Lajmet
Kuvendi miraton formimin e komisioneve parlamentare
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKuvendi i Kosovës ka miratuar propozimet për emërimin e komisioneve parlamentare.
Me 89 vota pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër, deputetët kanë miratuar propozimin e grupeve parlamentare për emërimin e komisioneve parlamentare.
Në seancë e sotme, Kuvendi i Kosovës pritet të debatojë për gjendjen e pandemisë Covid-19 në vend.
You may like
Lajmet
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Published
2 minutes agoon
December 26, 2024By
UBTnewsKomisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret që të përfundojnë procedurat ligjore në mënyrë që të vendosë më pas për futjen në rend dite të çështjes së certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Më 25 dhjetor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) anuloi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe dhe e urdhëroi atë që ta certifikojë këtë parti.
“Në vendimin e PZAP-it ka këshillë juridike, sipas së cilës lejohet ankesa kundër tij në Gjykatën Supreme, brenda 48 orëve nga momenti i marrjes së vendimit. Andaj, KQZ, para caktimit të kësaj çështje për në rend dite, do të presë përfundimin e procedurave ligjore”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Më 23 dhjetor, përfaqësuesit e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, votuan kundër certifikimit të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Ndërkaq, përfaqësuesit e partive të tjera abstenuan.
Lista Serbe, që e cilësoi këtë veprim të kundërligjshëm, e mirëpriti vendimin e PZAP-it dhe tha se vendimi i 23 dhjetorit ishte përpjekje “për eliminimin e Listës Serbe” nga procesi zgjedhor.
Në vendimin e tij, PZAP-i tha se Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike kishte rekomanduar që Lista Serbe të certifikohej pasi kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregullat e tjera të KQZ-së.
Pra, sipas PZAP-it, Lista Serbe ka plotësuar kriteret pasi ka dorëzuar “deklaratën politike”, listën e kandidatëve dhe aplikimin për secilin kandidatë dhe për këtë parti Zyra për regjistrim dhe certifikim ka marrë informacionet nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e partive, ashtu siç kërkohet me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.
Paneli i gjyqtarëve, i përbërë nga gjyqtarët Arsim Hamzaj kryesues, Kujtim Pasuli, Hidajete Gashi-Alaj dhe Bujar Muzaqi tha se sipas Ligjit për zgjedhje, “KQZ-ja e certifikon subjektin politik me të drejtë pjesëmarrjeje nëse i njëjti e dorëzon aplikimin e dorëzuar në formën e përshkruar dhe në datën e vendosur nga rregullat e KQZ-së”.
Njohësit e zhvillimeve politike më herët gjatë javës i thanë Radios Evropa e Lirë se moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ-ja ishte pjesë e fushatës parazgjedhore. Ata paralajmëruan se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të marrë vendim në favor të Listës Serbe dhe do të obligojë KQZ-në që ta certifikojë këtë parti.
Lista Serbe ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë.
Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.
Ish-nënkryetari i kësaj partie, Millan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një rreshter të Policisë së Kosovës.
Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë këtë sulm si terrorist dhe e fajësojnë shtetin serb për organizim dhe kryerjen e tij, por Beogradi hedh poshtë këto akuza.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ e kanë argumentuar moscertifikimin e Listës Serbe me atë se kjo parti, sipas tyre, asnjëherë nuk e ka dënuar sulmin në Banjskë dhe nuk është distancuar nga “aktet terroriste që kanë ndodhur në Kosovë”.
Kosova kërkon ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë, ndërsa ai besohet se është i lirë në Serbi./REL/
Lajmet
Armëmbajtje pa leje në dy raste të ndara në Rugovë të Pejës
Published
4 minutes agoon
December 26, 2024By
UBTNewsPolicia e Kosovës ka njoftuar lidhur me dy raste të ndara në Pejë-Rugovë për armëmbajtje pa leje.
Në njërin rast në rrugën Pejë-Rugovë, udhëkryqi Milishec, policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore. Gjatë kontrollimit sipas policisë në një çantë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 10 fishekë dhe një kuti me municion prej 40 copë fishekë.
“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit në një çantë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 10 fishekë si dhe një kuti me municion prej 40 copë fishekë. I dyshuari nuk kishte leje për armëmbajtje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Poashtu në rrugën Pejë-Rugovë, policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore te cilin e drejtonte një person dhe gjatë kontrollimit në një çantë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 17 fishekë.
“I dyshuari nuk kishte leje për armëmbajtje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Bota
Besnikët e Assadit ekzekutojnë 14 luftëtarë që rrëzuan regjimin
Published
30 minutes agoon
December 26, 2024By
UBT NEWSAutoritetet e reja të udhëhequra nga rebelët në Siri njoftojnë se mbështetësit e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad kanë ekzekutuar 14 luftëtarë të ministrisë së brendshme në një pritë të vendosur në perëndim të vendit. Sipas raportimeve, forcat pro-Asadit kryen një sulm ndaj një grupi rebelësh që kishin sulmuar forcat e sigurisë siriane, duke lënë 14 të vdekur dhe 10 të plagosur gjatë luftimeve që shpërthyen pranë portit strategjik të Tartous, i cili është një bastion i sektit alavit të Assadit.
Raportet njoftojnë se sulmi ndodhi ndërsa forcat e sigurisë po tentonin të arrestonin një ish-oficer që dyshohej për përfshirje në torturat dhe keqtrajtimet e të burgosurve në burgun famëkeq të Saydnaya, i njohur për abuzimet e tij brutale. Ky incident vjen më pak se dy javë pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, i cili u mundua të mbijetonte përmes një konflikti të përgjakshëm dhe ndarjeve sektarizmu në vend. Pas marrjes së pushtetit nga forcat rebele, udhëheqësit e fraksionit islamik Hayat Tahrir al-Sham shpallën fitoren e tyre dhe kontrollin mbi Damaskun, kryeqytetin e Sirisë.
Ky zhvillim ka rritur tensionet dhe ka nxitur më tej pasiguri në rajon, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin e zonës, përfshirë edhe rrezikun e përhapjes së mëtejshme të dhunës./UBTNews/
Lajmet
BQK sot bën prezantimin vjetor për vitin 2024
Published
33 minutes agoon
December 26, 2024By
UBTnewsBanka Qendrore e Kosovës (BQK) sot (e enjte) do të bëj prezantimin vjetor për vitin 2024.
Ky prezantim do të bëhet me fillim nga ora 11:00.
Po ashtu, gjatë kësaj ngjarje do të bëhet ndarja e çmimit tradicional të BQK-së “Ekonomisti i ri”.
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Armëmbajtje pa leje në dy raste të ndara në Rugovë të Pejës
7 shenjat që tregojnë se mund të vuani nga çrregullimi ADHD
Biden: SHBA do të vazhdojë rritjen e armëve në Ukrainë pas sulmeve ruse
Besnikët e Assadit ekzekutojnë 14 luftëtarë që rrëzuan regjimin
BQK sot bën prezantimin vjetor për vitin 2024
Hudhra – shumëfish më efikase sesa antibiotikët
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të presidentit
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman