Justin Baldoni ka bërë kthesë të papritur në mes të një beteje ligjore me aktoren Blake Lively, duke u shfaqur i buzëqeshur dhe i sikletshëm gjatë një takimi të rastësishëm me fansat në Disneyland këtë fundjavë.
Regjisori dhe ylli i “It Ends With Us” ndali grindjen gjyqësore për të përshëndetur një fanse që po e filmonte, duke ndezur një moment viral në rrjetet sociale.
Videoja tregon Baldonin, duke ecur me bluzë “Star Wars” e pamje të lirshme, i rrethuar nga vizitorë të parkut, teksa përpiqet të ruajë mirësjelljen në një situatë të papritur. Skena u bë virale e ndjekësit vlerësuan qasjen miqësore, edhe pse dukej pak i hutuar nga vëmendja e menjëhershme.
Baldoni kishte ngritur padi kundër BlakE bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistes, por gjykatësi Lewis J. Liman e rrëzoi padinë dy javë më parë. Aktori u lejua ta ndryshonte padinë deri më 23 qershor, por avokati i tij njoftoi se ata nuk do ta ndjekin më këtë rrugë.
Në një deklaratë për DailyMail.com, avokati i Baldonit tha se tërheqja nuk përfaqëson dorëzim, por zhvendosje strategjike drejt opsioneve tjera ligjore.
përfaqësuesit e Lively e quajtën rrëzimin e padisë si “fitore të plotë” dhe denoncuan pretendimet e Baldonit si “të kota”. Gjykata i konsideroi akuzat për zhvatje si të pabazuara dhe e përshkroi padinë si një përpjekje të pasuksesshme për të fituar kontroll mbi projektin filmik.
Themeluesi i Wayfarer Studios, një kompani që ai krijoi me miliarderin Steve Sarowitz, nuk arriti të provojë se ndonjë nga veprimet e supozuara të Lively-t përbënte shkelje ligjore sipas standardeve të Kalifornisë.
Për momentin, Baldoni duket se ka vendosur të lërë pas betejat ligjore dhe të fokusohet tek fansat dhe promovimi i filmit të tij të ardhshëm.
Ndërsa drama gjyqësore vazhdon në sfond, u kujtoi publikut se ndalesat e papritura në Disneyland janë mënyra më e mirë për të rifituar simpatinë.