin sasi të tepërta.

Ekspertët e Harvard School of Public Health nënvizojnë se ndikimi i vezëve varet shumë nga konteksti i dietës: ato janë më të dobishme kur zëvendësojnë mishin e përpunuar, por më pak të favorshme kur konsumohen me ushqime të pasura me yndyra të ngopura.

Moderimi dhe larmishmëria janë çelësi i shëndetit të zemrës. Personat me kolesterol të lartë ose sëmundje kardiake nuk kanë pse të shmangin vezët, por duhet t’i konsumojnë deri në 7 copa në javë, duke i kombinuar me fibra, perime dhe yndyra të pangopura.

Një dietë e tillë ndihmon në kontrollin e kolesterolit dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm të zemrës. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Tetë vende të reja në listën britanike për rrezikun nga pijet e falsifikuara me metanol

Published

on

Tetë shtete të reja janë shtuar në listën e paralajmërimeve të Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të rrezikut nga helmimi me metanol që mund të ndodhë nga pijet alkoolike të falsifikuara ose të ndotura.

Sipas raportimit të BBC, vendet e reja të përfshira janë: Ekuadori, Japonia, Kenia, Meksika, Nigeria, Peruja, Rusia dhe Uganda, pas disa rasteve të britanikëve që janë prekur në këto shtete.

Më herët, paralajmërimi përfshinte Tailandën, Laosin, Vietnamin, Kamboxhën, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin, pas disa incidenteve serioze — përfshirë vdekjen e gjashtë turistëve në Laos vitin e kaluar.

Autoritetet britanike u bëjnë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes ndaj shenjave të mundshme të helmimit me metanol, si shikim i turbullt, konfuzion apo probleme me frymëmarrjen, që mund të çojnë në sëmundje të rënda ose edhe vdekje. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara