Magazinë

Ndahet çifti i njohur italian, këto janë arsyet

Published

on

Janë ndarë Raoul Bova dhe Rocio Munoz Morales? Sipas thashethemeve të raportuara nga revista e përjavshme Diva e Donna, kështu duket. Duket se dashuria e tyre e lindur 13 vite më parë ka marrë fund.

Dy aktorët vazhdojnë të jetojnë nën të njëjtën çati vetëm për dashurinë e vajzave të tyre Luna dhe Alma.

Thashethemet për ndarje janë të vazhdueshme, por të pakonfirmuara, ajo që i bën gjërat më të dyshimta është fakti se që nga qershori të dy, nuk janë shfaqur bashkë në rrjetet sociale.

Ndër arsyet e ndarjes mund të jetë edhe mosardhja e propozimit për martesë nga aktori, të cilin partnerja e tij e priste aq shumë.

“Do të doja të martohesha, por nuk po e kërkoj siç thonë gazetat. Unë jam e modës së vjetër, ai duhet të jetë ai që do të më pyesë”, tha ajo në podcast të Diletta Leotta. Ndërkohë çifti as e ka konfirmuar dhe as mohuar lajmin.

Raoul Bova dhe Rocio Munoz Morales u takuan për herë të parë 13 vjet më parë në xhirimet e filmit “Immaturi – Il viaggio”, film i drejtuar nga Paolo Genovese dhe xhiruar në ishullin grek të Paros.

Ata filluan një lidhje dhe në vitin 2015 lindi vajza e tyre e parë Luna, e ndjekur në 2018 nga Alma.

Magazinë

AMC sjell koncertet live në kinema, Bebe Rexha hap programin e ri muzikor

Published

on

Rrjeti i njohur i kinemave AMC Theatres ka njoftuar partneritetin e ri me Arena One, përmes të cilit koncertet live do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranet e kinemave në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Programi “Arena One at AMC” nis në muajin qershor dhe do të sjellë performanca nga artistë të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Bebe Rexha, Paris Hilton, Kim Petras dhe Maren Morris.

Koncertet do të transmetohen në mbi 300 lokacione të AMC-së, ndërsa organizatorët paralajmëruan edhe emra të tjerë në javët në vijim.

Sipas AMC-së, projekti synon të krijojë atmosferën e një koncerti të vërtetë arena përmes teknologjisë interaktive që transmeton reagimet e publikut në kohë reale mes sallave të kinemasë dhe artistëve në skenë.

Kjo nismë vjen në kohën kur kinematë po fokusohen gjithnjë e më shumë në përmbajtje alternative për të përballuar rënien e të ardhurave pas pandemisë dhe mungesën e filmave të rinj nga studiot e mëdha.

AMC kishte bashkëpunuar më herët me Taylor Swift dhe Beyoncé për filmat koncertalë të turneve të tyre, por kësaj radhe koncertet do të transmetohen drejtpërdrejt.

Biletat për “Arena One at AMC” do të kushtojnë nga 40 deri në 75 dollarë, më lirë se koncertet tradicionale, ku çmimet shpesh kalojnë 140 dollarë.

Continue Reading

Magazinë

Bonnie Tyler dërgohet me urgjencë në spital për operacion

Published

on

Këngëtarja e njohur Bonnie Tyler është dërguar me urgjencë në spital për një operacion në zorrë. Artistja 74-vjeçare po trajtohet në Faro të Portugalisë, ku ajo ka një shtëpi.

Sipas zëdhënësit të saj, operacioni ka kaluar me sukses dhe ajo tani po rikuperohet, ndërsa familjarët, miqtë dhe fansat po i urojnë shërim të shpejtë.

Bonnie Tyler, emri i vërtetë i së cilës është Gaynor Hopkins, u bë e famshme në gjithë botën me hitin “Total Eclipse of the Heart” në vitin 1983. Kënga së fundmi kaloi shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify.

Ajo ka pasur edhe hite të tjera të njohura si “Holding Out for a Hero”, ndërsa në vitin 2013 përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision.

Tyler pritet të vazhdojë koncertet e planifikuara këtë muaj në Maltë dhe Gjermani, si dhe turneun në vende të tjera evropiane.

Continue Reading

Magazinë

Ted Turner, themeluesi i CNN-it, ka vdekur në moshën 87-vjeçare

Published

on

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i CNN-it dhe një nga figurat më të njohura të medias në botë.

Ai ndryshoi botën e mediave në vitin 1980 kur krijoi CNN-in, kanalin e parë me lajme 24 orë pa ndërprerje. Në fillim shumë njerëz nuk besonin se do të kishte sukses, por CNN u bë një nga rrjetet më të njohura në botë.

Turner u bë i famshëm për raportimet e shpejta dhe transmetimet direkte gjatë ngjarjeve të mëdha botërore.

Përveç medias, ai ishte edhe pronar i disa skuadrave sportive dhe një filantrop i njohur që ndihmoi me miliona dollarë për mjedisin dhe organizata ndërkombëtare.

Continue Reading

Magazinë

Mira Murati në Met Gala në New York

Published

on

Mira Murati, shqiptarja nga Vlora e njohur në botën e teknologjisë, ka marrë pjesë në eventin më prestigjioz të modës, Met Gala, të mbajtur në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Ajo u shfaq me një fustan të zi me detaje në ngjyrë ari, në përputhje me temën e këtij viti “Costume Art”.

Në vitin 2024, Murati u largua nga pozita e drejtoreshës së teknologjisë në OpenAI për të themeluar startup-in e saj “Thinking Machines Lab”.

Edhe pse ende nuk ka të njëjtin nivel njohjeje si disa prej figurave më të mëdha të Silicon Valley, ajo konsiderohet një nga sipërmarrëset më të ndjekura në këtë industri dhe është e vetmja shqiptare e pranishme në këtë event të madh.

Continue Reading

Të kërkuara